Voa: “Alarm” në Ballkanin Perëndimor, shtohet kalimi tranzit i refugjatëve nga Shqipëria…

Rritja më e ndjeshme e kalimit të migrantëve të parregullt drejt vendeve evropiane u shënua në rrugën e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet në një raport të fundit të Organizatës evropiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX. Sipas raportit, numri i migrantëve të parregullt të evidentuar nga policitë kufitare dhe FRONTEX u rrit gati trefish në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2021. Rruga e Ballkanit Perëndimor me 55 . 321 kalime të paligjshme përbën gjysmën e të gjitha ndalimeve të migranëtve të parregullt drejt Evropës, që në total ishin 114. 720 persona.

Sipas FRONTEX kombësitë kryesore në këtë rrugë përfshinin migrantë nga Siria, Afganistani dhe Turqia. Sipas shifrave paraprake të FRONTEX në gjysmën e parë të vitit 2022, hyrjet e parregullta në Bashkimin Evropian u rritën me rreth 84% krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor, Frontex regjistroi 23. 290 kalime të parregullta në BE, 59% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Personat që ikin nga Ukraina dhe hyjnë në Bashkimin Evropain përmes pikave të kalimit kufitar nuk janë pjesë e shifrave të hyrjeve të paligjshme të migrantëve. Sipas të dhënave të fundit të Frontex, 7.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në BE që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 6.3 milionë ukrainas.

Frontex ka më shumë se 2. 200 oficerë dhe staf të trupave të përhershme në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropain si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi. Rritja e kalimit të migrantëve tranzit në Shqipëri. Trafiku i rritur i migrantëve të paligjshëm drejt vendeve evropiane nga Rruga e Ballkanit Perëndimor rrriti edhe kalimin e tyre tranzit në Shqipëri.


Sipas të dhënave policore kufitare shqiptare vetëm në Qarkun e Korçës u evidentuan gjashtë muajt e parë të këtij viti rreth 2.330 migrantë të parregullt të futur nga Greqia fqinje.

Po sipas të dhënave policore shqiptare rreth 1700 migrantë të parregullt u evidentuan në brezin kufitar me Greqinë në kufijtë jugorë , në Qarkun e Gjirokastrës dhe rrethin e Sarandës në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Autoritetet policore shqiptare i kanë kthyer pas, drejt territorit të Greqisë emigrantët e huaj të parregullt të bllokuar në territorin shqiptar, mbi bazë të marrëveshjes së ripranimit që të dy vendet kanë firmosur vite më parë.

Trafiku i migrantëve të huaj të parregullt ka rritur sipas policisë shqiptare edhe rastet e kontrabandimit. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës numri i operacioneve të koduara “Road Guard “ ndaj kontrabanduesve të migrantëve arriti në fund të qershorit të këtij viti në 33.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë por edhe të huaj janë arrestuar në përfshirjen e dhënies së ndihmës së migrantëve të parregullt kundrejt përfitimit financiar. Nga hetimet policore ka rezultuar se kontrabandistët i presin me automjete migrantët e huaj në brezin kufitar shqiptar me Greqinë duke komunikuar përmes platformave të rrjeteve sociale në internet apo bashkëpunuar me rrjete e kontrabandistëve në Greqi.


Më pas kontrabandistët i transportojnë migrantët me mjete të ndryshme ,kryesisht të marra me qera , drejt kufijve veriorë shqiptarë me tendencën e kalimit si drejt Malit të Zi dhe Kosovës.

Raste tendencash të kalimit të migrantëve të huaj janë evidentuar nga policia edhe përmes Portit të Durrësit, në drejtim të Italisë. Gjatë operacioneve policore nuk kanë munguar edhe incidentetet ku kontrabandistët nuk i kanë ndaluar patrullave policore dhe kanë shkaktuar aksidente duke lënduar migrantët e huaj që transportonin./VOA/

Greqi ,shisnin Pasaporta të vjedhura (Ja çmimet në rrjetin e trafikut të emigrantëve)

Greqi/ Së fundmi në një bastisje në një shtëpi në Athinë është goditur një rrjet trafikantësh që shisnin pasaporta të vjedhura ku u gjetën valixhe të mëdha me deri në 4000 pasaporta nga të gjitha vendet, kryesisht amerikane dhe të BE-së, ku mes tyre duket edhe një pasaportë shqiptare. Një rast i ngjashëm u regjistrua në vitin 2018. Çmimi i pasaportave varion në varësi të origjinës së tyre. Për shembull, një pasaportë amerikane në tregun e zi mund të shitet nga 3,000 deri në 5,000 euro . Çmime të tjera me 1000 euro dhe pasaporta të vendeve të treta, si egjiptiane dhe turke, mund të sigurohen edhe me 500 euro. Policia që mori pjesë në operacion zbuloi se grupi po shisnin të gjithë pakon. Ndërsa brenda banesës gjetën kompjuterë dhe skanerë.


Aksident i frikshëm në Itali/ Makina përfundon poshtë kamionit, vdes 34-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një baba 34-vjeçar ka humbur jetën pas një përplasje me makinë. Viktima është identifikuar si Ilisjan Demko, nga Tirana me profesion inxhinier, ndërsa raportohet se ai humbi jetën, pasi u përplas me një kamion teksa po udhëtonte me makinë e tij Fiat Punto. Plagët që mori ishin shumë të rënda dhe për pasojë, ai nuk mundi të mbijetojë. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar mendohet se nuk e ka vënë re që rruga ku po kalonte ishte e bllokuar nga një kamion që kishte ndaluar. Autostrada ishte mbuluar nga tymi, pasi kamioni kishte marrë flakë dhe autoritetet po hetojnë edhe pistën që tymi nga zjarri të ketë penguar shikueshmërinë. Demko banonte në Siçili me familjen e tij. Ai ishte inxhinier dhe punonte si drejtor prodhimi për një kompani nga Tirana. I riu ishte i martuar dhe kishte një djalë.


Kishin pushtuar Ksamilin, me 40 euro një çadër/ Policia mësyn dhe bllokon dy subjekte te “Pema e Thatë”

Teksa pushuesit këtë vit po përballen me çmime të papërballueshme në bregdet, (kryesisht në jug të vendit), duket se pronarët përveç çmimeve kanë gjetur mënyra për të abuzuar edhe me shtetin. Një rast i tillë u godit sot në Sarandë në një zonë që mund të cilësohet si xhevahiri i Sarandës, “Pema e Thatë”. Në këtë plazh, çadrat shiteshin në mënyrë abuzive nga pronarët deri në 5 mijë lekë, e sikur të mos mjaftonin çmimet e larta, ata ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale dhe pa licencë duke mos paguar detyrimet. Kjo duket se i bënte ata “Zot” të plazhit në “Pemën e Thatë”, por policia e Sarandës mysyn në një aksion gjatë ditës së sotme teksa arriti të çlironte zonën duke sekuestruar, 489 çadra dhe shezlongë.

Policia e Sarandës njofton se janë proceduar penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: -Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.


Italianët nuk dijnë të bëjnë turizëm…ç’janë këto çadra kaq larg njëra nga tjetra dhe pse duhet të kenë plazhe publike?

Nga Elvin Meka:

Ne Cagliari, Sardenje, për shembull ne plazhin e Poetto-s plazhet me pagese ka nje nje largesi 100-200 metra nga njeri tjetri dhe nje gjeresi 30-40 metra, nderkohe qe hapesira midis tyre eshte plazh publik pa pagese! Shumica rri ne pjesen publike, nderkohe qe pjesa me pagese perveç se dezinfekton cdo shezllon perpara se të perdoret…. por pagesat per cader e shezllon jane me karte bankare dhe aplikacion! Tualetet jane xixe dhe personeli i sherbimit i sjellshem dhe gjithmone i qeshur dhe shume ndihmues!!! Per me teper ne pjesen me pagese nuk te pengon askush te konsumosh cfare të duash nga canta jote, mjaft mos besh pis!!!

Roja bregdetare për cdo pjese plazhi me pagese eshte i detyrueshem dhe vezhgon dhe pjesen publike, nderkohe qe tjeter person hap e mbyll cadrat e shezllonet dhe tjeter merr pagesat (pra ndarje pune dhe krijim vendesh pune)!

Llogarsini qe Poetto eshte nje plazh nja 12 kilometra, qe aksesohet nga 5-6 linja urbane, qe kushtojne vetem 1.3 euro bileta (qe pershkon gjithe Cagliarin për 90 minuta)!

Mbi të gjitha, rera e paster pa asnje bisht cigare, se për plehra të tjera as qe behet fjale! Deti me rere eshte me i paster sesa deti yne ne Jug, medemek me gure!!! Kjo eshte ne Sardenje!!!


Italianet nuk dijne te bejne turizem!!! Neve jemi ustallare se pa asnje shpenzim dhe kushte mizerje të ngarkojme 10 euro shezllonet 40 vjecare me cadra qe nga koha e Adam Smithit dhe me nje krimb me dy kembe qe vjen verdalle si taksadaret laskare qe kerkojne ore e minute pagesen dhe qe nuk te lene te konsumosh nga termusi yt!

Mbi të gjitha ka zero plazhe publike!!! Pra populli mire qe Nuk ka leke, por nuk pa as plazhe!!! Plazhet jane të pushtuar!!!!

Momenti nisi/ Hapen zyrtarisht negociatat Shqipëri-BE

Në orën 09:00, 4 liderët mbajtën deklaratë për mediat. Ursula Von Der Leyen vlerësoi punën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, benefiti i parë që do të përfitojë menjëherë Shqipëria do të jetë përfshirja në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë prezencë të FRONTEX në kufi. -Në orën 11:45 nisi Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE. Më tej Ministri i Jashtëm i Çekisë ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar se “erdhi momenti që të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”. “Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave që u mirëprit në të gjithë sallën, ku të pranishmit duartrokitën.

Rama tha:

Shumë të dashur miq të vjetër ndërsa ne festojmë me entuziazem fillimin e një kapitulli të ri ,nuk kemi qenë kurrë më të vetëdijshëm për sfidat jo vetëm për ne po për projektin në tërësi. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa BP ka nevojë për BE. Sot unë jam i lumtur. Zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka. Por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian. Është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë. Është fati ynë”


E marta historike/ Analisti: “Për Shqipërinë ishte ajo puthja e fatit e minutës së fundit..

Delegacionet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndodhen në Bruksel për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE, pasi parlamenti i Shkupit e votoi të shtunën planin francez që zgjidh ngërçin me Bullgarinë me 68 vota. Analisti Plator Nesturi, thotë se nga nesër Shqipëria ndryshon trenin, por mbetet për t’u parë se me çfarë shpejtësie ai do të ecë në drejtim të Brukselit.

“Për Shqipërinë ishte ajo puthja e fatit e minutës së fundit, e cila ndikoi të zgjidhej kjo situatë nëpërmjet propozimit francez. Është një arritje dhe ne kemi hipur në një tren, i cili do të na çojë në portet e Brukselit.

Ajo që nuk dihet është se me çfarë shpejtësie do të jetë ky rrugëtim. Ky nuk më duket një rrugëtim i vetëm i Shqipërisë, por një bashkë me vendet e rajonit”.


Sali Berisha kërkon falje për ligjin 7501 :”E di që s’ka qenë i drejtë por….

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në Belsh në një takim me fermerët edhe për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist. Ai ka pranuar sot se ligji 7501 për tokën, i miratuar në vitin 1991 ishte bazuar në një parim të padrejtë. I pyetur nga një fermer i zonës së Belshit, Berisha tha se ligji nuk ka qenë i drejtë por ishte i imponuar nga rrethanat e kohës .Berisha madje shpjegoi shembullin bullgar që përdori të njëjtin ligj, por e rrëzoi më vonë duke bërë një rishpërndarje të re, por kjo skemë sipas tij nuk mund të aplikohet tek ne.

Unë e kuptoj por mendoj se çdo gjë duhet ta gjykojmë me kohë. Në kuptimin që po marr një fshat në të cilin në vitet 90 jetonin 300 banor, nëse 200 prej tyre mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali s’kishte shteti për t’i ndihmuar ato. Ai lloj mekanizimi u përdor, nuk u shpik, por që nuk ishte i drejtë. Toka atij që punon dhe jeton aty, ky parim u përdor në atë ligj.

Bullgaria përdori të njëjtin ligj, por e ndryshoi më vonë. Por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Mos harroni se nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, është më e ulëta në Evropë. Unë e di që s’ka qenë i drejtë ligji por ka qenë i imponuar nga rrethanat”, tha Berisha.


E trishtë/ I dhanë 3 ditë leje për të shkuar me pushime me të fejuarën, Agustini operohet dy herë pas goditjes nga gomonia

31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj. janë çifti që u përplasën nga gomonia pak ditë më parë në bregdetin e Jalës, teksa po qendronin në Shezlong. Vajza mori gërvishtje të lehta, por Agustin Sefa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. 31-vjeçari ka dëmtuar organet e brendshme dhe ditën e sotme është futur sërish në operacion. Ai ndodhet në gjendje jo të mirë shendetesore. Agustin Sefa ishte nje punetor i thjesht dhe vjen nga një familje me vështirësi ekonomike. Burime për Vox News.al 31-vjeçari punonte së bashku me dajën e vet për hapjen e puseve. Ai kishte marrë vetëm tre ditë leje për të shkuar me pushime me të fejuarën e tij. Një shok i kishte ofruar dhomën për të fjetur dhe do i paguante edhe shezllongun. Fatkeqësisht, këto pushime nuk shkuan ashtu siç ai do t’i dëshironte. Policia arrestoi drejtuesin e gomones, 37-vjeçarin Gjergji Priftuli.


Milan zyrtarizon rinovimin e Ibrës, zbulohen shifrat në kontratë

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga Milan apo nga futbolli i luajtur. Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Milan ka mundur t’i zgjasë kontratën suedezit edhe për një sezon tjetër. 40-vjeçari nuk dëshiron të largohet ende nga futbolli, edhe pse vete e ka kuptuar disa herë dhe e ka thënë se fiziku nuk është më i njejti. Zlatan Ibrahimovic, siç ishte planifikuar, ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Milanin deri më 30 qershor 2023. Suedezi do të marrë një pagë prej 1-1.5 milionë plus bonuse në lidhje me paraqitjet dhe golat. Njoftimi zyrtar pritet në orët në vijim.