Aksidenti me 5 të plagosur në Qafë Thanë/ Arrestohet shoferi i automjetit nga Pogradeci…

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin I. M., 28 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin me drejtues I. A. Si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme kanë mbetur të plagosur 5 pasagjerët që ndodheshin në automjetin që drejtohej nga shtetasi I.M.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju bëjmë me dije specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin I. M., 28 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin me drejtues I. A.


Nga ky aksident, ka marrë flakë automjeti që drejtohej nga shtetasi I. M. dhe janë dëmtuar 5 pasagjerët në të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, tha policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: