Korçë, mbyllen garat e Kupës së Shqipërisë në Çiklizëm(Foto)

Sot dhe dje në datat 14 dhe 15 Korrik 2022, u organizuan garat e kupës së Shqipërisë për Çiklizëm “Korça 2022”. Për kadetët pas një rivaliteti të fortë deri në metrat e fundit fitues është shpallur Kosta Vortollomi i Skënderbeut duke lënë në vendin e dytë e të tretë çiklistët e Tiranës Emil Priftaj e Erdi Pilku. Mjaft e fortë ka qenë edhe gara e Juniorëve pasi tre çiklistë kanë garuar së bashku deri në kilometrin e fundit. Tre kilometra para finishit çiklisti i Teutës Henri Hysa ka stakuar dy çiklistët e tjerë Flavio Venomi i Vllaznisë dhe Antonio Kolari i studentit. Për këtë garë policia e Korçës morri një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike.

➡️ Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe patrullat e rendit, të angazhuara maksimalisht për mbarëvajtjen e garave çiklistike, që u zhvilluan në qarkun e Korçës në datat 14-15 korrik 2022.

Ditën e sotme u finalizua gara e fundit, e cila përshkoi itinerarin Korçë-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë, me pjesëmarrjen e dy kategorive (grupmoshave).

Falë mbështetjes së forcave të rendit, aktiviteti çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2022”🚴🏻‍♂️u zhvillua në kushte të sigurta, përgjatë të dyja ditëve. Policia_pranë_jush👮🚔 njofton policia


Advertisement