Nuk ka si të ndodhë ndryshe :”Ronaldo merr zyrtarisht fanellën me numrin 7, Cavani atë me numër 21”

Manchester United e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të veshë fanellën ikonike me nr.7 në rikthimin e tij në “Old Trafford”. Ylli portugez mbante numrin e fanellës legjendare gjatë periudhës së tij të parë në United dhe tani është konfirmuar se Ronaldo do ta ketë përsëri këtë numër.

Në gjashtë sezonet e tij të para në Man Utd, midis 2003 dhe 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola, duke fituar nëntë trofe, përfshirë tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Cristiano Ronaldo do të veshë përsëri nr. 7 për United, siç bëri midis viteve 2003 dhe 2009.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: