Salianji: Çmimi i naftës në bursë ka rënë, por në Shqipëri vazhdon në stratosferë, ja pse duhet një qeveri e re…

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Korçë ,Ervin Salianji ,ka reaguar në rrjetin social Facebook me kritika ndaj qeverisë Rama në lidhje me çmimet e karburanteve. Ai është ndalur tek çmimi i naftës, duke thënë se në bursë ka pasur një rënie këtë javë, por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Ai thotë se faji në këto momente është i marrëveshjeve kartel mes anëtarëve të bordit të transparencës dhe qeverisë. Më tej Salianji shkruan se vendit i duhet një qeveri e cila kujdeset për qytetarët e vet dhe ndalon me ligj krijimin e monopoleve që dëmtojnë ekonomitë familjare dhe bizneset!

Postimi i Ervin Salianjit:

Çmimi i naftës në bursë ka pasur rënie pikiatë këtë javë, në Shqipëri çmimi vazhdon në çmime stratosferike duke mos reflektuar rënien e çmimit në bursat ndërkombëtare. Kur ka rritje reflektohet menjëherë si me buton! Më përpara faji vendosej sa qeverisë, sa oligarkëve, ndërsa prej muajsh me krijimin e bordit të përbashkët faji është i marrëveshjeve kartel dhe bashkëpunimit të tyre me qeverinë!

Ky çmim nafte që ka sot Shqipëria po ta krahasosh me vendet e Evropës për fuqinë blerëse dhe pagat mesatare është njësoj sikur në Evropë të përballohej një çmim prej 15 eurosh për litër, ndërkohë që vetëm pak vende e kanë më shtrenjtë se ne! Shqipëria ka nevojë për qeveri që kujdeset për qytetarët, që garanton tregun e lirë nëpërmjet konkurrencës së ndershme dhe ndalon me ligj krijimin e monopoleve që dëmtojnë ekonomitë familjare dhe bizneset!


Plazhi bosh, ja pra erdhi dita /Abuzuat me çmimet ,mbajini vetë shezlonet tani ropsha

Nga Arsen Rusta :

Plazhi Bosh!!! Ja pra erdhi dita. Abuzuat nga Jugu në veri me çmimet. Tani mbajeni shezlonget për vete. Shtrihuni aty, ju pronarët që nga kufiri shqipërisë nuk dilni dot se jeni në kërkim nga europol e interpol. Ndërsa këtu jeni biznesmena falë aferave. Plazhet në shqipëri i ka braktisur shtresa e mesme. Sepse shezlonget janë super ngjitur. Të rastis ti me familjen e ngjit ke një tufë “laskarash” hashash drogë kokainë e heroinë dhe zhurma sikur janë lëshuar nga burgu e direkt në plazh. Të rastis ndonjë “bundërr” instagrami që të bën shfaqe nudo në kufijtë e pornografis.

Të rastis tabela nuk lejohet termus. Të rastis tabela ti i varfër ose i pamundur ik nga këtu plazhi është për borgjezët. Të rastis noi grup që fjalorin e kanë K…RI, P, Qi….A Ropt Fisin e ku ti kenë. Po kush është ai budalla që do vi në këto plazhe ndyrsira në menaxhimi e të bekuara nga natyra.

A mos harroni, futini ndonjë të vrar për pse më sheh shezlongu im etj etj etj me njëri tjetrin. Situata e sotme sështë tak fak. Ka vite qe akumulohet. Tani mbajeni shezlonget pijini lëngun edhe ato hotelet e biznesmenëve në Vlorë.


Unë kam qenë plot tre herë të dokumentuara e filmuara. As mos i shkelni janë mashtruese nga ai që sot bën i lënduar për reklamën e keqe që do 40 e 60 euro në tetor dhe mëngjezin ta jep me ….. e dhomat i ka të ndyra e pa higjenë. Yyyy rracë ropsha hajduta. Ci dini ju shqiptarët dele. Se keni zënë ju detin dhe ne o do na q….i ju me çmimet hajdute o do rrimë pa plazh.

Hapni pak sytë Budva, Greqia, Italia, Kroacia, pa futur Turqin paketa që juve ja u fut aq sa ja keni fut shqiptarëve ndër vite. Braktisni hajdutët .Le të bëjnë ata plazh me dashnoret e tyre në shezlonget e pordhës. Maksimumi 2 deri në 5 vite do falimentojnë. Me pak fjalë shqiptarët ti shihni me dylbi, ja u paskeni fut rusëve, ukrainasve e dolët zbuluar me mungesën e tyre. Plazh ka Det po, rërë Po, ska hoteleri turizëm, shërbim, kulturë edukatë, standart. Turista? Pafund ka edhe turista.

Foto marrë nga #EnrikMehmeti plazhi Jalit


“Edhe një natë”/Xhensila Myrtezaj dhe Noizy publikojnë duetin e shumëpritur (Video)

Xhensila Myrtezaj dhe Noizy kanë publikuar duetin e tyre të parë të shumëpritur nga publiku. Kënga titullohet “Edhe një natë” dhe artistët e kishin paralajmëruar prej kohësh. Siç vihet re nga reagimet e para, duket se është pëlqyer shumë. “Jam e sigurt që do të jetë një super hit. Një këngëtare si Xhensila nuk të zhgënjen kurrë”, “Normal që do të jetë një super hit, çfarë mund të presësh tjetër nga Noizy”, “Për Xhensilën, ky është projekti i tretë që publikon për këtë verë ndërsa Noizy ka sjellë disa duete.



Hodhi plehra nga makina, policia gjobit me 250 mijë lekë shoferin e Mercedesit(Video)

Drejtuesi i një automjeti në Fier është dënuar me 250 mijë lekë gjobë nga policia rrugore, pasi ka hedhur sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte. Në videon e mëposhtme, ai duket duke hedhur letra nga makina, veprim që sipas Kodit Rrugor dënohet me gjobë deri në 1 milionë lekë. Njoftimi i policisë:
Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë.Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!

Një avion plot, Anglia ekstradon shqiptarët problematikë

Ministria e Brendshme britanike ka deportuar në Shqipëri 23 shtetas shqiptarë, që janë dënuar për vepra të ndryshme penale, në total e 55 vite burg. Mes të riatdhesuarve është dhe rasti i kontrabandimit drejt Britanisë së Madhe me jaht dhe një tjetër që hyri fshehurazi me kamion. Në njoftimin e qeverisë britanike thuhet se shqiptarët janë kthyer në atdhe ditën e djeshme me fluturim charter. Po ashtu bëhet e ditur se një nga personat e ekstraduar ishte arrestuar në qershor për trafik droge. Gjatë marrjes në pyetje ai tha se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2021 dhe më pas jetonte aty ilegalisht.

Po ashtu, një tjetër i ekstraduar ishte futur në Mbretërinë e Bashkuar në bordin e një jahti në vitin 2021. Ai gjithashtu jetonte ilegalisht në Britani, deri sa u kap nga policia.

Priti Patel. Zyra e Brendshme pohoi se që nga marsi i vitit të kaluar, më shumë se 10,000 njerëz ishin larguar nga fluturimet e planifikuara dhe charter, me 86 fluturime në total, në 13 vende të ndryshme.


Kriza ekonomike dhe çmimet e çmendura ,Dhërmiu është pothuajse bosh(Foto)

Mesi i sezonit veror dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi janë thuajse të boshatisura. Shezlongë dhe vijë bregdetare që nuk kanë nevojë për koment. Ata që e frekuentojnë rregullisht këtë zonë nuk e kanë të vështirë të arrijnë në konkluzionin se këtë vit ka më pak lëvizje. Të njëjtin fakt e pohon edhe një nga banorët e vjetër të zonës që prej vitesh jep dhoma me qira për pushues. Mungesën e pushuesve në pikun e sezonit veror e ndjen edhe një prej shitësve të një marketi në zonë. E njëjta situatë mbizotëron edhe në restorantet e Llogorasë, ku ka një rënie të ndjeshme.

Nisur nga ecuria e deritanishme shpresa e administratorëve të restoranteve, lokaleve dhe subjekteve akomoduese mbetet gushti dhe shpresa për ardhjen e më shumë emigrantëve

Arsyeja e kësaj situate duket se është komplekse, që nga rritja e çmimeve të transportit dhe shërbimeve e deri te cilësia e shërbimit dhe infrastruktura, që nuk justifikohet me çmimet e vendosura. /A2


Plazhi i Jalës bosh si asnjëherë më parë, paralajmërohet se do ulen çmimet…

Bregdeti i Jalës këtë sezon turistik duket më bosh se asnjëherë më parë. Në një ka fotot e publikuara nga plazhi duket thuajse i shkretuar edhe pse çmimi i çadrave me dy shezlongë ishte ulur në 700 lekë të reja, sërish ato ishin të zbrazura. Bëhet me dije se rritja e çmimeve të hoteleve, bareve dhe restoranteve dhe hapja e vendit ka ndikim tek zbrazja e plazheve, por Qeveria Rama është e bindur se pas datës 15 korrik turistët do të jenë më të shumtë.

Pas datës 15 korrik mendoj se turistët do jenë të shumtë në numër po ashtu kryesisht Italianët ,të cilët sipas informacioneve nga kompanitë e udhëtimit ,do të vijojnë deri në mes të shtatorit.

Ajo që duhet bërë është fakti që ky vit të jetë një mësim për vitet që do të vijnë”.



U përcoll sot për në banesën e fundit/ Kjo është mjekja që humbi jetën në aksidentin tragjik(Foto)

Mjekja Edma Sali është ndarë nga jeta për shkak të një aksidenti rrugor jashtë Shqipërisë . Ajo u përcoll sot për në banesën e fundit, pas homazheve që u mbajtën në nder të kujtimit të saj pranë shtëpisë funerale “Alba2000”, Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur mes dhimbjes së thellë motra e saj, Jona. Mjekja e re i përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Tiranë, me rezultate shumë të mira, dhe më pas vazhdoi specializimin në Gjermani. Ajo ishte rreth 30 vjeçe.

Postimi i motrës:

“Me hidherim te thelle familja Sali, njofton shuarjen e nje ylli ne toke per te rilindur e ndricuar fort atje lart ne qiell…
Edma jone e shtrenjte…, do te ndricosh atje lart ne mbreterine e zotit me gjithe fuqine ndricuese qe ti pate ne 30 vite jete…, me gjithe forcen qe ti dije te kaperceje cdo sfide…, me gjithe bagazhin e mendjes tende te ndritur…, me gjithe shkelqimin rinor…

Homazhet do te mbahen neser me date 15 Korrik, prej ores 09:00, prane shtepise funerale “Alba2000” Tirane, nga ku do te nisemi ne oren 12:00 per te percjelle ne banesen e fundit tokesore te shtrenjten tone Edma Sali.”

Për këtë ndarje të parakohshme nga jeta reagoi më herët edhe Urdhri i Mjekut Durrës.


Korçë, mbyllen garat e Kupës së Shqipërisë në Çiklizëm(Foto)

Sot dhe dje në datat 14 dhe 15 Korrik 2022, u organizuan garat e kupës së Shqipërisë për Çiklizëm “Korça 2022”. Për kadetët pas një rivaliteti të fortë deri në metrat e fundit fitues është shpallur Kosta Vortollomi i Skënderbeut duke lënë në vendin e dytë e të tretë çiklistët e Tiranës Emil Priftaj e Erdi Pilku. Mjaft e fortë ka qenë edhe gara e Juniorëve pasi tre çiklistë kanë garuar së bashku deri në kilometrin e fundit. Tre kilometra para finishit çiklisti i Teutës Henri Hysa ka stakuar dy çiklistët e tjerë Flavio Venomi i Vllaznisë dhe Antonio Kolari i studentit. Për këtë garë policia e Korçës morri një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike.

➡️ Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe patrullat e rendit, të angazhuara maksimalisht për mbarëvajtjen e garave çiklistike, që u zhvilluan në qarkun e Korçës në datat 14-15 korrik 2022.

Ditën e sotme u finalizua gara e fundit, e cila përshkoi itinerarin Korçë-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë, me pjesëmarrjen e dy kategorive (grupmoshave).

Falë mbështetjes së forcave të rendit, aktiviteti çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2022”🚴🏻‍♂️u zhvillua në kushte të sigurta, përgjatë të dyja ditëve. Policia_pranë_jush👮🚔 njofton policia


Rama: “Anri Kashiku do të shpallet dëshmor i Atdheut!

Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut. Vendimin e ka dhënë kryeministri Rama i cili i dorëzoi certifikatën babait të 18-vjeçarit ndersa i shprehu ngushëllime për humbjen e djalit. Anri humbi jetën duke shpëtuar vëllain e vogël dhe shokun e tij, të cilët po rrezikonin të mbyteshin në dallgët e detit Adriatik.Në një bisedë me babain e Anrit, ky i fundit është shprehur krenar për djalin e tij.Dhimbja nuk kalon asnjëherë, por jam krenar për atë që ka bërë Anri.


Me makinën e ngarkuar me 128 kg marijuanë, shqiptarët tentojnë arratisjen por kapen nga policia greke…

Policia greke ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri shqiptaro-grek, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Forcat greke kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit pas disa kilometrash në zonën e qytetit të Artës. Brenda mjetit janë gjetur 68 pako që përmbanin 128.5 kg marijuanë. Operacioni ka ndodhur në rrugën “Ionia” dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë. Në posedim të njërit prej tyre u gjet edhe një kartë identiteti greke false, ndërkohë që ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit të hyrjes në shtetin grek. Ajo që bie në sy në këtë operacion është fakti se mjeti i sekuestruar është me targa shqiptare dhe ka kaluar mendohet të ketë kaluar në mënyrë legale në pikën e kalimit kufitar, ndërsa dyshohet se droga është ngarkuar brenda tij në tokën greke.


Punoja kamariere”, Beniada bën rrëfimin prekës…

Modelja e njohur, Beniada Nishani ka folur si rrallëherë për të shkuarën e saj. Ajo ka treguar se ka punuar si kamariere. Ndërkohë, mamaja e saj ka punuar në një dyqan mishi dhe më pas pastruese në shtëpitë e italianëve. Sakaq, Beniada u shpreh në “Wake Up” askush nuk duhet të ketë turp për punën, madje duhet të jetë vlerësim.

“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim.

Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”, rrëfeu bukuroshja.

Kujtojmë që pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, Beniada është zhvendosur në Shqipëri dhe është angazhuar në televizion./abcnews.al


Bordi lodhet sërish,ja me sa do të shitet nafta dhe benzina pas orës 18:00 (Çmimet)

Bordi ka vendosur që prej sot (15 Korrik), nafta të tregtohet me 238 lekë për litër me pakicë, apo 2 lekë më lirë nga sa e caktuan ditën e djeshme.Gjithashtu edhe benzina është ulur me 5 lekë dhe do të tregtohet me 218 lekë/litër, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 81 lekë. Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.


🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

I forti i Greqisë /Ky është Alket Rizai që me arratinë nga burgu dhe bëmat e tij ,i kanë dedikuar dhe këngë

Alket Rizait, i burgosuri shqiptar më i famshëm në Greqi, i njohur për bëmat e tij me arratitë nga burgu, por jo vetëm.“Kam kënduar për Alket Rizain sepse Alket Rizai është hero këtu në Greqi. Është trim, ka bërë gjëra të çmendura brenda dhe jashtë burgut” do të shprehej Tus asokohe. Nuk dihet sesa sukses do të ketë reperi në Greqi me këtë projekt, por e sigurt është se kënga “ka ndezur” edhe në Shqipëri.

Kush është Alket Rizai

Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjecare u largua per në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter. Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën.

I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi.

Alketi perveç gjuhes shqipe flet 5 gjuhë të huaja. Alket Rizai eshte arratisur 2 here me helikopter nga burgu i Koridalos.Tentoi arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos. Per momentin ndodhet ne burg.

Vajza feston 1-vjetorin/ Orinda dhe Turi falenderojnë Zotin për dhuratën e çmuar…

Sot është një ditë e veçantë për familjen e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos. Vajza e tyre, Atara feston ditëlindjen e parë. Vogëlushja i ka ndryshuar të gjithë jetën çiftit, i cili nuk nguron të shijojë çdo moment me gëzim e shtëpisë. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe nuk kishte se si sot në 1-vjetorin e Atarës mos ta uronin publikisht të bijën. Fillimisht, Turi ka publikuar një video shumë spontane, ku shfaqet me ëmbëlsirën e tij edhe i kërkon të shohë kameran, por Atara refuzon. Kur rriten, nuk kane qejf ti nxjerresh ne kamera! Edhe 100 goca babit!”, ka shkruar Turi krahas videos më të bukur.

“Faleminderit Perendi per mrekulline ATARA!”, ka shkruar moderatorja dhe urimet kanë vërshuar…