Alfred Çako hedh dyshime për vdekjen e Kastriot Myftarajt: “Mendonte se bashkimi i Shqipërisë vinte nga zyrat e Moskës…

Konspiracionisti Alfred Cako ka reaguar për vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Cako hedh dyshime mbi ngjarjen duke shkruajtur se erdhi në mënyrë misterioze. Cako shkruan se “grindej” shpesh me Myftarajn por bashkoheshin në një pikë, tek teoria e Shqipërisë së madhe. Por pavarësisht polemikave, vijon Cako, Myftaraj ishte një atdhetar i fort i Shqipërisë dhe një mik i kamotshëm i konspiracionistit.

Reagimi i Alfred Cakos:

Paska vdekur miku im i kahmotshem Kastriot Myftaraj, ndoshta ne menyre Misterioze por mbetet per tu pare. Perkunder polemikave qe kisha me te dhe grindjeve qe kemi patur koheve te fundit, mund te them se jemi pajtuar ne nje pikë, Ajo tek Shqiperia e Madhe, vetem se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyret e Moskes kurse un mendoj akoma se ajo vjen nga Zyret e Illuminatit.

Ne fund fare Ishte njeri i mire dhe atdhetar i fort i Shqiperise. Ju lehtsoft shpirti i tij me driten e Perendise. Te gjith do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nese jo Sot ateher Neser Po se Po. Zoti e Bekofte Popullin Shqiptarë.


Do ishte fundi i botës për ta nëse…”/ Gazetari i njohur zbulon shumat befasuese që përfitojnë VIP-at nga Instagrami

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Gazetari Eraldo Rexho ka treguar së fundmi se këto vite që pas pandemisë ka nisur të funksinojë strategjia e marketingut digjital, ku personazhe të njohur reklamojnë diçka në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Sipas gazetarit fitimet e VIP-ave variojnë nga 300-5000 euro.

“Shumë biznese e kanë orientuar komunikimin e tyre në digjital në marketingun oniline dhe perzonazhet e famshëm janë ata që përfitojnë më shumë nga e gjitha kjo. Shumë prej tyre kanë kontrata vjetore tanimë prej 2-3 vitesh, ndoshta që prej pandemisë ka filluar të funksionojë kjo strategji. Kanë kontrata vjetore dhe arkëtojnë shumë para nga Inststagrami. Shifrat fillojnë nga 300 euro për story dhe pastaj 500, deri në 5000. Është një marrëdhënie e vazhdueshme”– tha ai në “Wake Up.”

Ndër të tjera ai shtoi se nëse një personazhi publik do t’i vidhej Instagrami do të ishte fundi i botës për të.

“Nëse flasim për personazhe që arkëtojnë 5000 euro, mund të themi që është fundi i botës”- tha ai.


Ndërkohë në emision ishte e ftuar edhe Monika Lubonja, të cilës së fundmi i është vjedhur llogaria e saj në Instagram. Ajo e cilësoi rrjetin social si një “mjet jetese” në ditët e sotme.

“Me të vërtetë nga një anë Instagram bën një lloj komunikimi me njerëzit por për ne është kthyer edhe në një punë, sidomos që unë kam pasur kaq shumë shafqje. Pretendoj që ata që e kanë Instagramin tim nuk iu duhet kjo gjë, vetëm më prishin punë mua. Tani është kthyer në një mjet jetese”, tha aktorja.

Hidhet nga kati i katërt i banesës/ Ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj

Vetëvritet gazetari Korçar Kastriot Myftaraj. Ngjarja e rende ka ndodhur kete te enjte ne kryeqytet dhe eshte konfirmuar nga policia. Blute e Tiranes ne njoftimin paraprak bejne me dije se gazetari dhe analisti është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte ne lagjen “Ali Demi”. Ishte nëna e gazetarit, me të cilën ai jetonte, ajo që konfirmoi ngjarjen tragjike dhe siç duket ka parë kur 60-vjeçari ka kryer aktin e rëndë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Policia bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 879 shoferë,4 prej tyre iu heq patentën…

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 4 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 879 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 320 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.


Janë vendosur 172 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 144 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 199 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓

Berisha zbulon skenarin: “Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti…

Sot, 7 korrik ora 19:00 do të nisë protesta e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një prononcim për mediet, Berisha u bëri sërish thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në protestë.

Mirënjohje dhe ftesë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 në bulevardin Dëshmoret e Kombit, për të shprehur vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës. Protesta gjithmonë ka skenarin e vetë. E rëndësishme është të japim mesazhin se shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë regjim. Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protesta ndalet vetëm atëherë kure realizojnë qëllimin e tyre madhor”, tha Berisha.

Berisha tha se protesta ka skenarin e vet dhe se është e rëndësishme që të jepet mesazhi se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më regjimin e Ramës.


Bota po na merr më të mirët”/ Frederik Ndoci jep lajmin e bujshëm :”Do rikthehem në Shqipëri…

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Frederik Ndoci ka zbuluar se do të kthehet përfundimisht në Shqipëri për të jetuar pas shumë vitesh në emigrim. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku tregon dhe arsyen e një vendimi të tillë.

Postimi i plotë: 

Të dashur miq, ju që më ndiqni nga afër dhe nga larg, ju që më mbështesni e më inspironi ne çdo moment të aktivitetit tim! Dua të ndaj me ju nje te vertete te madhe qe me shumë dhimbje e vertetova duke vendosur nje “bast” të madh me jetën time. Shqiptaria ka pasur e ka prodhuar vazhdimisht jo vetem artiste, njerez të pasjonuar dhe talente të kalibrit nderkombetar, por edhe mendimtare e koka, shkencetare e sportiste te shquar. Kombit tone sot nuk i mungojne vlerat, as mendjet…Kombit tone i mungon me shume se kurre “zemra”! Kur nenes I mer bijte i ke thare shpirtin, e njesoj ky KOMB Po thahet nga eksodi i bijve me te vyer. Bota Po na mer sot, si dhe dje, si dhe nder shekuj, po zgjedh e mer per vete me te miret nder ne…

duke na thare shpirtin si komb! Te dashur bashkatdhetar, une si dhe shume prej jush iu dhash tash e 10 vjet botes per mundesit qe me ofroi. Kendova, krijova e jetova me te tjera gjuhe e vise, ne te tjera skena, ne te tjere qiej!!!


E sot pas kaq vitesh me mundesi te rralla qe mu dhane anekend botes, vleresime te arta, respektin dhe bashkepunimin e “peshave te renda” te skenes dhe artit boteror, vendosa per vete, per ju, per ne, te kthehem ne votren teme, ne token me te embel, ne vendin ku e shtrenjta nan me lindi, ku zemra rrahu fort ne kengen e pare dhe ate të fundit, ku lash shpirtin dhe endrren me te bukur qe me dhate te gjithe ju bashke.

E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!! Ju falenderoj qe me ndiqni, dhe ju ftoj ne projektet, dhe aktivitetin tim artistik ne vijim! Zoti ju bekoftë kudo qe jeni!

Ndryshojnë çmimet e karburanteve për të 3-tën ditë me rradhë/ Bordi lodhet me uljen e naftës…

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, duke ulur çmimin e naftës me 8 lekë, ndërsa benzinën me 2 lekë. Sipas vendimit të fundit të së mërkurës së 6 korrikut, një litër naftë do të tregtohet me 235 lekë. Ndërkohë çmimi i gazit nuk ka lëvizur. Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.


🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë