Momenti nisi/ Hapen zyrtarisht negociatat Shqipëri-BE

Në orën 09:00, 4 liderët mbajtën deklaratë për mediat. Ursula Von Der Leyen vlerësoi punën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, benefiti i parë që do të përfitojë menjëherë Shqipëria do të jetë përfshirja në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë prezencë të FRONTEX në kufi. -Në orën 11:45 nisi Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE. Më tej Ministri i Jashtëm i Çekisë ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar se “erdhi momenti që të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”. “Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave që u mirëprit në të gjithë sallën, ku të pranishmit duartrokitën.

Rama tha:

Shumë të dashur miq të vjetër ndërsa ne festojmë me entuziazem fillimin e një kapitulli të ri ,nuk kemi qenë kurrë më të vetëdijshëm për sfidat jo vetëm për ne po për projektin në tërësi. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa BP ka nevojë për BE. Sot unë jam i lumtur. Zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka. Por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian. Është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë. Është fati ynë”


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: