Varianti delta ‘pushton’ shtetin helen, 43 viktima nga COVID-19..

Teksa varianti delta ka “pushtuar” rajonin, edhe shteti helen regjistron çdo ditë shifra të larta infektimesh dhe viktimash nga COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 43 persona, ndërsa janë raportuar 1.291 raste të reja pozitive. Numri i personave të intubuar aktualisht është 381, 90% e të cilëve nuk kanë marrë ende asnjë prej dozave të aprovuara nga EMA.

Pavarësisht masave shtrënguese anti-COVID në vend dhe përpjekjeve për të intensifikuar procesin e vaksinimit shifrat e infektimeve dhe viktimave mbetet ende i lartë.

Prej 1 shtatorit, qeveria helene vendosi pezullimin e mjekëve të pavaksinuar nga puna. Kjo erdhi si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe ekspozimit të madh të tyre ndaj armikut të padukshëm. Numri total i rasteve të reja ka shkuar 599.951, ndërkohë që ai i viktimave është 1.291 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.


Like this:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: