‘Pse shtohen tradhëtitë gjatë verës? Dedektivët privatë: “Emigrantët na kërkojnë të ndjekim të fejuarat…

Stina e verës rikthen në shtëpi emigrantët tanë. Është një fakt i njohur që shumica e tyre kërkojnë ta lidhin jetën me vajza shqiptare. Dedektivët privatë thonë se kërkesat më të shumta gjatë kësaj periudhe iu vijnë nga emigrantët, të cilët kërkojnë të gërmojnë apo të mësojnë më shumë rreth të shkuarës së partnereve të tyre. “Emigrantët që duan të fejohen, bëjnë kërkesa të thjeshta dy apo treditore për dedektiv.

Kërkojnë informacion për një vajzë që njonin, a është e lidhur më dikë tjetër apo çfarë rrethanash ka në familje dhe jetën personale. Këto janë kërkesat më të shpejta dhe më të shumta. Shërbimin e dedektivit e kërkojnë më shumë zonat nga jugu i vendit.

Një rast specifik që mund t’ju përmend është ai i një djali që njihet më një vajzë, bien në dashuri, por pendohen shpejt, nisin të kërkojnë informacione, a është i martuar. Rezultonte që djali ishte martuar tre herë më parë. Janë kryesisht trafikantët e drogës. Martohet me një vajzë marrin mbiemrin e saj, martohen me tjetrën dhe po e njëjta gjë, dhe këto fakte nuk ja tregojnë asaj të radhës.

Dedektivin e kërkojnë më shumë ata njerëz që kanë lekë. Kanë fituar para me korrupsion, por vjen një moment që leku të ha e të grin, fillojnë paranojat.

Kërkojnë të ruajnë dashnoret, për gratë as që nuk interesohen, por kryesisht paguajnë që të marrin vesh çfarë bëjnë dashnoret. Sheh disa momente që e bëjnë të dyshojë dhe nuk kursehen, japin 1 mijë, 2 mijë, 5 mijë, 10 mijë euro në një rast dhe nuk e ka problem fare, mjafton ta zbulojë. Ose kur duan të ndahen me të dashurën apo gruan bëjnë nga këto veprime. Paraja e fituar në rrugë të paligjshme, automatikisht kthehet në ‘boomerang’ për familjen“, shpjegon dedektivi Ndue Pjetra.

Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Udënisht/ Peugeot humb kontrrollin dhe përplaset me trafikndarësen…

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të diel, në qytetin liqenor, pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq” në aksin rrugor Pogradec-Udënisht. Një mjet tip “Peugeot” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Mesohet se ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

‘Së bashku në dasmë’/ Foto që theu çdo rekord sot…

Luizi ka thyer rekord me postimin e fundit. Këngëtari ka publikuar një foto të shumëpritur, ku shfaqet me Kiarën dhe të ëmën. Së bashku duket se kanë qenë të ftuar në një dasmë, nga ku Luizi ka publikuar këtë foto që brenda pak minutash ka thyer rekord.

Foto ka mbledhur mbi 126 mijë pëlqime dhe më pas është publikuar edhe nga Kiara në Insta Story, e cila e ka shoqëruar postimin me një zemër.

Me këtë foto, Luizi ka treguar edhe njëherë se marrëdhënia e Kiarës me mamanë e tij është shumë e mirë. Nuse e vjehrrë shfaqen të buzëqeshura e të ulura pranë njëra-tjetrës.

Falsifikonte dokumentet e nxënësve në gjimnaz/ Pezullohet drejtoresha e shkollës në Çërravë, Pogradec(Emri)

Valentina Meçe është drejtoresha e shkollës së mesme ‘Çërravë’ në Pogradec, e cila u pezullua ditën e sotme nga detyra pasi akuzohet se falsifikonte dokumentet e nxënësve. 48-vjeçarja, banuese në fshatin Buças, bënte diploma false për nxënësit e kësaj shkolle, kundrejt përfitimeve personale.

Ndaj saj janë caktuar masat:

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Sllovenia në orë të vështira pas përmbytjeve/ Shqiptari ofron bukë falas për ata që kanë nevojë…

Në një kohë kur Sllovenia po lufton për të përballur katastrofën nga përmbytjet, një shqiptar nga Kosova është bërë kryefjala e mediave vendase. Alban Memqaj si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standard të lartë jetese.

Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve shkruan ai.

Tjetër aksident, makina në Korçë përplas motorin, drejtuesi në spital…

Tre aksidente janë regjistruar orët e para të mëngjesit në rrugët e vendit. I treti në radhë ka ndodhur në Korçë. Policia informon se ‘rreth orës 07:55, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit të Korçës, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.

Po vinin për pushime në atdhe/ Këto janë Shqiptaret nënë e bijë, që humbën jetën në aksident në Kroaci…

Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në Kroaci. Ndersa ka mbetur i plagosur edhe bashkëshorti i saj, Safet Gashi dhe djali i tyre. Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.

Nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.

Çpo ndodh ? Shfaqen radhë në Kapshticë, pala greke punon me dy sportele.…

Radhë të gjata janë krijuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pala greke nga mëngjesi i ditës së sotme punon vetëm me dy sportele në hyrje, ndërkohë që policia jonë kufitare punon me 4 sportele. Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe ata që duan të kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin deri në një orë.

Autoritetet tona kufitare të Kapshticës kanë pasur takime të vazhdueshme me homologët grek të cilëve u është kërkuar shtimin e sporteleve por sipas helenëve një gjë e tillë është e pamundur pasi në një stinë si kjo personeli është reduktuar.

Vetëm ditën e sotme mesohet se kanë kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë më shumë se 2100 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Numri më i lartë gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar në hyrje nga vendi fqinj drejt vendit tonë me mbi 5000 shtetas, por nuk janë regjistruar radhë të gjata në të dyja anët e kufirit

Pasi mbylli me sukses edicionin e dytë të “Alpha Show”/ Noizy po mendon që tani për koncertin e vitit tjetër…

Për verën e dytë radhazi, Noizy ja ka dalë të organizojë dhe të performojë në “Alpha Show”, koncertin që tashmë nuk është vetëm i tij, por i hip hopi-it shqiptar, megjithatë mbyllja me sukses e koncertit të këtij viti, nuk do të thotë që reperi mund të nisë pushimet, përkundrazi.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregohet vetëm pak nga eventi i mbajtur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Nënë Terez”, ku ishin të pranishëm mijëra fansa të Noizyt dhe të ftuarve të tij, reperi zgjedh që të falenderojë ata që kënduan bashkë me të, ata që punuan për realizimin e “Alpha Show 2”, por bën edhe një njoftim të rëndësishëm.

Kështu, reperi thotë se “nuk ndalon aspak këtu”, teksa shpreh dashurinë për fansat dhe lajmëron se do të shihemi sërish vitin tjetër me “Alpha Show 3”.