Berisha nga Durrsi :”Nqs do isha Kryeministër s’do kishte shqiptar me rrogë nen 1500 € sot !

Ish-Kryeministri Berisha në takimin e mbajtur në Durrës është ndalur sot në situatën ekonomike në vend. Berisha: Nuk ka kryeministër të një vendi që të ketë mundur të imagjinojë këtë që bën. Është situtatë e komplikuar, por ne do fillojmë nga qytetari nga zbutja e shpejtë e dhimbjeve të varfërisë. A ka Shqipëria të garantojë minimumin jetik? 100%. Projekti ishte gati. E lamë gati në 2013, kishim 15 mijë familje dhe do e zhduknim. Sot janë 80. Nëse nuk rrisim rrogat dhe pensionet, fjalët mbesin bosh. Do investojmë tek njeriu. Sot nuk do kishte shqiptar që do merrte më pak se 1500 euro rrogë. Nëse i vihej qëllim vetes. Ku shkuan këto miliarda? Çfarë shohim ne?


Shokohet familja në Korçë/ I ra dritarja sipër, dërgohet me urgjencë në spital foshnja 2-muajshe

Një foshnje 2-muajshe është lënduar aksidentalisht në shtëpi dhe ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, ku dyshohet se foshnja është lënduar në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje. Kanë qenë prindërit e foshnjës së mitur të cilët e kanë dërguar në spital.

Korçë – Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Pak ditë më parë u barazua me Euron/ Dollari Amerikan vijon të jetë i “fortë” por pëson rënie…

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë në raport me fillimin e javës, duke u blerë këtë të mërkurë me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë. Monedha europiane sakaq është vijon të mbetet në nivele të njëjta që nga fundjava duke u blerë me 116.8 lekë dhe shitur me 117.4 lekë. Edhe Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.2 lekë dhe shitet me 137.8 lekë.


Bënë namin dhe ‘mbushën’ Mykonosin me drogë/ Arrestohet 28-vjeçari Shqiptar dhe e dashura llogaritare Greke

Një 27-vjeçare greke e cila shfaqet në rrjetet sociale për të ofruar shërbime “Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai është mes të arrestuarve për trafik kokaine në Mykonos. Sipas mediave e reja jetonte me një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se kishte zhvilluar aktivitet intensiv në ishull, duke shitur të gjitha llojet e drogave, nga kokaina te kanabisi dhe MDMA-ja e cila mund të çojë edhe në vdekje nëse përzihet me alkool. 27-vjeçarja dyshohet se ka mbajtur paratë e trafikut të drogës, të cilat partneri i saj 28-vjeçar i siguronte, nga shitja e lëndëve narkotike. Bashkë me ta u arrestua edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro. Çifti u lokalizua në zonën Tagou-Argyraina, ndërsa bëri kontroll në shtëpinë ku ata jetonin. Ata gjetën gjithashtu një peshore precize dhe 570 dollarë amerikanë, 420,00 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 mijë lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20,00 franga zvicerane.


Pak ditë më parë u barazua me Euron/ Dollari Amerikan vijon të jetë i “fortë” por pëson rënie…

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë në raport me fillimin e javës, duke u blerë këtë të mërkurë me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë. Monedha europiane sakaq është vijon të mbetet në nivele të njëjta që nga fundjava duke u blerë me 116.8 lekë dhe shitur me 117.4 lekë. Edhe Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.2 lekë dhe shitet me 137.8 lekë.

Ishin nisur për pushime në Sarandë/ Familja përjeton tmerr…makina merr flakë në ecje(Video)

Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq dhe është shkrumbuar plotësisht. Drejtuesi i mjetit, Sabah Shera 43 vjeç ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Sarandës me të shoqen dhe dy fëmijët 8 dhe 11 vjeç. Vetëm 300m në të dalë të tunelit të rrugës Kardhiq – Delvinë mjeti i tyre është përfshirë fillimisht nga tymi e më pas nga flakët. Ata kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti edhe me ndihmën e kushërinjve të tyre që udhëtonin me një tjetër mjet.

Bashkëshortja e 43 vjeçarit tha se jetuan momente tmerri dhe se ishin të lehtësuar që kishin shpëtuar jetën. Ekipet zjarrfikëse që mbërritën për të shuar zjarrin ja kanë dalë vetëm të neutralizojnë flakët ndërsa mjeti është djegur plotësisht.

Qarkullimi u bllokua për rreth 30 minuta ndërsa është çelur një hetim. Autoritetet dyshojnë se aksidenti ishte i lidhur me gjendjen teknike të mjetit.Sabah Shera e kishte në pronësi mjetin prej 7 muajsh dhe pohoi për hetuesit se nuk kishte pasur probleme më parë.

Zjarri dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 45-vjeçari nga Korça (Video)

Është arrestuar 45-vjeçari F.L., banues në Korçë, pasi i kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 45-vjeçari u ndalua në aksin aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në DVP Elbasan.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 45-vjeçari. zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 45 vjeç, banues në Korçë.


Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ngrihet flamuri i BE/ Rama: “Shqipëria po ngjitet në një tjetër nivel,do doja të ishte dhe opozita, por ata bien ndesh me frymën e BE ”

Është mbajtur këtë të mërkurë ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.” Shumë të dashur qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare. Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falenderoj ju që jeni këtu për ceremoninë e ngritjes, pas çeljes së negociatave. Prania juaj këtu është më shumë se një prani protokollare, pasi ju me institucionet që përfaqësoni jeni kontributorë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane.

Do të kisha dashur sot që këtu të ishte dhe opozita, jo sepse pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minim i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para”, deklaroi Rama.


“Dubai Porta Potty”/ Ish-banorja e BB: S’ka asgjë të keqe, 5 minuta punë është…

Ish-banorja e Big Brother, Fjorentina Halili ka komentuar deklaratën e saj për “Dubai Porta Potty”. Ajo tha se nuk gjykon njeri për veprimet që bën, ndërsa shtoi se një gjë të tillë e bëjnë vazjat në moshën 20 vjeç pasi nuk e dine se si funksionon puna.

“Nuk ka asgjë të keqe, 5 minuta punë është ajo. Unë kam thënë që pjesa e asaj vajzës që ka ndodhur në Dubai, është që vajzat që janë në moshën 20 vjeç tani, e kanë më të thjesht tani është sepse nuk e dinë punën se si funksion. Ndërsa ne që jemi brez tjetër jemi rritur me frymën e punës dhe e kemi të vështirë ta pranojmë një gjë të tillë.

Unë nuk gjykoj njeri. Se gjykoj të tjerët se ça bëjnë. Unë nuk jam vajza që bëjnë një gjë të tillë. Dubai është si gjithë vendet e tjera. Është thjesht ajo ideja e Dubait sheikë dhe njerëzit knë atë imagjinatën që po ike atje, do shkosh të bësh atë gjë”, deklaroi Halili.

“Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës përfshirë edhe gojën.

I fotografuan në makinën e Policisë duke u puthur,pezullohen menjëherë dy policet…

Një foto e dy efektivëve të policisë duke u puthur në makinën e patrullës, është publikuar ditën e sotme në rrjet. Drejtoria Vendore e policisë Vlorë ka njoftuar se inspektor F. Xh. dhe inspektore V.Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotos. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njofton ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.