Morrën Bangladeshas, por dështuan /Fasoneritë bëjnë eksperimente të rreja: “Fillojnë me Filipinas…

Fasoneria është një nga sektorët me zhvillimin dhe rritjen më të shpejtë gjatë 2022-it në ekonominë shqiptare. Me luftën në Ukrainë, Ballkani Perëndimor është kthyer në epiqendër të eksporteve për tekstilet, pasi kompanitë evropiane kanë transferuar biznesin në vend. Sipas përfaqësuesve të shoqatës për të përballuar kërkesën prej muajsh po kërkohet forcë vendase, që nuk po gjendet. Rroga nuk është një arsye sipas tyre. Në këto kushte fasoneria ka hedhur sytë nga punëtorët e huaj, më konkretisht në tregun aziatik, pasi me ata nga Bangladeshi marrëdhëniet e punës nuk kanë zgjatur

“Pasi provuam të merrnim bangladeshas, ajo strategji dështoi, për shkak se e shihnin Shqipërinë si trampolinë për në vende të tjera evropiane. Në këto kushte kemi filluar të shohim nga tregjet aziatike, më konkretisht filipinasit dhe ky eksperiment ka rezultuar me sukses edhe pse ka goxha kosto. ”

Sipas statistikave përllogariten rreth 8 mijë punëtorë të huaj në vend, ndërsa Ministria e Brendshme ka thjeshtuar kërkesat për lejet e punës për të huajt. /Top Channel


Advertisement