Virusi i rrezikshëm në faqet e qeverisë dhe dyshimet për një hakmarrje/ Çfarë rrezikon Shqipëria…

Shqipëria gjendet përballë një sulmi të paprecedent kibernetik duke bërë që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të mbyllë përkohësisht shërbimet publike online dhe faqeve të tjera qeveritare me qëllim mbrojtjen e tyre nga dëmtimet e mëtejshme të sistemit të informacionit. Vendi ka investuar në shërbimet online gjatë viteve të fundit duke kaluar thuajse çdo shërbim përmes e-Albania duke e bërë mjaft të ndjeshëm ndaj sulmeve të tilla. Pak orë më vonë reagoi edhe vetë kryeministria duke theksuar se sulmi është i paprecedent dhe buron nga jashtë vendit, ndërkohë që siguron qytetarët që po merren masat e nevojshme për përballimin e tij. Kryeministria thekson gjithashtu se janë dukë bashkëpunuar me ekspertët e “Microsoft” dhe kompanive të tjera të sigurisë kibernetike për të minimizuar dëmtimet.

Në të dyja rastet, njoftimet e institucioneve janë të shkurtra dhe pa dhënë shumë detaje në lidhje me çfarë po ndodh.Në fakt, bëhet fjalë për diçka tepër të madhe, i ngjashëm me një pushtim virtual, ku armiku, tashmë jo fizikisht, por virtualisht, kërkon të marrë kontrollin e të gjitha shërbimeve online që ka një shtet. Një burim i afërt me AKSHI, ekspert i sigurisë kibernetike dhe njohës i mirë i këtyre praktikave i tha abcnews.al se ka të dhëna që të bëjnë të dyshosh për një sulm mjaft të avancuar, të tipit Ransomware përmes të cilit po synohet marrja nën kontroll e sistemit të komunikimeve dhe shërbimeve online të qeverisë shqiptare.

Kjo nuk është diçka e zakonshme. Është një sulm shumë i avancuar dhe mjaft i rrezikshëm. Nuk përballemi shpesh me diçka të tillë. Është njëlloj sikur dikush të të pushtojë me ushtri, por në rastin në fjalë kjo ushtri është online. Uroj që AKSHI të këtë marrë masat e duhura dhe besoj se në lojë do të futen edhe aleatët pasi situate është serioze”, i tha burimi abcnews.al.

Çfarë është një “Ransomware”?


Virusi “Ransomware” konsiderohet tepër i rrezikshëm pasi përmes tij, sulmuesit i kijojnë vetes akses në të gjitha të dhënat e faqeve/ databazave duke marrë tërësisht kontrollin e tyre. Pasi kanë marrë kontrollin, ata heqin mundësinë e aksesit të kujtdo tjetër duke mbyllur sistemin ndaj tentativave për të rikthyer materialet. Eksperienca ka treguar që në rastet e sulmeve të tilla, institucionet apo kompanitë nuk i kanë rikthyer më materialet në databazë.

Përveç kësaj, rreziku tjetër, edhe më i madh kur bëhet fjalë për një shtet, ka të bëjë me faktin se sulmuesit përveç se kanë kontroll të plotë mbi sistemet online, marrin gjithçka që ka të bëjë me qytetarët, siç janë pagat, të dhënat mbi pronat, sigurimet, dhe gjithçka tjetër që është administruar dhe gjeneruar nga këto institucione.

Kush po na sulmon?

Në reagimin e tyre, AKSHI dhe Kryeministria thanë se “sulmi gjenerohet nga jashtë” duke mos dhënë informacione shtesë. AKSHI përdori edhe termin “armik” duke mos specifikuar një shtet apo një organizatë të interesuar për të sulmuar vendin tonë. Ekspertët dyshojnë se gjithçka ka ndodhur nga një agjenci spiunazhi e huaj, e njohur për sulme të ngjashme edhe ndaj shteteve të tjera, pas një operacioni të gjerë kundër agjentëve të tyre në Shqipëri.Dyshohet si një hakmarrje ndaj nesh”, i tha një burim abcnews.al. /abcnews.al


Turizmi në nock out/ Nëse një rajon turistik falimenton, qeveria është edhe më përgjegjëse sesa ata që vënë çmimet në menu…

Nga Mentor Kikia

Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e rëndë dhe nuk ka aspak vend për entuziazëm dhe hare opozitare. Pamjet e plazheve në Jug, në atë që ishte pretenduar si zona e turizmit elitar në Shqipëri, rrëfimet e pronarëve të hoteleve dhe shtëpive -hotele, janë të trishtueshme. Ndërsa, si çdo verë, edhe këtë vit, fushata e denoncuesve të çmimeve abuzive, apo më saktë të paarsyeshme, vazhdon. Në këto kushte qeveria ka gjetur të bëjë punën më të gabuar. Ajo po i përgjigjet situatës me një fushate reklamash bajate. Ajo mbyll sytë dhe kërkon që edhe ne të shikojmë atë që do ajo, pra të kundërtën e asaj që është.

Padyshim që ky është një problem i madh ekonomik dhe si i tillë, ai fillimisht duhet pranuar, e më pas të kërkohen zgjidhje. Ky është një vit krize. Pushues të huaj ka më pak si pasojë e rritjes së kostove në nivel global. Lufta në Ukrainë ka krijuar një kolaps edhe për vende të tjera që jetojnë me turizëm. Por ajo që po ndjehet fort këtë vit është edhe mungesa e pushuesit vendas. Situata në Jug ishte e pritshme. Një këmbëngulje titanike e operatorëve në këtë zonë, për të operuar me çmime aspak të justifikuara me shërbimin që ofrohet dhe, mbi të gjitha, llojin e pushuesve që vjen këtu, është një nga shkaktarët kryesore të kësaj rënijeje.

Kryeministri Rama e bëri dalje menjëherë disfatën: Vetë e keni fajin që rrisni çmimet, mos prisni tani t’ju rimbursojë qeveria.Por, po sikur plazhet të ishin plot, çfarë do të bënte qeveria? Do të vraponte ajo të përvetësonte suksesin? Pa asnjë dyshim që po. Ndërsa kur dështimi shtrohet mbi plazhe në vend të pushuesve, qeveria e dorëzon menjëherë përgjegjësinë.


Por çfarë mund të bëjë qeveria, mund të pyesim?

A bëri ndonjë studim qeveria, se ku do ta çonte Jugun e babëzitur kjo babëzi?

Nëse disfata e Jugut do të ishte parashikuar, qeveria mund ti mblidhte pronarët e tu thoshte: Po shkoni drejt greminës. Mbani dorën.

A ka bërë ndonjë studim qeveria, se cila shtresë e shqiptarëve pushojnë dhe cila pushon në Shqipëri? A pushojnë 35 % popullisë që janë fshatarët? Ku pushojnë 5 % që janë shtresa super e pasur? Sa nga pjesa tjetër e shoqërisë kanë mundësi të bëjnë pushime? A pushojnë dhe ku pushojnë?

A janë bërë studime, për të mësuar se cila shtresë pushuesi i huaj vjen këtu. Çfarë gjejnë ata këtu tek ne më shumë sesa në Mal të Zi, Turqi, Kroaci etj? Nëse ata preferojnë Shqipërinë sepse u pëlqejnë prodhimet disi më organike, u pëlqen kuzhina dhe çmimet ende të arsyeshme në krahasim me vende të tjera, atëherë qeveria mund ta kishte mbledhur “ansamblin babëzia” e ti thoshte; këto janë armët tona dhe hajde ti ruajmë, që të mbijetojmë.


E dini ju që Saranda, “perla” e Jugut, nuk afrohet në standard shërbimi as me një fshat turistik malazez? Kur u themi këto, ju të akuzoni se i bëjmë antireklamë Shqipërisë, se jemi të shitur… A është bërë ndonjë studim për të mësuar perceptimin e pushuesve, vendas e të huaj. Çfarë mendojnë ata se duhet përmirësuar? Cilat janë problemet më të mëdha? A jemi shtruar të arsyetojmë se përse vazhdon braktisja masive e pushuesve kosovarë, të cilët po ndjehen gjithnjë e më mirë në Ulqin?

Në vend të këtyre studimeve, jemi mjaftuar me ndonjë turist që intervistohet nga ndonjë gazetar, e që thotë se Shqipëria është vend i bukur, dhe shqiptarët njerëz shumë mikpritës. Dhe me kaq fluturojmë me …. Detyra e qeverisë është të prodhojë politika orientimi, të prodhojë strategji dhe të nxisë masa që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Por në vend të prodhimit të politikave orientuese, qeveria jonë poston natë e ditë foto dhe video nga peisazhet e bukura të Shqipërisë. Ndërsa tani, kur plazhet janë bosh, ministrja e turizmit shfaqet në video qesharake, ndërsa shikon një qese mbeturinash që i del përpara rastësisht, aty ku ajo po kalon me eskortën e saj mediatike, dhe e merr e hedh në kosh.


Zonja ministre, ajo është punë e pastruesve të bashkisë. Ty të kemi votuar dhe të kanë caktuar të bësh ministren dhe të paguajmë, të dirigjosh politikat e zhvillimit, të parashikosh krizat e të orientosh operatorët si të mbijetojnë. Të identifikosh përmes studimeve, pikat e dobëta dhe pikat e forta të sektorit dhe të mbështetemi në studime për të ecur përpara.

Ju mendoni se turistët do të vijnë këtu ngaqë do lexojnë postimet tuaja qesharake në FB, apo se ju dëgjon juve teksa thoni se ne do të bëhemi superfuqia turistike e rajonit? Ju mendoni se plazhet do të mbushen meqë ju thoni se po vijnë edhe pushues nga Greqia, meqë do të keni takuar ndonjë greqishtfolës diku në ndonjë qoshe?

Nëse një rajon turistik falimenton, qeveria është edhe më përgjegjëse sesa ata që vënë çmimet në menu. Sepse detyra e qeverisë është të jetë më e përgjegjshme dhe më largpamëse sesa një i pangopur që çmimin e një sallate domatesh e vë 400 lekë ndërsa domatet kalben arave në çdo fshat të Shqipërisë, apo një shishe ujë 750 ml, e shet 400 lekë, sikur ta importojë nga fjordet e Norvegjisë.

Presidenti Meta shkon te berberi, publikon foton duke u qethur: “Gati për një javë të re…

Presidenti Ilir Meta pasditen e kësaj të diele kaa shkuar te berberi i tij, Deti, për tu qethur. Ka qenë vetë presidenti ai i cili në llogarinë e tij në “Instagram”, ka publikuar një foto teksa është duke u qethur. Krah fotos presidenti shkruan: Gati për një javë të re, bashkë me miq të rinj!. Kujtojmë se më 24 korrik, pra këtë javë, Ilir Meta do të lërë postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë.


I bllokohet timoni pedalones/ Tre 15-vjeçarë mbetin në mes të detit në Durrës, shpëtohen nga…

3 të rinj kanë mbetur në mes të detit në Durrës pasi kishin shkuar me pedalon të cilës më pas nuk i ka punuar timoni.
Ata janë konstatuar nga Policia Kufitare Durrës në vendin e quajtur ‘Adriatik 1’ duke i ardhur në ndihmë dhe duke i nxjerrë përsëri në breg. Adoleshentet, banues në Tiranë ndodhen në gjëndje të mirë shëndetësore.
Policia bënë thirrje të gjithë këshilluesve të kenë kujdes me mjetet lundruese dhe ti përdorin ato sipas rregullave të përdorimit.

Atentat si në Palermo në Fushë-Krujë/ Masakrohen 3 persona dy prej tyre janë djegur brenda makinës…

Policia ka reaguar në lidhje me atentatin në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe bën me dije se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas. Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj u vranë në vend, ndërsa 30-vjeçari Diklen Vata, i cili ndodhej në sediljen e pasme, doli nga makina dhe tentoi të largohej. Autorët i janë afruar dhe e kanë ekzekutuar nga afër. Në vendngjarje janë sekuestruar 50 gëzhoja armësh automatike. Disa minuta pas ngjarjes, në afërsi të fshatit Lushk, u gjet një automjet i djegur i cili dyshohet të jetë i autorëve. Pas shuarjes së zjarrit, brenda mjetit u gjetën 3 armë zjarri automatike. Gjithashtu mësohet se targa e mjetit, rezulton e vjedhur në Tiranë gjatë vitit 2022. Nuk dihen ende shkaqet e atentatit, ndërsa dyshimet e para janë pazaret e drogës.


E-Albania pezullon shërbimet / Ironizon Ylli Manjani : “Uaau, tani që do hapej akademia e mbjelljeve online …

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas bllokimit të shërbimeve të E-Albania-s, pasi një sulmi kibernetik që sipas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) I ka ndodhur kësaj platforme. Manjani në statusin e tij thekson me ironisë kjo ngjarje ndodhi fiks në kohë që “do hapej akademia e mbjelljeve online”. Ndërkohë që shton se Qeveria tashme do shpallë një tender tjetër sekret për të kapur “kibernistin që është jashtë shtetit, por kjo ka kosto”.

“Sulm kibernetik AKSH-it?! Uau! Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!

Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…

*Ups! Na ikën dritat. Hajde shnet se na duhet bateria e celularit”, thekson Manjani

Sulm kibernetik/ Mbyllen shërbimet publike online dhe faqet qeveritare

Shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare në vend janë mbyllur përkohësisht pasi kanë rënë pre e një sulmi kriminal kibernetik nga jashtë Shqipërisë.Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka bërë me dije se për të përballuar sulmet janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Njoftimi i AKSHI-t:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.


Diell dhe temperatura për plazh/ Ja si do jetë parashikimi i motit për ditën e diel….

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore. Në zonën e alpeve dhe në lindje të vendit në orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga shtrëngata lokale shiu. Era nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e diel kryesisht pasdite fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.


“Kërkon 7 mijë euro për një vend pune/ 29-vjeçari mashtron dy vajza: “Kam të njohur në ministrinë e Energjitikës…

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar i identifikuar si Julian Gjoka. I riu nga Vora, u prangos pasi ka mashtruar dy vajza, duke iu premtuar një vend pune në ministri dhe iu ka marrë këtyre të fundit shuma të konsiderueshme parash. Bëhet e ditur se i riu u thoshte vajzave se ka të njohur në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Bëhet e ditur se njërës prej vajzave ai i ka kërkuar 7 mijë euro, në këmbim të vendit të punës që siç thoshte do t’ia siguronte tek ministria e Energjitikës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtuesi”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:


– J. Gj., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas dyshohet se me anë të mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga shtetaset V. Ç. dhe L. P., të cilave iu kishte premtuar se do t’i punësonte në institucione shtetërore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

U përgatitën për “treshe” me eskortën /2 shqiptarëve iu ndodh e papritura kur hapin derën e hotelit…

Dy shqiptarë, njëri 32 vjeç dhe tjetri 30 menduan të kalonin një mbrëmje të nxehtë me një eskortë në Cremona të Italisë. Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptarët kishin parë një reklamë online dhe telefonuan duke “porositur” një eskortë, e cila kishte pranuar që të kryente seks me të dy ata. Por, gjithçka u shkatërrua kur eskorta, e quajtur “Miranda” mbërriti në adresën e dhënë duke i rënë ziles. Pasi kanë hapur derën, dy të rinjtë kanë parë se eskorta në fakt ishte një transgjinor, gjë që ka acaruar shumë të rinjtë. Ata e kanë sulmuar Mirandën me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Ndërkohë, fill pas sulmit janë larguar nga banesa, ndërkohë që eskorta ka bërë kallëzim në polici. Pas arrestimi është zbuluar se njëri prej shqiptarëve punonte si kamarier, kurse tjetri merrej me tregti makinash.


Modelja e njohur shqiptare kërkon 5 mijë euro për të kaluar një natë(Publikohen mesazhet dhe fotot)

Teddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, është bërë së fundmi qendra e vëmendjes në rrjetet sociale.Kjo, pasi Teddy Grey ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa status, mesazhe dhe foto që kanë të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzon se merr para në këmbim të një nate me të. YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

Mesazhet e publikuara:

-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.

-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon a atë vij në Kosovë.

Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”


Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”

Postimet e YouTuberit britantik nuk mbarojnë me kaq, pasi ai ka ndarë gjithashtu një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Arta Nitajn. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vërtetësinë e fotove apo bisedave që vlogeri britanik ka publikuar.

E pabesueshme / Mihrije Braha tregon si duket pa makijazh(Video)

Artistja së fundmi ka shpërndarë një video, ku shfaqet tërësisht natyrale pa makijazh. Përkundër moshës edhe pse është 54-vjeçare, ajo kujdeset vazhdimisht për paraqitjet e daljet publike. Megjithëse rrallë është shfaqur e tillë, krijuesja e hitit “Ma kadal” mori komplimente të shumta nga ndjekësit.