Tërmeti lëkund Greqinë/ Ja epiqëndra dhe sa ishte mangnitura…

Një tërmet me magnitudë 3.3 ka goditur në orën 22:36 të së martës në afërsi të Follorinës. Epiqendra e tërmetit, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, ishte 7 kilometra në perëndim të Amyntaio, shkruajnë mediat greke. Thellësia fokale e tërmetit ishte vetëm 4.5 kilometra dhe kjo ka bërë që pavarësisht magnitudës lëkundjet të ndjeheshin frikshëm.

Shokohet familja në Greqi/ Fëmija Shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte në oborrin e shtëpisë….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi. Një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë. Sipas medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte. Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë. Athens.gr shkruan se vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 3-vjeçari ndërroi jetë në spital. Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

U vra, apo vetëvra/ Berisha për ikjen e Myftarajt: Gëzimi i Erion Velisë ka ngjallur dyshime…

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan për ndarjen nga jeta të gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili pak ditë më parë sipas Policisë, u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ndërroi jetë. Reagimi i Berishës lidhet me reagimin e sotëm të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u gjatë një mbledhje të hapur të Këshillit Bashkiak të Tiranës u shpreh “Bëj ç’të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këta të lajmeve të rreme dhe shpifjeve.”

Ndër të tjera, Berisha shkruan:

Rama e kishte paditur në gjykatë. Lal Eri shpreh gëzim për (vetë)vrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.

Të dashur miq, Kastriot Myftaraj ishte një gazetar me prodhimtari të madhe i cili shkruante ato që mendonte për çdo njeri.


Edi Rama i kishte ngritur padi dhe e persekutonte pa mëshirë. Kastrioti u vra, apo vetëvra, disa ditë më parë. Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka patur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vertetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr.

Dënoj me ashpersinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj.

Si duhet t’i ulni fëmijët në automjet/ Policia apel prindërve: “Nëse kapeni në shkelje rrezikoni…

Policia e shtetit ka dalë me një apel për prindërit për mënyrën si duhen ulur fëmijët në automjet. Ajo bën apel që në rast se nuk zbatohen rregullat shoferët mund të përballen me gjoba ose heqje të patentës deri në një vit.

Njoftimi i policisë:

Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi! Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!

Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.

#Rrespektorregullateqarkullimitrrugor


Mjeku Kujtim Shabani shpallet “Qytetar Nderi” i Korçës(Foto)

Titullin ja ka dorëzuar familjes se tij, kryetari i Këshillit Bashkiak, Erion Nexhipi në një ceremoni të zhvilluar në hollin e shërbimit të Urgjencës, në Spitalin Rajonal të Korçës atje ku mjeku Kujtim Shabani ka shërbyer për vite me radhë si shef i këtij shërbimi. Mjeku Shabani, ndërroi jetë një vit më parë në Radhimi të Vlorës, si rezultat i një ataku kardiak, në kohën kur ishte me pushime sëbashku me familjen. Ai prej shumë vitesh i ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm duke trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit. Me vdekjen e Shabanit, Spitali i Korçës humbi një prej vlerave të mjekësisë, njeriun më human të bluzave të bardha.


Muhabete shtrati/ Bruno i “Përputhen” ndahet nga Florjana : “Për mua çfarë ndodh në një dhomë me 4 mure ngelet aty…

Florjana Gjini dhe Bruno Shemsho janë një nga çiftet e formuar në programin e dashurisë “Përputhen”. Por vetëm pak kohë më parë ata kanë deklaruar për ndarjen nga njëri-tjetri. Në një intervistë përNews 24, konkurenti ka zbuluar dhe arsyet e ndarjes nga Ana.““Unë jam tip që i vë re shumë detajet. Ndoqa 2-3 intervista të fundit që ajo dha dhe nuk u ndjeva fare mirë. Në një intervistë të saj më erdhi shumë rëndë, më peshoi shumë. Fliste për muhabete ‘shtrati’, gjëra që mund të duken ‘old fashion’ por për mua çfarë ndodh në një dhomë me 4 mure ngelet aty. Më mirë kështu, i parandalon gjërat në këtë pikë, para se të bëhen më keq më vonë”- u shpreh Bruno.

Video:

E martuar me nipin e Enver Hoxhës/ Rezarta Shkurta feston përvjetorin :”Sa krenare jam për ty, 17 vite bashkë një anije e pamposhtur

Çifti i njohur shqiptar, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha festojnë sot përvjetorin e 17-të të lidhjes së tyre. Në këtë ditë të veçantë, Rezarta është kujdesur që të shkruajë fjalët më emocionuese për bashkëshortin e saj, me të cilin ka një vajzë.“ Sa krenare jam per ty e per dashurine tone… Nje anije e pa mposhtur nga cdo dallge e ajsberg qe na solli jeta! Jam ketu sot , si diten e pare , e dorzuar te krahet e tu duke te te dashur edhe me fort se dje… Gezuar pervjetorin drita e syve te mi ermalhoxha 17years”, ka shkruar Rezarta.

Qeveria rrit edhe çmimim e druve të zjarrit/ Gjoba për ata që i ngarkojnë me gomar dhe kalë…

Teksa çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend vijojnë të rriten, duket se të njëjtin fat do të kenë dhe çmimet për lëndët drusore . Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë çmimet e druve për përdorim për qytetarët dhe industrinë. Në projektvendimin e nxjerrë për konsultim publik nga qeveria për miratimin e çmimeve dhe tarifave për veprimtaritë që zhvillohen në fondin pyjor kombëtar vërehet një rritje e çmimit të të gjitha llojeve të lëndës drusore. Sipas këtij projektvendimi do të ndryshojë dhe rritet me gati 50 për qind çmimi i ahut, dushkut, pishës dhe bredhit si lëndë kryesore që shërbejnë për dru zjarri. Deri më sot një m3 ah i madhësisë me gjeri deri në 22 cm kushton 1300 lekë dhe mbi 22 cm kushton 2400 lekë.

Por ky projektvendim e rrit çmimin për kategorinë e parë në 2000 lekë dhe 3500 për të dytën, duke i rritur përkatësisht me 700 dhe 1100 lekë. Një rritje të konsiderueshme do pësojë edhe dushku. Sot një m3 me gjerësi deri në 22 cm kushton 1500 lekë dhe 2700 lekë mbi 22 cm gjerësi.

Çmimi i një m3 dushk i gjerësisë deri në 22 cm do jetë 2500 lekë dhe mbi 22 cm do rritet në 4000. Në treg do të ndryshojë edhe çmimi i drurit të pishës dhe një rritje akoma më të madhe do të pësojë edhe bredhi. Po ashtu do të pësojë rritje të konsiderueshme edhe lënda drusore për përdorim të gjerë në industri. Sipas projektvendimit të qeverisë rritje do pësojnë të gjithë lëndët që rendit në kategorinë e parë.


Një m3 arrë, gështenjë, panjë dhe vidh, nga katër mijë e pesëqind lekë që kushton sot, do të rritet në shtatë mijë lekë. Po ashtu, ndryshime do pësojë plepi, rrapi dhe shelgu, ku nga një mijë e shtatë qind lekë sa kushton sot m3, do të shkojë në tre mijë lekë. Për sa i përket kategorisë së tretë, ku bëjnë pjesë bliri, frashëri, gështenja e egër, mështekna dhe vërri, nga tre mijë e treqind lekë m3 sa është sot, do të rritet në pesë mijë lekë.

Kush zë ose përdor pa leje fondin pyjor pa i dëmtuar ato, do të gjobitet me 2 milionë e 5 qind mijë për një hektar. Gjoba të majme do të ketë edhe për fshatarët që do të përvetësojnë lëndë drusore të ndryshme nga fondi pyjor. Kushdo që merr një barrë me dru në krah, ngarkon gomarin apo kalin, do të gjobitet nga administratorët e njësive vendore dhe inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve. Kështu, përvetësim dhe shitja pa leje do të llogaritet në m3, barrë në krah, ngarkesë e kafshës dhe copë.

Gjithashtu kush fshatar vetëngarkohet me dru për përdorim vetjak, do të gjobitet me 3 mijë e 5 qind lekë. Kushdo që do ngarkojë kalin e tij me një barrë për dru zjarri, do gjobitet me 9 mijë lekë dhe kush ngarkon gomarin me dru zjarri, do gjobitet me 6 mijë lekë për një barrë.

Sazan Guri: “Në PS ka shumë homoseksualë,janë bërë agresivë”(Video)

Ambientalisti Sazan Guri, nga Drimadhes në një intervistë për “Ora Verore”, nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit, ka lëshuar një deklaratë të fortë. Ai tha se në PS ka shumë homoseksualë, por sipas tij të tillë ka edhe në PD. Më tej ai shtoi se homoseksualët janë bërë shumë agresive, ndërsa shtoi se kanë pozicione deri në kryeministri.Homoseksualët janë bërë edhe natyrë agresive. Ne i tolerojmë ata. Ata kanë pozicione deri në kryeministri. Homoseksualë ka më shumë të PS por ka dhe te PD-ja. Ata kuptohen nga zëri, nga lëvizja e nga ecja“, Sazan Guri.

Video:


Historike/ 20 vjet pas krijimit, Euro barazohet me dollarin

Për herë të parë në 20 vite kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan ka arritur barazinë, që do të thotë se dy monedhat kanë të njëjtën vlerë. Euro arriti në 1 dollarë të martën, duke rënë rreth 12% që nga fillimi i vitit. Ndryshimi do të thotë se kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importojnë, ndërsa eksportet evropiane bëhen menjëherë më të lira në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu zhvlerësimi i Euros ndaj Dollarit reflektohet edhe në kursin e Lekut kundrejt monedhës Amerikane. Dollari u këmbye sot me 117.51 Lekë, 0.79 Lekë më shumë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Mbiçmimi i Dollarit luan një rol të rëndësishëm në shtrenjtimin e disa lëndëve të para jetike që kuotohen në këtë monedhë, si, për shembull, karburantet apo gruri, duke i bërë ato më të shtrenjta për qytetarët.

Frika e recesionit në kontinent tashmë është rritur edhe më shumë, e nxitur nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimit me energji të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.


“Shpërthen” socialisti në Athinë: “Edi Rama po nxjerr Shqipërinë nga mizerja se Berisha na la një karakatinë me goma të djegura (VIDEO)

Partia Socialiste zhvilloi procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri edhe për degën e Greqisë. Në Athinë u zhvillua dëgjesa me të gjithë kandidatët. Një prej tyre, Besim Mero tha: “Morëm një karakatinë nga Sali Berisha, pa timon, me goma të djegura që kundërmonin erë dhe po shikojmë se çfarë po bëjmë. Qeveria me në krye Edi Ramën po përballon shumë mirë tërmetin, pandeminë, hapje rrugësh të reja dhe gjithçka i duhet Shqipërisë në vazhdimësi”, tha Mero gjatë fjalimit të tij duke na kujtuar fjalimet e dikurshme në pleniumet e Partisë së Punës.


Kontrrolli habit policinë në Pogradec-Prrenjas/ Burrë e grua kishin fshehur edhe 6 emigrantë në veturë (Video)

Pogradec, Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 181”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. Vihet në pranga 1 shtetas që transportonte emigrantë të paligjshëm, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ll., 39 vjeçe, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Nissan”, me drejtues shtetasin S. D. dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen E. Ll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi S. D., u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


10 arsye të forta pse të rinjtë nuk duan një jetë tradicionale familjare…

Jo të gjithë e zgjedhin beqarin sepse e duan, por sepse nuk gjejnë dot partnerin ideal. Rreth 85 për qind e beqarëve duan një familje në një moment, por ata nuk duan të martohen vetëm sepse shoqëria e dikton atë. Në 30 vitet e fundit, vlerat familjare kanë ndryshuar: të rinjtë nuk duan të martohen ose të kenë fëmijë, dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz që pëlqejnë të jetojnë vetëm, këtu janë faktorët që kanë çuar në ndryshime familjare.

1. Sa më të arsimuar të jenë njerëzit, aq më i ulët është lindshmëria

Njerëzit fillojnë të mendojnë për fëmijën e tyre të parë shumë më vonë se paraardhësit e tyre. Kjo tendencë është më e theksuar në vendet e zhvilluara. Mosha mesatare kur gratë vendosin të bëhen nëna është nga 30 deri në 34 vjeç. Numri i grave që nuk u bënë nëna nga mosha 40 deri në 44 vjeç u dyfishua, po ashtu edhe numri i personave që vendosën të mos kishin fare fëmijë.

Në vendet në zhvillim, niveli i lindjeve ka rënë në vitet ’60, një grua mesatare lindi rreth gjashtë fëmijë, tani është rreth katër, dhe në disa rajone jo më shumë se dy.

2. Sistemi i vjetër i punës


Vit pas viti, gjithnjë e më shumë kompani kuptojnë se punonjësit nuk mund të jenë produktivë për tetë orë pesë ditë në javë. Prandaj, punëdhënësit po eksperimentojnë me oraret e biznesit. Njëra prej tyre është një javë katër orëshe me vetëm pesë orë pune në ditë.

Por, pavarësisht përparimit teknologjik dhe perspektivës për të shpenzuar më pak kohë në punë, njerëzit punojnë më shumë se sa është “përcaktuar”. 73 përqind punojnë më shumë se 40 orë në javë dhe 25 përqind më shumë se 50 orë. Në shumë vende, puna e punës është një fenomen normal, i cili, natyrisht, nuk është një faktor pozitiv kur bëhet fjalë për krijimin e një familjeje dhe për të pasur fëmijë.

3. Të ardhura të ulëta

Pavarësisht nga fakti se shumica e njerëzve punojnë më shumë se normalisht, nivelet e të ardhurave kanë rënë ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit. Që nga momenti kur një diplomë fakulteti pushoi së qeni një gjë e rrallë dhe kërkesat e punëdhënësit u bënë më të rrepta, gjetja e një pune të mirë dhe një pune në përgjithësi u bë një sfidë e vërtetë dhe një burim i vazhdueshëm stresi, shkruan albeu.com. Kjo situatë ekonomike ngre pyetjen familja apo karriera? Në botën moderne, është bërë pothuajse e pamundur të kesh të dyja.


4. Dëshira për të provuar gjithçka

Më parë, brezat e rinj i shikonin të moshuarit dhe donin të mësonin nga përvojat e tyre, por tani situata është përmbysur: 30-vjeçarët ndjekin atë që po bëjnë 20-vjeçarët dhe duan të bëjnë të njëjtën gjë. Jeta e pavarur është bërë më e thjeshtë dhe më fitimprurëse, dhe ka më shumë mundësi për të gjetur veten në botë dhe për të parë vetëm interesat tuaja. Shkencëtarët socialë amerikanë kryen kërkime që treguan se burrat nuk janë gati të kenë një fëmijë nëse kjo do t’u shkaktojë problem për hobi ose interesat e tyre ose nëse do t’u duhet të sakrifikojnë aftësinë për të udhëtuar. Gratë kanë një këndvështrim të ngjashëm, por përpiqen të mos ua tregojnë burrave sepse kanë frikë nga dënimi publik.

5. Pritshmëri të larta për një partner

Jo të gjithë zgjedhin një jetë beqare sepse e duan, por shpesh sepse nuk mund të gjejnë një partner ideal. Sipas studimit, 85 për qind e beqarëve të moshës 18 deri në 34 vjeç kanë dashur një familje në një moment, por ata nuk duan të martohen vetëm sepse shoqëria e dikton. Edhe para se të gjejnë partnerin e tyre ideal, këta njerëz janë mirë që të jenë beqarë në vend të lidhjes derisa të gjejnë një alternativë më të mirë.Për ata që janë tashmë në një lidhje, duhet shumë më shumë kohë për të vendosur nëse duan të martohen, mesatarisht duhen gati pesë vjet, që është një arsye tjetër pse ata martohen vonë.


6. Statistikat e divorcit

Në shumë vende, më shumë se 50 për qind e martesave përfundojnë me divorc. Njerëzit shtyjnë fëmijët sepse nuk janë të sigurt se mund të kalojnë një jetë me partnerin e tyre. Dhe kjo është një nga arsyet pse familjet moderne janë kaq të brishta. në të kaluarën, njerëzit duhej të kishin arsye shumë serioze për divorc, dhe sot situata është ndryshe.

7. Ekzistojnë një sërë llojesh të ndryshme marrëdhëniesh

Njerëzit kanë shumë alternativa të ngjashme me martesën siç është një marrëdhënie e hapur. Aplikacionet si Tinder e kanë thjeshtuar kërkimin për një partner, por pavarësisht këtyre lehtësive dhe lirisë, cilësia e marrëdhënieve është rritur, njerëzit afrohen me njëri-tjetrin shpejt, por edhe shpejt ngopen.

8. Ripërcaktimi i moshës madhore


Në të kaluarën, martesa konsiderohej hapi i parë për t’u bërë i rritur. Tani ky është hapi i fundit. Njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke marrë parasysh të mirat dhe të këqijat dhe duan të jenë plotësisht të përgatitur përpara se të bëhen prindër. Pak njerëz janë të gatshëm të kenë fëmijë në një apartament me qira. Të rinjtë po përpiqen të paguajnë hipotekën e tyre përpara se të kenë një fëmijë, duke kursyer para për dado, çerdhe, shkolla, kolegje dhe të gjitha shpenzimet e tjera të mundshme. Zakonisht në kohën kur ata janë gati të paguajnë për të gjitha, njerëzit kanë kaluar moshën e mesme dhe pyesin veten nëse është tepër vonë për një fëmijë.

9. Instinkti prindëror joaktiv

Nataliteti nuk ndikohet vetëm nga situata aktuale ekonomike, por edhe nga përvoja e kaluar. Për shembull, të rinjtë amerikanë e mbajnë mend mirë se sa e vështirë ishte për prindërit e tyre t’i rrisnin. Ata e mbyllin telefonin dhe nuk duan të njëjtën përvojë që i pengon ata të kenë fëmijët e tyre.

10. Mungesa e mbështetjes

Të rinjtë në përgjithësi duan të jetojnë veçmas nga të moshuarit, dhe gjyshërit duan të jetojnë jetën e tyre dhe të shohin nipërit e mbesat e tyre vetëm gjatë pushimeve. Në familjet ku punojnë të dy prindërit, kjo mund të jetë një problem, ata duhet të kërkojnë një dado që kërkon shpenzime shtesë dhe besim se mund ta lini fëmijën me një të panjohur plotësisht. Përveç kësaj, lidhjet familjare nuk janë më aq të forta, kështu që askush nuk mund të jetë i sigurt se njëri prej partnerëve nuk do të largohet nga familja në asnjë moment.

Po kalojnë pushimet në Spanjë/ Zbulohet i dashuri “sekret” i Luana Vjollcës (Foto)

Luana Vjollca prej disa vitesh raportohet se është në një lidhje me një personazh që thuhet se vjen nga bota e krimit, me emrin Krenar Çoçaj. Ajo nuk ka dashur kurrë të flasë për të, por së fundmi është publikuar një foto e të dyve nga Spanja, aty ku Luana po kalon pushimet. Ndoshta më në fund, Luana ka vendosur të dalë zbuluar se me kë është në lidhje, pasi prej më shumë se një viti ajo dhe është zhvendosur në Kosovë, aty ku jeton Çoçaj.

Pakënaqësia në rritje../ Lubonja: “Duhet të reagojmë si në Sri Lanka, s’do presim shpëtim nga BE-ja

Fatos Lubonja thotë se me protestën e 7 korrikut, të zhvilluar nga opozita kundër qeverisë së Edi Ramës u shfaqën qartazi disa gjëra, Sipas tij, kjo tregoi se Berisha kontrollon pjesën më të madhe të PD-së, që kundërshtarët brenda PD-së janë të dobët përpara tij, si dhe përveç mbështetësve të opozitës, aty kishte dhe shumë njerëz të tjerë.

Protesta shfaqi qartazi që kundërshtarët janë shumë të dobët përpara tij, flas për kundërshtarët brenda PD. Shfaqi qartazi që përveç njerëzve të PD-së, aty kishte dhe shumë njerëz të tjerë, që në një farë mënyre janë të pakënaqur nga qeveria. Grumbullimi i kaq shumë njerëzve në një kohë të papërshtatshme, ka të bëjë me vullnetin e organizatorëve, shtysa që ka Berisha, edhe për shkak të mërzive të tij mund të thuash, por janë shtysa të rëndësishme dhe historia tregon se njerëz me vullnet mund të bëjnë shumë. Mendoj se dhe Ilir Meta bën pjesë në këtë.

Besoj nuk ka të bëjë shumë me pakënaqësinë në rritje, sepse pakënaqësi ka pasur dhe me parë, por lidhet dhe me një lloj bazamenti militantësh që PD e ka të pandryshueshëm. Kështu që nëse ky vullnet do të jetë dhe më i madh, me pakënaqësi që parashikohen në rritje, mundet të kemi protesta shumë më të fuqishme.


Pra është një situatë ku maxhoranca me dhe pa të drejtë mendon se mund të vazhdojë të sillet kështu. Është detyrë e opozitës dhe njerëzve që të organizohen nëse duan të dalin nga kjo situatë”, – u shpreh Lubonja në News 24.

Reagimi i BE për amnistinë fiskale?

Mendoj se ata kanë reaguar sepse vërtet kjo është skandaloze dhe s’mund të mbyllin sytë, sepse i kanë mbyllur sytë herë të tjera. Padyshim që Rama nuk është aq budalla sa të mos i përdorë këto lloj sfidash ndaj Europës, ku në fund fare Europa mbyll sytë për shkak të gjeopolitikës, krizës së vet.

Ne kemi pasur shumë reagime të BE të mefshta, jo këmbëngulëse. Rama, pa dyshim që e shfrytëzon këtë situatë për ta hedhur hapin pa asnjë problem. Ne s’kemi pse të presim nga Europa.

Ata në Sri Lankë nuk protestuan se i shtyu kush, por nga nevoja e tyre. Opozita duhet të jetë e tillë, që mos ketë komplekse, ta akuzojë BE, që dhe këta blihen, kjo është e vetmja gjë që mund të na nxjerrë nga situata”, – tha Lubonja.