U vra, apo vetëvra/ Berisha për ikjen e Myftarajt: Gëzimi i Erion Velisë ka ngjallur dyshime…

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan për ndarjen nga jeta të gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili pak ditë më parë sipas Policisë, u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ndërroi jetë. Reagimi i Berishës lidhet me reagimin e sotëm të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u gjatë një mbledhje të hapur të Këshillit Bashkiak të Tiranës u shpreh “Bëj ç’të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këta të lajmeve të rreme dhe shpifjeve.”

Ndër të tjera, Berisha shkruan:

Rama e kishte paditur në gjykatë. Lal Eri shpreh gëzim për (vetë)vrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.

Të dashur miq, Kastriot Myftaraj ishte një gazetar me prodhimtari të madhe i cili shkruante ato që mendonte për çdo njeri.


Edi Rama i kishte ngritur padi dhe e persekutonte pa mëshirë. Kastrioti u vra, apo vetëvra, disa ditë më parë. Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka patur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vertetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr.

Dënoj me ashpersinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: