Tranportonte në kamionçinë bagëti pa dokumentacion/ Procedohet 58 vjeçari nga Belortaja …

Një 58-vjeçar është proceduar penalisht, pasi u kap duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, disa krerë bagëti të imëta, pa dokumentacionin përkatës. Shtetasi me iniciale D. Xh., akuzohet për veprën “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal, për veprën “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. Ky shtetas, ditën e djeshme, u konstatua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, në afërsi të fshatit Lajthizë, Pustec, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, disa krerë bagëti të imëta, pa dokumentacionin përkatës.

Advertisement