Pakënaqësia në rritje../ Lubonja: “Duhet të reagojmë si në Sri Lanka, s’do presim shpëtim nga BE-ja

Fatos Lubonja thotë se me protestën e 7 korrikut, të zhvilluar nga opozita kundër qeverisë së Edi Ramës u shfaqën qartazi disa gjëra, Sipas tij, kjo tregoi se Berisha kontrollon pjesën më të madhe të PD-së, që kundërshtarët brenda PD-së janë të dobët përpara tij, si dhe përveç mbështetësve të opozitës, aty kishte dhe shumë njerëz të tjerë.

Protesta shfaqi qartazi që kundërshtarët janë shumë të dobët përpara tij, flas për kundërshtarët brenda PD. Shfaqi qartazi që përveç njerëzve të PD-së, aty kishte dhe shumë njerëz të tjerë, që në një farë mënyre janë të pakënaqur nga qeveria. Grumbullimi i kaq shumë njerëzve në një kohë të papërshtatshme, ka të bëjë me vullnetin e organizatorëve, shtysa që ka Berisha, edhe për shkak të mërzive të tij mund të thuash, por janë shtysa të rëndësishme dhe historia tregon se njerëz me vullnet mund të bëjnë shumë. Mendoj se dhe Ilir Meta bën pjesë në këtë.

Besoj nuk ka të bëjë shumë me pakënaqësinë në rritje, sepse pakënaqësi ka pasur dhe me parë, por lidhet dhe me një lloj bazamenti militantësh që PD e ka të pandryshueshëm. Kështu që nëse ky vullnet do të jetë dhe më i madh, me pakënaqësi që parashikohen në rritje, mundet të kemi protesta shumë më të fuqishme.


Pra është një situatë ku maxhoranca me dhe pa të drejtë mendon se mund të vazhdojë të sillet kështu. Është detyrë e opozitës dhe njerëzve që të organizohen nëse duan të dalin nga kjo situatë”, – u shpreh Lubonja në News 24.

Reagimi i BE për amnistinë fiskale?

Mendoj se ata kanë reaguar sepse vërtet kjo është skandaloze dhe s’mund të mbyllin sytë, sepse i kanë mbyllur sytë herë të tjera. Padyshim që Rama nuk është aq budalla sa të mos i përdorë këto lloj sfidash ndaj Europës, ku në fund fare Europa mbyll sytë për shkak të gjeopolitikës, krizës së vet.

Ne kemi pasur shumë reagime të BE të mefshta, jo këmbëngulëse. Rama, pa dyshim që e shfrytëzon këtë situatë për ta hedhur hapin pa asnjë problem. Ne s’kemi pse të presim nga Europa.

Ata në Sri Lankë nuk protestuan se i shtyu kush, por nga nevoja e tyre. Opozita duhet të jetë e tillë, që mos ketë komplekse, ta akuzojë BE, që dhe këta blihen, kjo është e vetmja gjë që mund të na nxjerrë nga situata”, – tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: