Kryebashkiaku socialist denoncon dhunën në polici : “Më kanë rrahur dhe fyer ,ishte një i ri që…

Kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në qendër të qytetit. Ka qenë vetë Kokoneshi i cili ka denoncuar në komisariat një 32-vjeçar, të identifikuar si Dritan Sterkaj. Fredi Kokoneshi, 54 vjeç, ka kallëzuar në polici duke thënë se është goditur me grushte dhe është ofenduar për shkak të detyrës nga 32-vjeçari. Autori nuk është ndaluar ende nga policia.

Divjakë:

Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.- thuhet në njoftimnin e policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës.


Jala “e shkretë” në mes të sezonit/ Gazetari publikon fotot: “Shezlongët bosh…

Bregdeti i Jalës këtë sezon turistik duket më bosh se asnjëherë më parë. Gazetari nga Vlora Enrik Mehmeti ka publikuar fotot nga plazhi që duket thuajse i shkretuar. Mehmeti thotë se edhe pse çmimi i çadrave me dy shezlongë ishte ulur në 700 lekë të reja, sërish ato ishin të zbrazura. Sipas gazetarit, rritja e çmimeve dhe hapja e vendit pas pandemisë ka ndikim tek zbrazja e plazheve, por ai shpreh bindjen se pas datës 15 korrik turistët do të jenë më të shumtë.

Reagimi i plotë:

Këto foto janë bërë në Jal vetëm një ditë më parë ku çmimet e çadrave ishin ulur në vetëm 700 lekë të reja me dy shezlon.E keni parë ndonjëherë një prej plazheve më të bukura në Shqipëri kaq shkretë? Po ashtu edhe në Himarë apo Sarandë paraqitet e njëjta pamje me plazhe të zbrazura. Lufta dhe çmimet bëjnë punën e tyre por pritshmëritë nuk duhet të ishin si vitin e kaluar dhe parvjet për disa arsye .

Vitin e kaluar ndryshe nga shumë vënde të tjera që u mbyllën për shkak të pandemisë,Shqipëria ishte e hapur si për Shqiptarët dhe si për shumë vënde Ballkanike e më gjerë.Kjo bëri që të kishte një fluks tejet të madh të turistëve nga këto vënde duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion kryesor turistik për dy vite.


Hapja dhe e vëndeve të tjera bëri që dhe shumë Shqiptarë,Ballkanas dhe me radhë,të shkonin në ato vënde që nuk arritën të shkonin gjatë pandemisë.Patjetër që dhe çmimet kanë ndikimin e tyre si pasojë e luftës dhe rritjes së çdo produkti por kurrë skam dëgjuar çmime në mase me 250 euro .Ditët e fundit i kan sugjeruar miqve dhoma me 40 ,50 apo 60 euro në Lungomare apo Radhimë në hotele mjaft cilësorë por atë 250 në këtë periudhë nuk e pash askund (Edhe Marina Bay që është ndër më luksozët nuk e ka aq në këtë kohë).

Gjithsesi pas datës 15 korrik mendoj se turistët do jenë të shumtë në numër po ashtu kryesisht Italianët ,të cilët sipas informacioneve nga kompanitë e udhëtimit ,do të vijojnë deri në mes të shtatorit.Ajo që duhet bërë është fakti që ky vit të jetë një mësim për vitet që do të vijnë,me qëllim që të ndërtohen strategji dhe atraksione që turistët e qershorit apo korrikut,të zgjedhin zonat e jugut.

Korrik Jal,Vlorë

Urë e varur që lidh Majën e Kryqit në Moravë me…./Ja projekti që e kthen Korçën në magnet turistik (Video)

Nga Ardit Konomi:

PROJEKTI DEABOLIS synon t’i japë Korçës një peshë të ndjeshme në tregun turistik botëror. Ai konsiston në krijimin e një atraksioni unik për këtë treg nëpërmjet restaurimit të Kalasë së Mborjes dhe ndërtimit të një ure të varur këmbësore që lidh Majën e Kryqit në Moravë me majën në krah të saj ku gjenden rrënojat e Kalasë.
Ura është një kryevepër inxhinierike me gjatësi 800m dhe lartësi 230m, përmasa që e bëjnë më të madhen në botë në llojin e saj si në gjatësi ashtu edhe në lartësi dhe njëkohësisht një magnet të fuqishëm turistik.

Kalaja e Mborjes është një objekt shumë i rëndësishëm historik i Shekullit VI, referencë e njohur historike gjatë Perandorisë Bizantine dhe më pas deri në fundin e Shekullit XVIII kur familja e fundit e mbetur atje u zhvendos në Korçë.
Studiues dhe historianë të njohur, përfshirë këtu edhe François Pouqueville dhe Ligor Mile, e vendosin pikërisht këtu dhe në kodrat e sotme të Kenes, qytetin e Deabolis dhe Kalanë me të njëjtin emër. Të dyja e marrin emrin nga vargmali i Moravës (sot) i cili deri në antikitetin e vonë, përpara pushtimeve bullgare, është quajtur Malet Deabolis.

Ura e propozuar lidh këtë kala deri më tani të paeksploruar dhe të paaksesueshme për shkak të mungesës së rrugëve që çojnë atje, me zonën turistike të Moravës, përkatësisht me Malin e Kryqit. Në këtë të fundit propozohet edhe ndërtimi i një kompleksi që përfshin një skipiste të vogël prej afër 600m atje ku gjendej skipista e vjetër e Moravës. Ajo do të jetë një skipistë thuajse urbane, e shtruar me snowflex, një material risi që po revolucionarizon aplikimin e këtij lloj sporti sidomos në kushtet e mungesës së borës dhe aplikimin në kushte urbane ose suburbane.
Projekti gjithashtu mundëson edhe aksesin e një brezi fosilor detar sipërfaqësor të Paleocenit që gjendet i vendosur prapa të dyja majave në fjalë, në kuotën 1200-1300m/mnd dhe Parkun Natyror të Bredhit të Drenovës dhe Sinicës, së bashku me atraksionet e atjeshme dhe gjithë rrjetin e shtigjeve dhe destinacioneve turistike ekzistente ose në zhvillim e sipër.


Ura është e projektuar me çelik të galvanizuar, e mbështetur vetëm në dy pikat e varjes së saj, me elementë kundër erërave të forta dhe çdo lloji intensiteti rreshjesh. Gjerësia e saj në dysheme është 1.20m ndërsa në parmakë shkon deri në 1.60m. Qoftë dyshemeja po ashtu edhe faqet anësore të saj ndërtohen me elementë zgarë dhe rrjetë çeliku që lejojnë pamje të lirë në të gjitha drejtimet. Kapaciteti mbajtës i urës është 400 persona njëherësh dhe përdorimi i saj mund të ndalohet vetëm në kushte erërash shumë të forta të shkallës Beaufort mbi 8 ose shpejtësi ere mbi 60km/h.

Eksperienca e deritanishme e vendeve që kanë ndërtuar vepra të tilla (së fundmi Zvicra, Portugalia dhe Çekia) tregon për rritje dyshifrore në përqindje së turistëve të huaj që kanë për destinacion kryesor frekuentimin e tyre.


Në rastin tonë, jo vetëm fakti që Ura Deabolis bëhet më e madhja në botë, por edhe vendvendosja e saj me fushëpamje të papenguar nga e gjithë fusha e Korçës dhe vargmali i Moravës, afërsia dhe lidhja unike midis zonës urbane dhe parkut natyror, kombinimi me aktivitetet dhe shërbimet e tjera turistike atje, prezenca e monumenteve kulturore dhe historike dhe aksesi në një zonë fosilore, garantojnë që edhe kur të vijë dita që diku në botë të ndërtohet një vepër tjetër më e madhe se kjo, Deabolis përsëri do të mbetet magnet turistik dhe pasuri për Korçën dhe Shqipërinë.

Për pjesën teknike të projektimit, studimin e gjeologjisë, erërave dhe gjithë përbërësve të tjerë, u bashkëpunua me një kompani zviceriano-gjermane të specializuar në ndërtimin e veprave të tilla.
Kohëzgjatja e pritshme e ndërtimit të urës shtrihet midis 4-7 muajsh dhe po aq edhe restaurimi bazik i kalasë i cili në varësi të gjetjeve të atjeshme mund të vazhdojë për një periudhë të pacaktuar.
Përgatitja e dizajnit të projektit, fotogrametrisë së zonës dhe modelimit 3D, u mundësuan nga ekipi i MEET dhe Pirro Gjata.

Tërmeti lëkund Shqipërinë,ja epiqëndra dhe sa ishte magnitura….

Një tërmet ka goditur pak minuta me pare Shqiperine. Mesohet se magnituda e ketij termeti ishte 3.5 i shkalles Rihter Epiqendra ishte 3 km nga Librazhdi ndërsa është ndjerë në Elbasan ,Librazhd ,Tirane ,Durrës dhe zonat përreth.


Lazio nuk e shikon më pjesë të projektit…/ Elseid Hysaj katandiset te skuadra modeste e sapongjitur në Serie A…

Elseid Hysaj mund të përfundojë te skuadra debutuese e Serie A, Cremonese në këmbim të mbrojtësit Emanuele Valeri.“Gazzetta Dello Sport” zbulon zërat e merkatos që lidhen me lojtarin shkodran, i cili nuk bindi në sezonin e fundit dhe Lazio është gati ta këmbejë me 23-vjeçarin italian. Valeri është në orbitën e interesit të Sarrit dhe Hysaj tashmë jashtë projektit të trajnerit toskan, mund të largohet për t’i bërë vend lojtarit të krahut të djathtë, i rritur dikur në klubin roman. Te Cremonese nuk kanë dalë kundër ofertës se Lazios por tashmë duhet që të bindet edhe mbrojtësi kuqezi.


A janë shqiptarët njerëz të “besës” më shumë se kombet e tjera?

Nga: Kreshnik Spahiu

A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanët, suedezët, anglezët, francezët, kroatët, kinezët, japonezët apo indianët? Përpara se të jepni një përgjigje duhet të keni eksperienca jetësore apo profesionale me njerëz të kombësive të ndryshme që ti krahasoni. Nga filmat apo media nuk mund të zbuloni nivelin e besës të një kombi.
Referuar qindra e qindra çështjesh juridike që kam asistuar në 30 vite eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë, mund t’ju them se shumë të huaj nuk janë më pak korrekt se shqiptarët në fjalën e dhënë në:

– biznes
– shoqëri
– dashuri
– marrëdhënie pune
– besnikëri bashkëshortore
– ruajtje sekreti apo informacioni,
-marrëveshje apo çdo marrëdhënie tjetër

Aq e çuditshme është keqpërdorimi që Ne si shqiptarë i kemi bërë konceptit BESË, sa rrënja e saj gjendet në dhjetëra emra njerëzish:
Besa
Besmira
Besjana
Besart
Besmir
Besnik


Sipas Krist Maloki publicist shqiptar dhe pedagog në Austri në vitet 30, BESA së bashku me nderin dhe burrninë përbëjnë bazat e Kanunit në rrafshin e së drejtës zakonore. Sipas tij, kjo rrjedh prej emnit fisnor “Bessa”, një fis trakas me banim në qendër te gadishullit.

Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: ‘Në fillim ishte fjala’. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vetë fjala. Na ishte një herë fjala, por kur doli shkresa iku besa. Kapitalizmi ka në bazë kontratën. Problemi është që ne shqiptarët kemi mbetur ende te fjala si disa shekuj më parë, dhe ende në jetën tonë nuk po përditësohet kontrata apo marrëveshja me të drejta dhe detyrime. Në shekullin e ri, gjeneratat e reja kanë degraduar dhe denigruar konceptin e Besës si kontratë me zhargonet:

“Ti kom lekët”
“E kena pazarin”
“Kena dhonë dorën njiherë”
“Ta kam dhonë fjalën”
“Ta jap fjalën e burrit”


E gjitha kjo është shndërruar në mënyrë sjellje dhe stil jete të asaj pjese jo korrekte, mashtruese dhe të pabesë të shoqërisë. Dikur lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin, autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë; përkatësisht në besë. Besa ishte testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike.

A ka qenë vërtetë Besa një virtyt moral i shqiptarëve apo thjesht një legjendë e pavërtetë? Ajo çka mund të themi me bindje është që kjo BESA e sotme nuk është as reale dhe as e veçantë. Shqiptarët e post-komunizmit dhe brezat e sistemit tranzitor nuk janë më shumë të besës se kombet e tjera. E gjitha kjo nuk është perceptim por statistikë. Referuar proceseve juridike dhe gjyqësore, shqiptarët sot thyejnë rekorde të:

– konflikteve të pronësisë brenda fisit
– vrasjeve brenda familjes
– divorceve për shkak tradhëtisë
– mospërmushjes së marrëdhënieve kontraktore
– moskthim borxhi
– mashtrime etj etj etj

Fjala e dhënë për shqiptarët nuk është më Besa e dikurshme. Më vjen keq që nuk kam jetuar dot kurrë në Shqipërinë e shqiptarëve, ku jeta e tyre kishte në themel BESËN. Ndoshta dikur mund të kemi pasur besë më shumë se gjermanët, austriakët, anglezët, suedezët apo kinezët, por sot nuk kemi asgjë më shumë. Nga besa e tyre ka mbetur pjesa më e neveritshme: Besa për partinë. Gruan, shokun apo mikun e tradhtojnë pa problem. Ndërsa Kryetarin e partisë jo. Besa-Besë me partinë deri në vdekje!

Dollari vlen më shumë se euro për herë të parë në dy dekada…

Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në 20 vjet pasi lufta në Ukrainë e shtyn monedhën e përbashkët poshtë, shkruan BBC. Një euro u ble me 0.998 dollarë në tregun valutor në orën 12:45 GMT, me një rënie prej 0.4 % në tregtimin e ditës. Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros. Një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar. Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.

Nuk e dija që isha ‘e pasiguruar’/ Revoltohet Gazetarja korçare: “Shërbimi online si kuponi i qeseve të patatinave ku thotë: “Provo përsëri”

Nga Eftjola Fili:

Nuk e dija që isha “e pasiguruar”…
Këtë e mësova sot tek Poliklinika e qytetit, teksa më duhej të bëja një vizitë tek një prej specialistëve. Arsyeja? Nuk punon sistemi i mjekëve të familjes për të hedhur të dhënat. Të njëjtin “hall”, kishin me dhjetëra qytetarë sot (ndoshta edhe ditë më parë) që rezultonin të “pa siguruar” edhe pse në marrëdhënie pune dhe prej vitesh pagues te rregullt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të cilët për “faj” të sistemit sot kanë paguar, ashtu si unë, për të marrë një shërbim, i cili është falas.

Portali qeveritar e-albania, e ka treguar se funksionon “shumë mirë” sa herë që të nevojitet një shërbim.

Vetëm para pak ditësh, mu desh të qëndroja dy ditë përpara kompjuterit për të regjistruar djalin në klasë të parë. Dhe pas shumë tentativave morra si përgjigje “pati një problem me sistemin, provo përsëri”.


Mos përmend sorrollatjet e shumta të qytetarëve, kryesisht të moshuarit, por jo vetëm ata, që hasin probleme kur duan të bëjnë një aplikim në e-albania, e nuk dinë ku të drejtohen e çfarë duhet të bëjnë, sepse sistemi elektronik është i komplikuar, e mbi të gjitha në shumicën e kohës jashtë funksionit.

A jemi ne gati për këtë dixhitalizim shërbimesh???

Mendoj se çdo shërbim publik që dikur jepej nëpër institucione shtetërore, tani përmes ofrimit të shërbimit online, është kthyer si ato dhuratat nëpër qeset e patatinave, që gjithmonë kuponi thotë: “Provo përsëri”.

Çmenduri, dhomat arrijnë deri në 250 euro nata/ Vlora boshatiset në mes të sezonit turistik…

Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse jane bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% te kapaciteteve. Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta. “Çmimet më duken më ndryshe se nga Tirana, por çadrat i rrisin çmimet përditë. Më vjen keq se edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur, kanë mundësi më shumë të bëjnë, varet dhe nga vetë banorët, por duhet punë më e madhe edhe nga bashkia”, thotë një pushuese.

Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë.

“Jam nga Gjermania, hera e tretë që vij në Vlorë. Në krahasim me Gjermaninë, çmimet janë më të ulëta, por nga vjet këtë vit janë më të shtrenjta.

Jam nga Kosova, dje kam ardhur, kam qenë edhe herë të tjera. Çmimet? Me shtrenjtë, shumë më shtrenjtë”, shprehen ata.

Sipas Euronews vetë menaxherët e holeteve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.


“Çmimet vjet kanë variuar nga 120 euro-250 euro, ndërsa këtë vit fillojnë nga 150-350. Nuk mendoj që është arsyeja kryesore rritja e çmimeve, mendoj qe turistët e huaj këtë vit janë shumë herë me të pakët per të mos thënë inekzistent, mungon turizmi elitar.”

Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20- 30% , konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, sipas tyre.

Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj prenotimet janë në 50% të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.


“Duhen parëpak edhe politikat e brendshme për të ruajtur një standard dhe me vendet që kemi afër sepse konkurenca është shumë e fortë duke parë Malin e Zi, Greqinë, mundësia e hapjes për këto shtete tani është e mundshme dhe ndoshta ndikon te çmimet. Presim fundin e korrikut dhe gushtin”, theksoi Aliaj.

Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.

Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare.

Ish-kreu i bandës së ”Çoles”,Zani Çaushi kërkon lirinë: “Jam rehabilituar….

Ish-kreu i bandës së ”Çoles” nuk dorëzohet së kërkuari lirinë. Pas refuzimit të kërkesës së parë, Zani (Myrtez) Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për u liruar nga burgu në Gjykatën e Korçës. Ai ka kërkuar liri me kusht ndërkohë që seanca pritet të zhvillohet më 19 korrik 2022. Ai argumenton në kërkesën e tij se është rehabilituar, argumentim të cilin gjykata ia refuzoi një vit më parë.

Garat e çiklistëve/ Policia bllokon këto akse në rajonin e Korçës në datat 14 dhe 15 Korrik…

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2022”. Në datat 14.07.2022 dhe 15.07.2022, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar dhe bashkinë Korçë, do të zhvillojnë në territorin e qarkut Korçë, aktivitetin çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2022”, me pjesëmarrjen e dy kategorive (grupmoshave). Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

➡️ Etapa e parë starton ditën e enjte, më datë 14.07.2022, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;

➡️ Etapa e dytë starton ditën e premte, më datë 15.07.2022, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.


Video virale e vajzës së dehur mbush rrjetin/ Reagon Fatma: “Burra nuk u them dot që i jargosen si qurre!

Ditën e djeshme ka qarkulluar një video ku dy djem ngacmonin një vajzë të dehur në një club në Tiranë. Ndonse ka patur shumë website që kanë publikuar videon, Fatma Haxhialiu është nga të paktat personazhe që ka reaguar kundrejt këtij rasti.

Nëpërmjet një postimi në Instagram gazetarja shkruan:

Po shikoj një video qe është bere lajm ne disa portale vërdallë; një vajze ne pub qe dukshëm duket e dehur dhe jo koshiente nga gjuha e trupit dhe dy qenie amorfe se burra nuk u them dot që i jargosen si qurre! Ku është lajmi këtu, ta zëmë se kjo goca me koshience të plotë ka dalë me dy tipa e puthet në një pub…ku është lajmi këtu?

Ku është lajmi këtu, perverse te denoncohen këta jargët që nxjerrin video pa miratimin e saj dhe që ndër të tjera duhen denoncuar se është qartazi abuzim me një person të dehur dhe jo koshient.


Pse mbillni këtë lloj vreri duke shpërndarë në formë lajmi imazhet e një vajzë nën titujt bombastik; vajza treshe në mes të pubit, shikoni çfarë bën vajza! Pra vajza, kjo imorale që bën veprime të turpshme, ndërkohë dy derrat e neveritshëm nuk përmenden askund!! Lere me pastaj i treti, shoku qe ka bere videon me këtë qellim!!! Uroj te dëgjoj se shpejti për arrestin tuaj!!!

Vajza te dashura, denonconi, denonconi, denonconi, e para, e dyta; kujdes me ke dilni, zgjidhni shoqet apo shoqërinë, kush te do nuk te le viktime e gallatës se dy shtazëve rastësore!!!! Nqs do dilni vetëm, sigurohuni te pini aq sa të jeni të ndërgjegjshme dhe te keni nen kontroll situatën dhe gjithçka tjetër, sepse nuk i zihet besë askujt. Ndjej keqardhje qe e them këtë por ja qe për fat te keq këtu ende fajësohet viktima dhe faji është i viktimës. Ps; vajza është ne shok psikologjik dhe ka tentuar vetëvrasjen! Uroj te ndihen me mire mediat dhe te gjithe ata qe vollën sa munden neper komente!”

Mbledhin paratë e hedhura në dasmë me fshesë/ Momenti epik kur Mateus Frroku bën namin në skenë(Video)

Edhe pse Shqipëria ndodhet në një krizë ekonomike ku çmimet janë rritur, duket se kjo nuk ndihet për shqiptarët kur bëhet fjalë për dasmat. Së fundmi Bes Kallaku dhe Mateus Frroku kanë marrë pjesë në një dasmë, ku kanë interpretuar disa nga këngët e tyre.Ndërkohë në videot e ndara vetë prej tyre, duket se ‘një lumë’ parash është derdhur në dasmë ndërsa dyshja, interpretonte këngën “Rrapatushe” duke ndezur dhe atmosferën. Sakaq në një prej videove, shihet këngëtari Mateus i cili merr një fshesë gjatë dasmës dhe mbledh paratë që janë hedhur. Krahas videos ku paratë mblidhen me fshesë, Besi shkruan: “O Mates Frroku o çun për shpi” .


Revoltohet modelja e njohur : “Këtu të bëjnë ku*vë brenda natës, më vjen turp që jam shqiptare”

Modelja dhe ish-konkurrentja e Për’puthen, Mikela Pupa, ka rishpërndarë në Instastory videon e xhiruar në një nga klubet e vendit, ku një vajzë thuhet se është droguar dhe shfytëzuar nga dy të rinj. Ajo ka reaguar e revoltuar duke u shprehur se i vjen turp që është shqiptare. Sipas Mikelës, një vend kaq i vogël, në vend që ta ndihmojë vajzën, por i kthehet dhe e gjykon.Më vjen turp që i përkas këtij vendi. Këto vajza rreth e rrotull si nuk e vuri njeri veten në vendin e kësaj vajze dhe ta shoqërojë në shtëpi. Një vend i vogël dhe i ndyrë ku në vend që të ndihmojmë jemi të parët të shajmë e të gjykojmë. Kthyet një vajzë të të dehur në k*rvë brenda natës”, ka shkruar ajo


Shoferëve të kamionit iu kthehet ves/ Policia në Kapshticë iu kap 2 emigrantë….

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. B., banues në Tiranë dhe Xh. R., banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë gjatë procedurës së kontrollit të ushtruar respektivisht në mjetet kamion tip “Renault” dhe “Scania” që ata drejtonin, u konstatuan të fshehur 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.