Sherr me thika mes të rinjve ,plagoset 30-vjecari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak orë para mesnate në Shkodër, specifikisht në pedonalen pranë Urës së Bunës, ku një qytetar është plagosur me thikë.Sipas informacioneve paraprake, gjithçka ndodhi gjatë një konflikti të çastit, kur personi me iniciale Q.M., 25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç .Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu vendosën në pranga agresorin.

Shkodër/ Informacion paraprak


Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: