Sali Berisha kërkon falje për ligjin 7501 :”E di që s’ka qenë i drejtë por….

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në Belsh në një takim me fermerët edhe për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist. Ai ka pranuar sot se ligji 7501 për tokën, i miratuar në vitin 1991 ishte bazuar në një parim të padrejtë. I pyetur nga një fermer i zonës së Belshit, Berisha tha se ligji nuk ka qenë i drejtë por ishte i imponuar nga rrethanat e kohës .Berisha madje shpjegoi shembullin bullgar që përdori të njëjtin ligj, por e rrëzoi më vonë duke bërë një rishpërndarje të re, por kjo skemë sipas tij nuk mund të aplikohet tek ne.

Unë e kuptoj por mendoj se çdo gjë duhet ta gjykojmë me kohë. Në kuptimin që po marr një fshat në të cilin në vitet 90 jetonin 300 banor, nëse 200 prej tyre mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali s’kishte shteti për t’i ndihmuar ato. Ai lloj mekanizimi u përdor, nuk u shpik, por që nuk ishte i drejtë. Toka atij që punon dhe jeton aty, ky parim u përdor në atë ligj.

Bullgaria përdori të njëjtin ligj, por e ndryshoi më vonë. Por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Mos harroni se nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, është më e ulëta në Evropë. Unë e di që s’ka qenë i drejtë ligji por ka qenë i imponuar nga rrethanat”, tha Berisha.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: