E papritur/ Korça humbet edhe një tjetër institucion…

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi hartën e re gjyqësore. Ajo përcakton që të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, një gjykatë apeli dhe 2 administrative. Ndryshimet sjellin një reduktim të ndjeshëm të institucioneve të drejtesisë në shkallë vendi. Kështu, nga 22 gjykata të shkallës së parë që ishin deri dje, ky numër do të pësojnë një tkurrje në 13 të tilla. Korça humbet Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Administrative. Pogradeci humbën Gjykatën e Shkallës së Parë.

Apeli do të jetë vetëm një per të gjithë Shqiperine, ndërsa gjykatat administrative janë parashikuar një në Tiranë dhe tjera në Lushnje.

Sipas KLGJ, kjo hartë do të përmirësojë situatën e fluksit të dosjeve në mënyrë që shpërndarja të jetë e barabartë për të gjitha togat e zeza. Por nga ana tjetër, ekspertët kanë hedhur kritika pasi se shumë qytetarë do të kenë vështirësi për shkak të distancës së madhe, sidomos ato që jetojnë në zona të thella.

Reformën më të thellë të reduktimit të gjykatave e pësojnë gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm që mbyllen të gjitha dhe mblidhen të gjitha në një gjykatë apelit me seli në Tiranë. Shkrihen 4 gjykata Administrative dhe ngelen vetëm dy, një në Lushnje dhe një në Tiranë. Gjykata të Shkallës së Parë mbeten vetëm 13. Si pasojë e rishpërndarjes shkrihen gjykatat e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjes, Pogradecit, Përmetit. Përpara se të miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave ky vendim I KLGJ, pritet ti kalohet KLP-së, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Financave

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: