Fjolla Morina :”Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina shpesh publikon për ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore. Në një fotografi të publikuar së fundmi, këngëtarja e hitit “Fb” është shfaqur paksa e dëshpëruar në një ‘selfie’, teksa e ka shoqëruar atë me një mbishkrim interesant. Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, ka shkruar Fjolla në InstaStory.

Nuk dihet nëse kjo frazë ka qenë një dedikim për dikë në veçanti, pasi tash e sa kohë Morina ka qëndruar e rezervuar për sa i përket jetës private.

Advertisement