Mbi 30 mijë doza të Pfizer mbërrijnë në Rinas Manastirliu: “Vaksinojuni”

Mbi 30 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas . Ogerta Manastirliu, e cila u konfirmua sot në detyrë edhe për mandatin e tretë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit, dhe të vaksinohen kundër COVID, ku shton se mjafton vetëm karta identitetit.

31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura. #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit.’– shkruan Manastirliu.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: