Berisha zbulon skenarin: “Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti…

Sot, 7 korrik ora 19:00 do të nisë protesta e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një prononcim për mediet, Berisha u bëri sërish thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në protestë.


Mirënjohje dhe ftesë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 në bulevardin Dëshmoret e Kombit, për të shprehur vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës. Protesta gjithmonë ka skenarin e vetë. E rëndësishme është të japim mesazhin se shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë regjim. Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protesta ndalet vetëm atëherë kure realizojnë qëllimin e tyre madhor”, tha Berisha.

Berisha tha se protesta ka skenarin e vet dhe se është e rëndësishme që të jepet mesazhi se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më regjimin e Ramës.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: