Rrëfehet shqiptarja që punon për Gucci: “Ja si u bëra pjesë e shtëpisë së famshme të modës…

Anila Shaqiraj është shqiptarja që po korr sukses në Itali. Ajo është një krijuese çantash në shtëpinë e modës Gucci.Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se u bë pjesë e industrisë së modës. Ajo rrëfeu se më herët ka punuar edhe për shtëpi të tjera të modës si Balenciaga .“Isha në vitin e fundit së universitetit dhe pash një broshur për bërjen e çantave. Edhe e pash, u bëra kurioze se si bëhen çantat, i hyra dhe u regjistrova. Mbarova shkollën dhe më pyetën: ‘Ti a do punosh në fushën e modës?’ Jo i thash. Unë erdha për çantat.

Pastaj kaloj koha dhe i thirrja mendjes, telefonova profesorin dhe i thash se si mund të kthehesha. Karriera ime vazhdonte nga një punë në një tjetër. Në 2015 arrita te Gucci dhe mi lidhi çik këmbët. Kam që në atë vit që punoj aty. Ka qenë ftesë në punët e mëpërparshme. Në këtë ambient jam arkitektja e çantave”, u shpreh Anila.

Më tej, ajo ndau edhe detaje nga puna në Gucci, duke theksuar se provon produktet përpara se të dalin në treg.

Unë punoj te Gucci 9 deri në 10 orë të ditës. Varet, se në periudhë sfilatash punoj edhe të shtunën dhe të dielën. Ne kemi orar fleksibël, që mund të hyjmë në punë që nga ora 7:30 deri në 10:30. Po unë jam person që çohem herët, po dua dy orë të bëhem gati”, shtoi Anila./ Abc

Do ia pres fytin../ Stresi kërcënon radikalistin fetar: Jam betuar….

Reperi i njohur Stresi ka kërcënuar së fundmi me jetë radikalistin fetar, Luigj Marku. Kjo ka ardhur pasi Marku e ofendoi rëndë në rrjetet sociale, teksa e ka sharë gjithashu me fjalë banale reperin dhe e ka ofenduar nga nëna. Ndërkohë Stresi ka kërcënuar publikisht duke thënë se “do i presë fytin Luigj Markut”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin, ku mendohet se jeton 36-vjeçari, dhe do e bëjë copa-copa live .Reperi bëri deklaratat gjatë një video-live me shokun e tij, Aleks Visha, ku u shpreh: “Mbajeni mend që do ta gjej, ky babloku atë Luigj Markun do shkojë në Dublin ta kapë. Po e zura do ia pres fytin atij p* r**i! Ja tregoj unë atij, jam betuar. Kam me bo copa-copa live atë njeri. Çfarë do i bëj atij që shan.”

Luigj Marku publikon video në Tik-Tok ku kërcënon dhe ofendon myslimanët, si edhe shpreh mbështetjen për ata që vrasin myslimanët, madje ka thënë fjalë fyese edhe për librin e shenjtë të Kuranit.

“Do ja u shker* kuranin, e xhaminë, gjak prishur, do ja u q* hoxhën në b**, ja u q qeni nanën, ju jeni mbeturina turqish”, thotë ai në një video.

Ai u bënë thirrje myslimanëve që mos ta quajnë vetën shqiptarë por turq. Luigj Marku raportohet se është shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare.


Më duket vetja varfanjak/ Revoltohet Fevziu dhe bën krahasime: “ Kam takuar një politikan që kishte veshur rroba 40 mijë euro….

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se shumë herë është ndjerë i varfër kur është takuar me politikanë që mbajnë veshur mijëra euro. Në një intervistë për emisionin “Të peskpozuarit”, Fvziu rrëfeu një takim me një politikan të lartë, që ishte veshur me rroba shumë të shtrenjta, të cilat në total kapnin vlerën e 40 mijë eurove. Ai shtoi se shpesh ndihet “varfanjak” para politikanëve të tillë, edhe pse ka pagë të lartë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Më bën përshtypje, e kam menduar shpesh. Mënyra se sa shpenzojnë një pjesë e politikanëve është e habitshme. Mjafton të shkosh te dera e parlamentit, të shohësh makinat me të cilat vijnë politikat, çantat që mbajnë, orët që mbajnë. Una jam një nga njerëzit më të paguar në Shqipëri. Përveç pagës, kam patur të ardhura nga pronat jo të vogla. Shpeshherë më duket vetja varfanjak para politikës. Shihja një ditë një politikan të rëndësishëm, më thirri në kafe. Kishte një xhaketë 4 mijë euro. Këpucë që bëjnë 6 mijë e ca euro. I pashë një kravatë 250 euro dhe ora diku te 15 mijë euro, këto i njoha unë.

Ylli Rakipi: Pra një këlluf i futur brenda 40 mijë eurove…


Blendi Fevziu: Ai njeri kishte në trupin e tij mbi 40 mijë euro. Një njeri që paguhet 1 milion e 200 mijë lek (të vjetra) në muaj, si mund të arrijë këtë mirëqenie? Një nga gjërat që kam llogaritur kur më kërkuan të bëhem ministër, rroga që merrja si gazetar ishte pesë herë më shumë se rroga e ministrit… Politika ka benefitet e veta. Në një restorant që hyjnë, dikush i ofron diçka.. Ky është bonusi që merr për angazhimin në politik. Por nuk mund të jenë njerëz që e përdorin profesionin vetëm për të fituar. Ka edhe politikanë që nuk e kanë problem lekun. Dashamir Shehi përshembull.

Në perëndim merr më shumë por ke shpenzime më të larta/ Familja Shqiptare braktis Anglinë pas 32 vitesh: “Nuk ka si vendi jot…

Një çift i cili për 32 vjet kishte jetuar e punuar në Angli, më në fund ka vendosur të kthehet për të investuar e jetuar në Kosovë. Ndonëse kishin mbi 30 vjet në mërgim, ata vendosën që të braktisin jetën e krijuar në Angli dhe për tu kthyer në Kosovë, përkatësisht në Koliq të Prishtinës. Kryefamiljari, Arben Leci, tregoi dhe arsyet se pse ai dhe bashkëshortja morën këtë vendim.

“Një kohë të gjatë në gurbet dhe vendosëm të vijmë sa do pak që t’i ndihmojmë këtij vendi. Kurbeti nuk është i lehtë. Para atje ka por një jetë si në Kosove nuk ka””, tha ai për RTK.

Gjithashtu, ai ka edhe një mesazh për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit e po ashtu edhe për ata që duan të ikin nga Kosova.

“Kush ka, mirë është me ardh me investu. Ja vlen me ardh me provu. Kurse për këta këtu i them që me punu sa më shumë e me ndërtuar këtë vend . Se në perëndim merr pare ma shumë por ke shpenzime më të larta”, tha ai.


Kurse bashkëshortja e tij, Safetja, tha se ende i ruan traditat.

Nuk ka qenë e vështire të vendosim që të kthehemi sepse gjithëmonë kemi qenë të mendimit që të kthehemi në Kosovë. Atje jeta nuk me ka pëlqyer sepse isha larg familjes, larg vendit tim. Edhe atje kemi gatuar ushqimet tradicionale, kemi ngrëne ushqimet tona tradicionale”, tha ajo.

Ari, garancia e shteteve në kohë të vështira/ Ky është vendi me rezervat më të mëdha në Ballkan…

Të dhënat e Këshillit Botëror të arit, bazës më të saktë të informatave për rezervat e arit sipas vendeve, për kuartalin e dytë të këtij viti, tregojnë se pas Serbisë, Maqedonia e Veriut ka rezerva më të mëdha të arit në Ballkan. Serbia ka rezerva më të mëdha të arit nga vendet e rajonit dhe rezervat e saj mbërrijnë në 38.1 ton shufra ari. Në vendin e dytë, sipas Këshillit Botëror për arin, renditet Maqedonia e Veriut me 6.9 ton.

Pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, renditen Sllovenia me 3.2 ton, Bosnja e Hercegovina me 3 ton dhe Mali i Zi me 1.09 ton, derisa Kroacia, sipas këshillit nuk ka rezerva ari, për shkak të shitjes në vitin 2001.

Ky metal i çmuar shërben si garanci për besimin në Bankën Qendrore, veçanërisht në kohëra të vështira të krizave, siç është momentalisht situata me tensionet gjeopolitike në Ukrainë, krizat energjetike dhe ekonomike dhe rritjes globale të inflacionit./INA