Hidhet nga kati i katërt i banesës/ Ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj

Vetëvritet gazetari Korçar Kastriot Myftaraj. Ngjarja e rende ka ndodhur kete te enjte ne kryeqytet dhe eshte konfirmuar nga policia. Blute e Tiranes ne njoftimin paraprak bejne me dije se gazetari dhe analisti është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte ne lagjen “Ali Demi”. Ishte nëna e gazetarit, me të cilën ai jetonte, ajo që konfirmoi ngjarjen tragjike dhe siç duket ka parë kur 60-vjeçari ka kryer aktin e rëndë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.