Ilir Meta: Rama është i gjatë, por ne do ta palosim, do të zbresim në shesh për revolucion

Nga Berati, ku zhvilloi një takim me strukturat ish-Presidenti tha se kupa është derdhur prej kohësh, ndërsa tha se “do ta palosim, pavarësisht se duket i gjatë”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do ta rrëzojnë nga pushteti me protesta qytetarë dhe me zgjedhje . Sipas tij, tani është koha që t’i merren të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthehen popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin.

Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish lidershipin e opozitës. Sipas marrëveshjes së bërë prej kohësh Rama-Basha. Tani është koha, t’ia marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin.

Përmes referendumit populli do kontrollojë, Kuvendin, qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike. Ne do ta shembim Edi Ramën, do ta palosim, ju duket i gjatë ai juve, por e njoh unë Edi Ramën. Ai ka thënë fjalët më përçmuese për vendin tonë dhe do të zëvendësojnë të rinjtë me punëtorë nga Bangladeshi.

Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave se kjo nuk ndodh prej vitesh. Ky nuk do t’ia dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje. Do jem para parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. Do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion.

“Kupa jo vetëm është mbushur, por është derdhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjithë pushtet në Shqipëri, duke blerë ish lidhershipin e opozitës, i cili e futi në një qorrsokak popullin opozitar sipas marrëveshjes që ishte bërë prej kohësh Rama-Basha, për të djegur mandatet, për ti lënë pushtetin Ramës dhe për ti dhënë drejtësinë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.