Nard Ndoka bën deklaratën ‘bombë’ :”Berisha është politikan terreni, protesta është jeta e tij,tetori nuk e gjen…

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike në vend madje ka paralajmëruar surpriza në shtator-tetor.Ndoka thekson faktin që në muajin tetor do ta gjejë Shqipërinë pa Ramën kryeministër duke shtuar se protestat do të të vendosin në panik kreun e qeverisë. “Berisha është një politikan terreni, protesta është jeta e tij. Shtatori do të ketë surpriza, ndoshta tetori nuk e gjen Ramën fare si kryeministër. Protesta është një test të cilin e shikon cdo njeri sot. Rama është futur në panik dhe nuk e mbajnë gjunjtë.

Rama për të shpëtuar kokën e tij po pret gjymtyrët e tij të Rilindjes. Rama kërkon të shpëtojë duke futur në burg deputetët e tij apo ministrat”, tha fillimisht Ndoka.

“Partia më e madhe opozitare është PD por kjo do të festohet në zgjedhje. Brenda opozitës ka një lloj konkurrence madje është pozitive në rast se do të ketë një garë mes Berishës dhe Metës. Do të jetë një politikë interesante kjo përtej interesave individuale për cdo lider. Interesi i qytetarëve është largimi i kësaj mazhorance që ka kapur peng këtë vend”, vijoi ai.

E rëndë në Zvezdë/ Kali godet 10-vjeçarin, …niset me urgjence drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zvezdë, Maliq, ku një fëmijë 10-vjeçar është goditur nga një kalë, duke mbetur i plagosur. Sipas policisë, ai ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës ndërsa do të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë).

Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

E rëndë në Durrës/ Gjendet i vdekur në breg të detit një 22-vjeçar…

Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në breg të detit në Durrës. Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Plas keq sherri në nje lokal në Pogradec/ 34-vjeçari përleshet me dy vajza dhe…

Policia e Pogradecit po heton në gjendje të lirë një 34-vjeçar pasi është konfliktuar me dy vajza të reja në ambientet e një lokali, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike”, njoftojnë Blutë e Pogradecit. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethet Gjyqësore Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Me sfond kuq e zi/ Meta publikon logon e “Partisë dhe percjell mesazhin: “Qeveria do të ikë me zgjedhje dhe me protesta!

Ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar logon e re të Partisë së Lirisë. Logoja e re është një sfond i kuq, me të zezë, ndërsa “Parti e Lirisë” e shkruar me të bardhë. Në konventën kombëtare të LSI, u vendos edhe që të ndryshohej emri i saj. Meta tha se Partia e Lirisë, të paktën për aq kohë sa une do të jem lider i saj asnjë sekondë nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend: as seanca parlamentare, asgjë tjetër, aq më tepër të shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhje. Në asnjë mënyrë! Te gjithë ata që kanë pyetur se si do të hiqet qeveria, do të ikë me zgjedhje dhe me protesta! Si të dojë. Ose me protesta dhe me zgjedhje!

Ne demokraci kush ikën nga zgjedhjet, është një dezertor, është një kapitullues, është një i blerë siç ishte ai që i shiste zgjedhjet dhe i digjte mandatet, që nuk regjistrohej në zgjedhje dhe ia linte fushën bosh dhe bënte sikur nxehej duke i djegur palmën atij, apo jo?! Ose është me probleme, pa kapacitet politik, sepse unë nuk jam naiv dhe të pres demokraci daneze në Shqipëri, e kam thënë dhe më përpara.

Demokracinë duhet ta mbrojmë çdo ditë, duhet ta forcojmë çdo ditë. Ajo forcohet ose dobësohet dhe Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet në çdo moment, kurdo dhe është e bindur në një triumf të madh të të gjithë opozitës së vërtetës dhe që ka dëshirë të bashkohet për të përmbushur këtë regjim kleprokratik tha Meta

Çmimet në qiell/ 700 lekë parkimi për një orë e gjysmë në Sarandë, 300 lekë sufllaqja(Foto)

Në rrjetet sociale qarkullon një faturë jo tatimore për parkim në Sarandë. Por më shumë sesa fakti që nuk është një faturë tatimore, bie në sy cmimi i lartë i parkingut në një qytet që s’ka parking të madh publik dhe në sezonin veror mbingarkohet. “JOQ Albania” publikon mesazhin e nje qytetareje. .“Prsh JOQ Sarande 2022 parkim deri ne orën 24.00 nderkohe sufllaqja ben 300 leke po ne Sarande. Shikoni sa vlen nje vend parkimi. Ne dolem vetem per te ngrene nje sufllaqe 300 lekshe. Beme dhe nje xhiro 10 min ne kembe dhe paguam 700 leke parkim per nje ore e gjysem max. Tre here dolem ne xhiron e Sarandes dhe tre here paguam njesoj nga 7 mije leke.Skandaloze!!! Ky eshte Shteti qe duam.🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️

Tentuan të trafikonin 30kg drogë/ Arrestohet 24-vjeçari në Devoll në kërkim bashkepunëtori (Emri)

Policia ka arresuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në kuadër të finalizmit të operacionit “Restart”, startuar tetë muaj më parë. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ergis Zenelak, 24 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë; si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se 24-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Finalizohet faza e dhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar tetë muaj më parë. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 30 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në 23 numri i të ndaluarve, në 565.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tetë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e dhjetë të tij, si rezultat i së cilës u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

– E. Z., 24 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesës së tij në fshatin Ponçarë, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, shtetasit A. Z., u gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Digjet gjatë natës Mercedesi në Korçë /Pronari vuan dënimin në burgun e Drenovës…

Një automjet tip Benz është djegur gjatë natës në lagjen 17 të qytetit të Korçës, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Sipas njoftimit të policisë, mjeti i përkishte Arjan Zengos, emër i njohur për policinë e Korçës, aktualisht ai vuan dënim në burgun e Drenovës për drogë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policise :

Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, sipas policisë.

E pazakontë në Dhërmi/ Policia në ndjekie të kamarierit, mori lekët e xhiros së lokalit dhe u largua

Një kamarier i punësuar në një bar restorant në Dhërmi ka marrë lekët e xhiros së ditës dhe më pas është larguar. Pasi ka marrë paratë, ai është larguar me një makinë Golf 5 të bardhë drejt Vlorës. Kamarieri ka marrë arratinë teksa policia e Vlorës ka nisur kontrollet dhe ka vendosur postbllok policor për kapjen e tij. Ndërkohë, ende nuk dihet se sa lekë mund të ketë marrë kamarieri dhe se çfarë e ka shtyrë të ndërmerrte këtë veprim.