E turpshme/ Shfaqet një tjetër Mihal në Sarandë,pronari ndjek me thikë në dorë klientin

Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve. Video e publikuar nga Joq Albania është xhiruar në një restorant në Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë. Mësohet se konflikti i turpshëm në mes të rrugës ka nisur pasi disa klientë nga Delvina u ankuan për çmimet e larta në restorantin e Çovës .

Ata kanë refuzuar të paguajnë faturën, por sapo kanë dalë nga restoranti pronari, Çoba i ka ndjekur dhe i ka kërcënuar me thikë. Kur policia ka shkuar në vendngjarje 48-vjeçari nuk ka qenë më aty, ndersa eshte shpallur në kërkim….Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar klientët në lokalin e tij , vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë…..

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: