E rëndë/ Pas Jalës tjetër aksident në det, gomonia godet fëmijën 7-vjeç që notonte në afërsi të bregut…

Një 7-vjeçar është plagosur pasi një gomone e ka përplasur në plazhin e Jonufrës në Vlorë. I mituri po notonte në breg kur është përplasur nga gomonia gjatë pasdites së kësaj të hëne. Djali është në spital jashtë rrezikut për jetën, kurse 40-vjeçari është shoqëruar në komisariat. Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes njofton policia.


Trekëndëshi i Bermudës/ Artan Hoxha zbërthen zonën që po “ha” të rinjtë në Shqipëri…

Sipas gazetarit Artan Hoxha, ngjarja e djeshme me 3 viktima në Fushë Krujë nuk është një ngjarje e momentin apo e ndonjë sherri të thjeshtë, por një përplasje e ashpër e organizatave kriminale që prej vitesh po fitojnë territor dhe po vendosin pushtetin e tyre në zonat ku operojnë. Duke u ndaluar tek kjo ngjarje tronditëse, gazetari Artan Hoxha tha se Tirana – Durrësi dhe Fushë Kruja, janë kthyer si “Trekëndëshi i Bermudës” me ngjarje të shumta kriminale. “Kemi një zonë, që e quaj, trekëndëshi i Bermaundës. Tiranë- Durrës- Fushë Krujë. Ka portin, Aeroportin dhe bizneset me të mëdha të vendit. Këtu është gjithë jeta ekonomiko politike dhe shoqërore. Aty zhvillohet dhe janë në shpinë të kësaj zone.” tha Hoxha për Abc.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se tashmë vrasësit nuk e kanë problem të kryejnë punën e tyre në çdo orë dhe në çdo vend.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

Ai shtoi më tej se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.


Zjarre nga të gjitha anët/ Ja 5 qarqet më të rrezikuara në Shqipëri…

Sot pasdite 18 korrik dhe nesër 19 korrik pritet niveli rrezik i lartë për zjarr, në qarqet Lezhë , Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier. Ndërkohë niveli rrezik “i moderuar’’ në qarqet e tjera të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Sipas Instituti i Gjeoshkencave, në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “i lartë ” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (J), qarku Elbasan (P ), qarku Vlorë (V) dhe qarku Gjirokastër (V dhe J).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 34 °C

në vendet e ulëta: 20 / 34 °C

në vendet malore: 14 / 29 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.18) dhe nesër (e martë, dt.19) era pritet të jetë mesatare deri e fortë në bregdet.


Shkarkohet drejtori i Policisë Kufitare, ja kush e zëvendëson (Emri)

Eduart Merkaj nuk është më Drejtor i Kufirit. Në vend të tij është emëruar SaImir Boshnjaku, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kufirit Tiranë. Largimi i Merkajt është lëvizja e parë madhore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas emërimit të Gledis Nanos në krye të policisë. Merkaj e mbante këtë post që prej janarit të 2019 me urdhër të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe Sandër Lleshaj. Merkaj ka mbajtur edhe detyra të tjera të rëndësishme gjatë karrierës profesionale. Gjatë viteve 2000-2002 ka qenë Oficer i SHISH Vlorë, ndërsa në periudhën 2002-2003 ka qenë Oficer i SHISH Tiranë. Janar 2016-Prill 2017:

Shefi i Sektorit per Hetimin e Korrupsionit ne Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Prill 2017 – 20 Mars 2018:

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhë Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Mars 2018 – 03 Janar 2019: Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në DPPSh.


Era Istrefi ‘ngre temperaturat, mahnit fansat si kurrë më parë(Foto)

Këngëtarja e njohur Era Istrefi krahas projekteve muzikore është aktive edhe me postime në rrjete sociale. Shumë postime të këngëtares marrin vëmendjen e madhe të publikut e mediave rozë. Së fundmi krijuesja e shumë hiteve publikoi disa imazhe në rrjetin social “Instagram” ku u shfaq mjaft provokuese. Veshur më rroba tejet provokative ,Era ka vendosur në fokus të pasmet….


Deri sa një ditë një fqinj lajmëroi se djali i madh arriti në Itali- nga Agim Xhafka

Nga Agim Xhafka :

Ka disa vjet që gjatë verës i shoh të tre. Gruan para dhe dy djem pas. Ajo nga larg ngjan si një 50 vjeçare,në fakt është gjysma,rreth 30. Djali i madh 13 dhe i vogli mendoja se qe 7,por kishte mbushur 11.
Të tre varg plazh më plazh,shisnin pjeshkë,dardha,fiq. Sa lumturoheshin kur u blente dikush. Unë u merrja përherë nga të gjitha.
-Ç’i do?- më pyeste gruaja me çudi.
-U duhen këtyre,-i thoja.
Mes vapës kjo treshe nuk shpërbëhej gjithë verës. Si trupë ushtarake,me të njëjtin ritëm,me të njëjtin hap. I vogli vinte pas tyre krejt bosh,asgjë nuk mbante. Por gjendej me ta,bashkë.
Mësova se burri i shtëpisë ishte sëmurë,hemoragji cerelbrale.

Nuk lëvizte,shtrirë,pa gojë e pa gjymtyrë aktive. 24 orë me sytë në tavan e mbase me lutje,o zot më merr. As mjekim,as pagesë sociale,as kujdes. Asgjë,asgjë. Sikur nuk rronte mes njerëzish. Mbyllur në dhomë deri sa treshja kthehej nga marrshimi mes vapës. Me fat në se u krijohej mundësia të blenin një pulë. Prapë me fat në se blenin vetëm bukë.
Mbasdite djali i madh rrinte pranë një dyqani në rrugën kryesore. Shihte ata që shëtisnin,por më shumë u ngjiste sytë vajzave të moshës. Dhe ndriçohej i gjithi. Harronte lodhjen,vapën e mendonte të nesermen.

Fantazonte,e kishte ilaç të mjerimit ku kishte rënë. I vogli afrohej tek ca kënde lojrash e vraponte pas gjithë fëmijëve. Loja e mblidhte brenda si kanguri kur fut në xhep të voglin e vet.
Sivjet treshja ishte bërë dyshe. Nëna dhe i vogli shisnin,por tani gjysmat e koshave i mbante ai që më parë ecte serbes i treti.
Mësova se babai kishte vdekur në dimër. Shtëpia po rrënohej dhe të tre që ngelën prisnin me ankth pranverën dhe kohën e plazhit. Por kur i mposhti era e shirave dhe uria e egër i madhi puthi nënën dhe iku. Nuk tha ku. Qante nëna,por më shumë vëllai i vogël. Se iu duk se pas babait do ngelej dhe pa vëlla.
Deri sa një ditë një fqinj lajméroi se djali i madh arriti në Itali. U bashkua me ca djem nga qyteti dhe nisi punë në Bergamo,në ndértim.


U gëzua nëna dhe i vogli. E ja,pas këtij lajmi erdhi dielli dhe plazhi nisi jetën. Filluan bredhjet dhe thirrjet,hajde fiq,hajde dardha,hajde pjeshkë.
Nëna me të zeza më e plakur,edhe pse sa kishte kaluar të tridhjetat. Por më e çlirët,më e qeshur. I vogli mburrej se vëllai do i sillte një tren.
-Prej vérteti,jo lodër,- cicërinte ai.
Gruaja tha se i biri nga Italia i dërgonte para çdo dy javë.Rregulluam çatinë,mbase lyejmë këtë vit.
Mendoja me dhimbje atë 13-14 vjeçar që rrinte majë skelave dhe mbante në kurriz tulla dhe llaç.
-Do shkoj dhe unë,por e mori ai pasaportën,-tha i vogli.
-Mori pasaportën e burrit,me atë iku,-sqaroi e ëma.
Kur e pyes pse vrapojnë plazheve në vapë kur djali dërgon para,njëzëri më thanë:
-Ia heqim mënjanë,për dasmën e tij.
-E keni fejuar?
-Qyqja,ai është fëmijë,-qesh nëna.
Ndërkohë bërtasin plazheve,hajde fiq,hajde dardha,hajde pjeshkë. Tani thirjet i kanë më të forta,më të qeshura. Më duken ato britma si ftesa për dasmën e çunit hallemadh,të njomë dhe të burrëruar mes mjerimit.
Ua ble racionin e pérditshëm dhe i lutem zotit për këta njerëz fatkeqë,por të mirë sa mirësia. Se jo çdo e keqe vjen për keq. Ndaj premtoj se do jem patjeter në dasmën “14 vjeç dhëndër.” Patjetër…

Rama promovon turizmin e juglindjes/ Njihuni me Sofrën Kolonjare, si destinacion në shtigje malore(Foto)

Agroturizëm “Sofra Kolonjare” në fshatin Mollas, Ersekë, mes një natyre përrallore me ajër të pastër e gjelbërim pa kufi, është një tjetër destinacion fantastik pushimi dhe relaksi. Kryeministri Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga pika agroturistike, teksa u shpreh se “Sofra Kolonjare” është unikale në ndërtim e ngritur e gjitha në 3 kate prej druri nga vetë i zoti i shtëpisë Pëllumb Bilo dhe dy djemtë e tij.“ Me një kuzhinë plot shije nga prodhimet e fermës së familjes, si dhe guidat në shtigje malore me mundësinë për kamping me një panoramë fantastike përballë malit të Gramozit e bëjnë këtë agroturizëm ftues në çdo stinë”, shkruan Rama.


Pas sulmit kibernetik/ Ministria e Brendshme : “Të gjitha shërbimet që janë ofruar online do jepen fizikisht”

Ministria e Brendshme njofton se pas sulmit kibernetik në portalet qeveritare gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen fizikisht. Bëhet me dije se do të ofrohet shërbimi fizikisht që i përket gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile. Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

“Ministria e Brendshme informon qytetarët se të gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen #fizikisht pranë sporteleve përkatëse, që u përkasin gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.

Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila si pjesë e infrastrukturës teknologjike shtetërore ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë MB është në kontakt të vazhdueshëm me AKSHI-n dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e kësaj situate të pazakontë dhe të panjohur më parë në këto përmasa. Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për vështirësitë e krijuara” thuhet në njoftim.


Ministria e Brendshme njofton se pas sulmit kibernetik në portalet qeveritare gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen fizikisht. Bëhet me dije se do të ofrohet shërbimi fizikisht që i përket gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile. Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

“Ministria e Brendshme informon qytetarët se të gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen #fizikisht pranë sporteleve përkatëse, që u përkasin gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile. Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila si pjesë e infrastrukturës teknologjike shtetërore ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë MB është në kontakt të vazhdueshëm me AKSHI-n dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e kësaj situate të pazakontë dhe të panjohur më parë në këto përmasa. Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për vështirësitë e krijuara” thuhet në njoftim.

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë/ Këto janë qytetet që do të arrijnë temperatura ekstreme…

Java që sapo ka nisur parashikohet të jetë e nxehtë me temperaturat që do të arrijnë mbi 40 gradë celcius. Meteorologia Lajda Porja thotë për Abc se se e gjithë java do të jetë nën ndikim të nxehtit. Qytetet më të nxehta për këtë javë që do të shënojnë temperature mbi 40 gradë celcius janë Shkodra, Lezha, Gjirokastra dhe Elbasani. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje të menjëhershme që në mëngjes. Vlera maksimale sot parashikohen deri jë 40 gradë. Ndërkohë qytetet më te nxehta në zonat malorë do të jetë Kopliku, Hasi, Burreli dhe Bulqiza. Nga ana tjetër, Korça Erseka dhe Pogradeci do kenë mot më te freskët me temperatura 35 gradë, thotë meteorologia.