Shpërthen Lubonja: “Shqipëria në rrezik, qeveria detyron shqiptarët të lënë vendin për ta mbushur me bangladeshas…

Analisti Fatos Lubonja i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, tha se largimi i shqiptarëve nga vendi është një çështje shumë e rëndësishme, të cilës i duhet dhënë vëmendje. Ai tha se Shqipëria në rrezik është edhe për këto gjëra dhe pikërisht ndaj këtyre duhet ndërtuar dhe alternativa. Gjëja më në favor të statusquo-në së politikave që po ndjek maxhoranca. Detyrimi i tyre me hir ose pahir për të lënë vendin, dhe zëvendësimi i tyre me bangladeshas, është tamam ajo që atyre u duhet.

Një problem shumë i madh, ndaj dhe ai shkatërron identitetet kulturore, shkatërron identitetin, se për çfarë i duhet?!

Ky është fenomeni ndaj të cilit duhet reaguar fort. Shqipëria në rrezik është edhe për këto gjëra dhe pikërisht ndaj këtyre duhet ndërtuar dhe alternativa”, tha ai.


Fokat “përzënë” turistët nga plazhi (Video epike)

Dy foka janë bërë famshme në rrjetet sociale amerikane teksa shiheshin në një video që dëbonin plazhistët që kishin mbushur bregdetin e San Diego në Kaliforni.
Në pamje e postuara në rrjetin TikTok dyshja e gjitarëve detarë shihen që ndjekin plazhistët e tmerruar që kishin mbushur një pjesë të vogël bregdeti.
Pushuesit shihen që nisin të vrapojnë teksa luanët e detit avancojnë me përplasje pas tyre. Por rrjedhimisht ato humbasin durimin dhe rikthehen në ujë pa lënduar asnjë.

Gruaja që postoi videon tha për rrjetin vendas NBC San Diego se skenat qesharake të panikut nisën kur një plazhist kishte zgjuar nga gjumi një prej fokave për të bërë një foto nga afër.“Nisa të regjistroj se ishte shumë zbavitëse të shihje gjithë ata turistë që vraponin për të shpëtuar nga fokat gjigante,” tha Charlianne Yeyna për rrjetin NBC.

Plazhi i vogël njihet që frekuentohet nga fokat dhe zyrtarët kanë vendosur tabela paralajmëruese per vizitorët, duke u kërkuar të lënë hapësirën e duhur për kafshët.


Shijen e kafes nuk e kam harruar kurrë në jetën time, për atë kafe isha gati të merrja edhe një herë avionin…

Nga Flutura Açka:

Vite më parë, gjatë një tranziti në Malpenza, piva një kafe ekspres të nxituar, shijen e së cilës nuk e kam harruar kurrë në jetën time. Për atë kafe isha gati të merrja edhe një herë avionin. Kur ia thashë këtë një mikut tim shkrimtar, mblodhi supet: “Për një kafe?”. Ca muaj më vonë m’u desh ta bëj tranzitin sërish nga po ai aeroport dhe ndala te i njëjti qoshk me padurimin të shijoja kafen time. Por nuk ishte e njëjta, kishte shije të zbarët. Kështu që nuk do të më duhet të marr avionin për një kafe.

Unë nuk kisha pirë kafe, por gjendjen time. Dhe besoj kështu na ndodh të gjithëve, kafja shijon në varësi të vendit, njerëzit që na rrethojnë atë çast, ngjyrat ku janë ngulur sytë tanë, por mbi të gjitha gjendja brenda nesh.

Kur nuk jam në Shqipëri, ndonjërë më merr malli shumë për kafenë e zezë të mëngjeseve të mia në Tiranë, në shtëpi. E pi “të mesme pa pak”, pra mes të hidhurës dhe së mesmes. Vite më parë kur e porosisja kafen e zezë në ndonjë bar, kamerierëve u thosha se e doja “të mesme me pak” dhe pastaj ua bëja shpjegimin se ç’do të thoshte. Im bir e dëgjoi një ditë këtë përshkrim, pra se e dua gati të hidhur kafenë e zezë, dhe më tha: “Kjo që po kërkon është e mesme pa pak”. Nga ajo ditë edhe togfjalëshi që përkufizon kafenë time të mëngjesit ndryshoi.

Ndonjëherë, një miku im i vyer vjen të më takojë dhe ngaqë e di që kafet e mia të zeza, prej vitesh janë edhe më të zeza, më thotë: “Eja të pijmë një kafe bojëkafe”. Pasi edhe kafeja ndërron ngjyrë në varësi se me kë e pi. Kafeja ndonjëherë është zehereja, e ndonjëherë hareja.


Kur oficerët holandëzë të Misionit të Paqes 1913-14 mbërritën në Vlorë në mbrëmjen e 9 nëntorit 1913, u pritën me kafe te selia e Qeverisë së Përkohshme dhe pinë për herë të parë kafen e zezë, çast që e përshkruaj kështu, e bazuar në shënimet e tyre:

“Kur erdhi kafeja, zërat u fikën një çast dhe dikush u shpjegoi holandezëve se si pihej kjo lloj kafeje. Ja, lihej të kullohej pak dhe atë që mbetej, mund ta surboje si të qe eleksir. Sheqer po, pihej e ëmbël. Qumësht jo. Kjo është kafe e zezë dhe qumështi e njollos.”

Me një kafe turke po e nis javën. Të mbarë e paçi edhe ju, Miqtë e mi!

“Gjon Mili, Jazz&Blues Festival” vjen në Tiranë dhe Korçë, sjell një mori artistësh(Datat)

Në datat 12, 13, 14, korrik vjen në Tiranë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” si dhe në Korçë në datat 15-16 Korrik. Shijoni magjinë e muzikës Jazz & Blues që mjeshtri i madh dhe novator i fotografisë botërore, Gjon Mili ka kontribuar artistikisht në zhvillimin e saj kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Gjon Mili Jazz&Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë. Lindja e këtij festivali u motivua nga realizimi i projektit “Ëndrra e Gjon Milit” në vitin 2019, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Festivali do të zhvillohet me dt 12-13-14 Korrik ne Tirane, ora 20:00 n’bahce te Rese dhe me dt. 15-16 Korrik 2022 prane Pedonales ne Korçë.

Ky projekt është aktivitet Flagship në kuadër të Titullit, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për vitin 2022, zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me organizatën RIAS, Muzika për të Rinjtë dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, dhe një përfaqësi institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare në vend.

Grupet pjesëmarrëse që do performojnë në festival janë si më poshtë:

Grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega dt 12 korrik
Pekka Pylkkanen saksofon
Adam Pache
Roberto Tarenzi
Kimon Karoutzos


Grupi “Kejdi Barbullushi Trio”, 12 Korrik
Kejdi Barbullushi- Kitarë
Nesim Maxhuni- Bateri
Ilir Bajri- Piano Elektrike

Grupi “Just Trio” 13 Korrik
Roni Gjura
Emiljan Dhimo
Mateos Gjipi

U ktheva për Kosovën/ Flet Kardiologu që braktisi Gjermaninë: “Tani duhet të rregullohet sistemi “

Kardiokirurgu nga QKUK-ja, Leonard Bytyqi, ka rrëfyer se si është kthyer në Kosovë nga Gjermania, pavarësisht se kishte siguruar kontaktet dhe vizën. Bytyqi në Info Magazine të Klan Kosovës, theksoi se nga Klinika e Kardiologjisë janë larguar kardiokirurgët që e kanë themeluar atë, njofton Klankosova.tv.

Ai tha:

Në fakt kam qenë në Gjermani, kom pasë kontakt në Gjermani, vizën dhe të gjitha, jam kthyer me qëllimin për të kontribuuar për Kosovën”, është shprehur Bytyqi.

“Jam zhgënjyer, por duhet riorganizuar, duhet të rregullohet sistemi, mos me ikë krejt, me të vërtet është urgjencë ikja e mjekëve”, shtoi ai.

“Në klinikën tonë tashmë janë larguar kardiokirurgët që e kanë themeluar Klinikën e Kardiologjisë, kardiokirurgët më eminent janë larguar”.


Bytyqi shtoi se largimet janë për shkak të pakënaqësive në punë…

Të tjerët ne jemi të gjithë të ri, janë larguar edhe për pakënaqësi të punës, por më shumë për të shkak të mirëqenies të trajtimit të tyre jo-dinjitoz, sidomos jo prej organeve kompetente”.

Po jeton në Shqipëri/ Flet aktorja që spikati dikur në filmat Shqiptarë: “Askush nuk ma ka afruar një rol…

Eva Alikaj, një nga aktoret më të njohura shqiptare të viteve 80, i është kthyer skenës vitet e fundit, pas disa vitesh mungesë. Alikaj, protagonistja e disa filmave shqiptarë, si dhe një emër i spikatur i teatrit tonë ka treguar së fundmi se askush nuk po i ofron një rol. Edhe pse sipas saj ka shumë energji dhe ka dëshirë t’i dhurojë vendit dhe popullit nga talenti i saj, ata që vendosin për rolet nuk i kanë ofruar mundësi.

“Ata që vendosin kanë klanet e tyre, interesat e tyre, shijet e tyre, nuk e di… Unë jam e mendimit që aktorët cilësor kudo që janë, duhen marrë dhe duhen shfrytëzuar se unë e ndjej veten me shumë energji për t’i dhenë popullit dhe vendit tim akoma dhe mendoj se nuk humbas më unë, por humbasin njerëzit që duan të më shikojnë”, tha aktorja në emisionin N’kohë në Report Tv.

Edhe pse skandaloze, Alikaj tregon se si ende funksionon Teatri sot.

“Por fatkeqësisht ti je e varur nga të ashtuquajturit regjisor, drejtor. Unë faktikisht jam aktore e teatrit kombëtar akoma, aty faktikisht bëjnë prova dhe unë nuk jam. Unë paguhem nga teatri edhe nuk më japin role, unë nuk jam për të bërë apelin. Ja, kështu janë gjërat. Ata humbasin, por s’e marin vesh”-tha Eva.


Ajo u ndal te produksionet private dhe te kineastët e rinj që provojnë të realizojnë filma dhe tha se as ata nuk i kanë dhënë një mundësi.

Evën do të mund ta rishohim sërish nëpërmjet një shfaqjeje private që ajo po punon të vendos në skenë, së shpejti.

Morrën Bangladeshas, por dështuan /Fasoneritë bëjnë eksperimente të rreja: “Fillojnë me Filipinas…

Fasoneria është një nga sektorët me zhvillimin dhe rritjen më të shpejtë gjatë 2022-it në ekonominë shqiptare. Me luftën në Ukrainë, Ballkani Perëndimor është kthyer në epiqendër të eksporteve për tekstilet, pasi kompanitë evropiane kanë transferuar biznesin në vend. Sipas përfaqësuesve të shoqatës për të përballuar kërkesën prej muajsh po kërkohet forcë vendase, që nuk po gjendet. Rroga nuk është një arsye sipas tyre. Në këto kushte fasoneria ka hedhur sytë nga punëtorët e huaj, më konkretisht në tregun aziatik, pasi me ata nga Bangladeshi marrëdhëniet e punës nuk kanë zgjatur

“Pasi provuam të merrnim bangladeshas, ajo strategji dështoi, për shkak se e shihnin Shqipërinë si trampolinë për në vende të tjera evropiane. Në këto kushte kemi filluar të shohim nga tregjet aziatike, më konkretisht filipinasit dhe ky eksperiment ka rezultuar me sukses edhe pse ka goxha kosto. ”

Sipas statistikave përllogariten rreth 8 mijë punëtorë të huaj në vend, ndërsa Ministria e Brendshme ka thjeshtuar kërkesat për lejet e punës për të huajt. /Top Channel


Çmenduri në Selanik/ 50-vjeçarja hedh karriget nga ballkoni lakuriq (Video)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë këtë të hënë. Një grua ka dalë lakuriq në ballkon dhe ka hedhur karrige dhe sende të tjera nga shtëpia. Gjithçka ka ndodhur pak para orës 4 të pasdites, në rrugën Agios Dimitriou, në Iasonidos. Të befasuar kalimtarët që po ecnin në atë moment në trotuar, papritmas panë objekte që po hidheshin nga ballkoni i katit të dytë Sapo ngritën sytë, ata panë 50-vjeçaren pa rroba e cila po hidhte sende dhe mobilje nga ballkoni.

Për ngjarjen është njoftuar qendra e thirrjeve të Veprimit të Shpejtë dhe ndërsa në pak minuta në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së ekipit të DIAS dhe makinë patrullimi. Njëkohësisht është njoftuar edhe Zjarrfikësja, pasi ekzistonte frika se gruaja mund të hidhej nga ballkoni. Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje i vendosën menjëherë gruas një dyshek poshtë ballkonit, ndërsa policia u përpoq ta qetësonte.

Efektivët e policisë kanë arritur të ngjiten në katin e dytë, të hyjnë në banesë dhe t’i afrohen gruas, e cila më pas e kane dërguar për ekzaminime në repartin psikiatrik në spitalin AHEPA.


E pazakontë në Tiranë/ Babai përjashton djalin nga trashëgimia…e kishte braktisur kur ishte sëmurë

Kryefamiljari me inicialet H.K dy muaj përpara se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dytë për t’ja lënë banesën gruas dhe një personi që gjate dy viteve të fundit u kujdes për të dy burrë e grua. Sipas dosjes që Top Channel disponon i biri i çiftit që është djali i vetëm i tyre u paraqit në 11 tetor 2021, pra gjashtë ditë pasi i ati ndërroi jetë për të çelur dëshminë e trashëgimisë mbasi ishte i bindur se në vitin 2009 e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij.

Por pavarësisht bindjes së tij kur kërkoi çeljen e trashëgimisë të firmosur në datë 21 tetor 2009 u ballafaqua me një surprizë të hidhur, i ati kishte firmosur një tjetër testament ku e përjashtonte nga e drejta e pronësisë.

Por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të sëmurë.

Prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rëndë.


Por një raport i shtatorit të vitit 2021 i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.

Me një shtjellim të gjatë të bazuar jo vetëm në ligj por në vullnetin e të ndjerit prokuroria konstaton se nuk ka vepër penale dhe se automatikisht djali denoncues do të mbetet pa shtëpinë e prindërve.

E rëndë/ 37 vjeçari dërgohet nga familjarët i pajetë në spitalin e Korçës, ja dyshimet e para…

Mbrëmjen e sotme një 37 vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi O.XH, është dërguar në spital nga familjarët i pajetë, ndërkohë në trup nuk iu konstatuan shenja dhune. Nga të dhënat e para dyshohet se 37 vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Legalizimi i kanabis/ Revista e famshme bën analizë: “Qeveria ‘Rama’ nuk arriti ta shkatërronte biznesin e paligjshëm…

“Shqipëria mund t’i bashkohet listës së vendeve evropiane që legalizuan kultivimin e kanabisit mjekësor dhe industrial”! Kështu shkruan revista e njohur amerikane “Forbes”, në një shkrim të gjatë, ku analizon projektligjin e qeverisë shqiptare për të legalizuar kanabisin. Në shkrim, thuhet se kultivimi dhe prodhimi i kanabisit do të kenë vetëm qëllim eksporti dhe nuk lejon që shqiptarët të përfitojnë nga përdorimi i kanabisit mjekësor për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Projektligji parashikon prodhimin e kanabisit mjekësor dhe atij industrial deri në 150 hektarë tokë, duke filluar nga viti 2023.

Shkrimi i plotë i revistës “Forbes”:

Shqipëria pritet t’i bashkohet listës së vendeve evropiane që legalizuan kultivimin e kanabisit mjekësor dhe industrial. Megjithatë, kultivimi, prodhimi dhe tregtia do të jenë të destinuara vetëm për eksport. Qeveria shqiptare bëri të ditur më 30 qershor, planin për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor dhe kanabisit industrial për kompanitë që kanë një përvojë të tillë në vendet evropiane.
Projektligji krijon një agjenci kombëtare për kontrollin dhe monitorimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore, industriale dhe prodhimin e nënprodukteve.
Projektligji do të lejojë prodhimin e kanabisit mjekësor dhe kanabisit industrial për deri në 150 hektarë tokë duke filluar nga viti 2023.

KANABISI VETËM PËR EKSPORT
Këshilli i Ministrave do të japë licenca për prodhimin e kanabisit për 15 vjet me të drejtë rinovimi. Bizneset e kanabisit që duan të operojnë në sektorët e kanabisit mjekësor dhe industrial në Shqipëri duhet të tregojnë se kanë kapital mbi 86,000 dollarë, të punësojnë të paktën 15 persona dhe të paguajnë një tarifë prej 1.5% të xhiros vjetore të kompanisë.


Por ajo që është më e rëndësishme për projektligjin është se kultivimi, prodhimi dhe tregtimi i kanabisit mjekësor dhe industrial do të jetë vetëm për eksport. Kjo do të thotë që pacientët nuk do të kenë qasje në trajtimin mjekësor të kanabisit dhe kompanitë shqiptare lokale nuk do të përfitonin nga përdorimet e shumta të kanabisit industrial.

OPOZITA E KUNDËRSHTON

Projektligji është aktualisht i disponueshëm në faqen e internetit të konsultimit publik pas së cilës do t’i përcillet Parlamentit. Opozita e ka kritikuar projektligjin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj e quajti këtë veprim “një çmenduri” në një postim në Facebook , pasi legalizimi do të lehtësonte prodhimin e mëtejshëm të kanabisit për qëllime trafikimi nën maskën e përdorimit mjekësor. Alibeaj akuzoi se projektligji do të përfitonte vetëm miqtë dhe aleatët e Ramës.

“Kriteret dhe procedurat e përcaktuara në projektligj sqarojnë se licencat për këtë aktivitet do të përfitojnë vetëm miqtë dhe aleatët e Ramës. Të gjithë e dinë që në një vend ku kriminaliteti dhe korrupsioni janë në nivelet më të larta, mbajtja nën kontroll e këtij aktiviteti është e pamundur”, ka shkruar ai.


Në veçanti, Alibeaj iu referua rastit të Saimir Tahirit , ish-ministër i Brendshëm në kabinetin Rama. Tahiri u dënua në vitin 2022 me tre vjet e katër muaj burg për shkak se përmes mosveprimit lehtësoi trafikun e drogës për një grup kriminal i afër me ish-ministrin, i cili përfitoi edhe dhurata prej tyre. Njoftimi i projektligjit erdhi disa ditë pasi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) e renditi Shqipërinë në vendin e shtatë nga 154 vende për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në Raportin e saj Botëror të Drogës 2022. Shqipëria njihet edhe si qendër e trafikut të drogës në Ballkan. Në veçanti, vendi shërben si një qendër klasifikimi për heroinën që vjen nga Lindja për t’u trafikuar në të gjithë Evropën. Për më tepër, Shqipëria konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit ilegal në Evropë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të reduktuar kultivimin e tij.

LAZARATI

Instituti Italian për Studimet Politike Ndërkombëtare (ISPI) raportoi se krimi i organizuar shqiptar arriti të kultivojë sasitë më të mëdha të kanabisit në Evropë për më shumë se dy dekada. Për shembull, fshati Lazarat dhe rajoni malor i Dukagjinit u bënë simbolet të kultivimit të kanabisit. Edhe pse policia sekuestroi tonelata kanabis dhe mijëra bimë në të dyja vendet në vitin 2014, tregtia ilegale vazhdon të rritet aq shumë sa në vitin 2016, Shqipëria dëshmoi një përhapje të paprecedentë të kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin. Autoritetet e zbatimit të ligjit intensifikuan përpjekjet e tyre kundër fenomenit, duke i çuar normat e kultivimit në nivelet më të ulëta historike gjatë pesë viteve të fundit, por bandat e krimit të organizuar diversifikuan trafikun e drogës me fokus kokainën.


Kanabisi rekreativ është i paligjshëm në Shqipëri dhe është përfshirë në listën e substancave të kontrolluara me Ligjin e Substancave Narkotike dhe Psikotropike, i krijuar në vitin 1994. Prandaj, kultivimi, prodhimi, tregtimi, posedimi dhe dhurimi janë rreptësisht të ndaluara. Edhe kanabisi mjekësor është i ndaluar në vend. Prandaj, mjekët nuk lejohen ta përdorin për receta mjekësore dhe projektligji i shpallur dy javë më parë nuk do të ndryshojë situatën aktuale.

Sipas një sondazhi të fundit 308 mijë qytetarë shqiptarë votuan pro legalizimit të kanabisit mjekësor, ndërsa 148 mijë votuan kundër dhe 51 mijë nuk kishin asnjë mendim për këtë çështje.

Megjithatë, vendimi për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe industrial duket më shumë një veprim thjesht ekonomik sesa një përpjekje e mëtejshme për të luftuar ose për të frenuar krimin e organizuar.

Duke licencuar kompanitë me kapital, projektligji nuk ka gjasa të shkatërrojë biznesin e paligjshëm. Për më tepër, një legjislacion i tillë i fokusuar vetëm në kompanitë e destinuara për të eksportuar do t’i privonte shqiptarët nga përfitimi medicinal i kanabisit ndërkohë që Komisioni i OKB-së për Drogat Narkotike (CND) e riklasifikoi kanabisin në një listën ndërkombëtare të bimëve mjekësore.

30-vjeçari Shqiptar trondit familjen/ Bie nga skela dhe humb jetën në Gjermani(Foto)

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Gjermani. Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga skela ku ishte duke punuar në një firme Turke. Ishin miqtë e të riut të cilët njoftuan lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale. Ijon Bushi prej muajsh punonte në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij. I riu ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara. Ndërkohë shokët e 30 vjeçarit kanë mbledhur fonde që trupi i tij të vijë në Shqipëri dhe të varroset në vendlindje.


Hodhi shishen nga makina, dhe levizte ne korsinë e majte…/Shoferi le nam në autostradën Tiranë-Durrës(Video)

Gjobë të majme ka marrë një shofer, i cili është filmuar duke shkelur kodin rrugor në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas gjobës, shoferi është kapur duke qarkulluar në korsinë e ndryshimit të shpejtësisë, që nëse nuk e dinit, do të thotë se në rrugën me dy korsi Tiranë-Durrës, ju keni të drejtë të qarkulloni vetëm në korsinë anësore, me përjashtim kur kryeni parakalim. Përveç kësaj, është filmuar duke hedhur një shishe buzë rrugës. Për të gjitha këto shkelje, atij i ka kushtuar jo pak, por plot 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra gjoba si dhe i janë zbritur 8 pikë nga patenta.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore apo që rrezikojnë për përfshirje në ngjarje rrugore, përdoruesit e tjerë të rrugës.

Hedhja e sendeve nga mjeti dënohet me gjobë 2500-10.000 lekë të rinj, sipas nenit 15/1, germa f, të Kodit Rrugor.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjedisin!

E bujshme/ Euro dhe Dollari barazohen për herë të parë pas 2 dekadash…

Për herë të parë në gati dy dekada, kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit është afërsisht i njëjtë. Ngjarja e pazakontë është një ndihmë për turistët amerikanë në Evropë, por jo aq e mirë për evropianët që vizitojnë SHBA. Barazia në dy monedhat vjen pasi euro ra gati 20% në vlerë gjatë 14 muajve të fundit krahasuar me dollarin amerikan . Euro u krijua më 1 janar 1999, gati gjashtë vjet pasi Traktati i Mastrihtit themeloi vetë Bashkimin Evropian. Por gjatë tre viteve të para, euro ishte një “monedhë e padukshme” që përdorej vetëm për qëllime kontabël. Megjithatë, këtë vit, dollari amerikan është rritur kundrejt shumicës së monedhave kryesore, pasi rritja e normës së interesit të Fed e ka bërë monedhën e gjelbër një strehë të sigurt për investitorët në mbarë botën që kërkojnë të mbrohen nga rritja e inflacionit global.


Eurostat: “Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë në krahasim me vitet ‘90

Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990 (nuk përfshihen vendet baltike). Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat, në raportin për ecurinë e popullsisë së Europës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, që është niveli më i ulët që nga viti 1982. Në krahasim me fillim vitet ’90, popullsia është tkurrur me gati 15%.

Nga viti 1960, kur Eurostat raporton të dhënat, popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Më pas, filloi tkurrja e ndikuar fillimisht nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë, e ndikuar si nga emigracioni, ashtu dhe nga numri i lindjeve.

Në 2020-2021, rënia e popullsisë u përshpejtua edhe për shkak të pasojave të COVID, që rriti ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Rekordin në Europë për tkurrjen e popullsisë nga fillim vitet 1990 e mban Bulgaria, me -21.1, e ndjekur nga Kroacia (-18.9) dhe Rumania (-17.9). Popullsia e Serbisë, në raport me vitin 1995 (kur u nda nga Mali i Zi) ka rënë me gati 11%, ndërsa ajo e Malit të Zi me 2.4% për të njëjtën periudhë.


Popullsia e Maqedonisë së Veriut rezulton me një tkurrje të lehtë prej më pak se 3%, por prej kohësh në këtë vend ka debat lidhur me censin e popullsisë dhe numrin real të saj. Në tkurrje është dhe popullsia e Kosovës, që është reduktuar me 10.2%, në krahasim me vitin 2003, kur raportohen për herë të parë të dhënat.

Tendenca e Europës

Sipas Eurostat, për një periudhë më të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milion në 1960 në 446.8 milion më 1 janar 2022, një rritje prej 92.3 milion njerëz. Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.7 milionë persona në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit. gjatë viteve 1960.


Pasi në vitin 2020 popullsia ra për herë të parë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, popullsia e BE-së u ul përsëri në vitin 2021, nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446,8 më 1 janar 2022. Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje se lindjet) tejkaluan migracionin pozitiv neto për një vit të dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë. Në BE, ka pasur 531 000 vdekje më shumë në 2020 se në 2019 për t’u krahasuar me 113 000 vdekje më shumë në 2021 sesa në 2020.