Elvana Gjata jep njoftimin e rëndësishëm lidhur me shëndetin e saj….

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata i ka mërzitur të gjithë fansat e saj. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka njoftuar se është detyruar të anulojë një koncert në Zvicër për shkak të problemeve shëndetësore. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje, por i ka kërkuar falje fansave duke thënë se do mundohen të caktojnë një datë tjetër.


Nderkohe media italiane ka folur me superlativa për këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata…

Klipin e fundit këngëtarjae xhiroi në Palermo dhe i ka kaluar 100 milionë shikime në Youtube. Klipi u realizua në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ledri Vulën. Ata kanë vlerësuar reklamën që i është bërë qytetit historik falë një artisteje shqiptare. Mediat italiane kanë përshkruar këngën si një këngë që tregon një histori dashurie të një çifti adoleshent.

“Janë vetëm tre minuta e 29 sekonda që tregojnë një histori dashurie adoleshente nën melodinë e “Mike”, një këngë pop në shqip me elemente ballkanike.

Kujtojmë që kënga e fundit që ajo ka publikuar është në bashkëpunim me Dhurata Dorën, “Gajde”, e cila u pëlqye shumë nga publiku.

Postimi nga Elvana Gjata
Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.