“Bënte namin” me iPhone 13 ProMax kontrabandë/Policia mësyn në dyqanin në Tiranë dhe arreston administratorin…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi në dyqanin e tij tregtonte telefona iPhone 13, të cilët ishin futur në Shqipëri në rrugë ilegale. Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar 27 aparate celularë iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Phones”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar. Vihet në pranga administratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”.

Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:


– K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.