Qafë Plloçë- Qukës/ Prefekti i Korçës Nertil Jole inspekton punimet: “Shkurton rrugën drejt Tiranës me një orë

Nga Nertil Jole:

Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, me gjatësi 43.4 km, do të shkurtohet me rreth një orë, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë. Me nënprefektin e Pogradecit Luan Maxhari vizituam kantierin dhe përshkuam segmentin nga kilometri i 9 deri tek kilometri 15, ku aktualisht po punohet me shtresa e mure. 10 km të këtij segmenti rrugor kalojnë buzë lumit Shkumbin, mes për mes një zone të bukur natyrore të paeksploruar të qarkut tonë, siç është ajo e Mokrës.

🛣Për shkak të terrenit të vështirë kjo vepër parashikon ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës. Ka qenë gjithashtu terreni i vështirë, që ka imponuar ndërhyrje në studim e projekt, duke ndikuar edhe afatet e parashikuara për përfundimin.

✅️Projekti është i ndarë në 3 lote dhe me realizmin e plotë të kësaj vepre do të sigurohet ndërlidhja e domosdoshme për komunitetet që banojnë në afërsi të këtij aksi, si dhe do të krijohet një perspektivë e re për zhvillimin e zonës së Mokrës, me ndikim pozitiv për gjithë rajonin tonë shkruan Nertil Jole.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: