Nuk gjejme dot lavazhiere /Flet 38-vjeçari: Ofroj “900 mijë dhe siguracione,po nuk vijnë…

Pagën joshëse për një punëtor krahu, pronari i një pike të larjes së automjeteve ka vendosur edhe tabelë lajmërimi për të joshur punëtorët e rinj. Ky njoftim tërheq jo vetëm atë që janë në kërkim të një pune, por edhe kalimtarët e zakonshëm. Punë ka, por profesionistë nuk ka, kjo shprehje merr kuptim më së miri kur dëgjojmë kërkesën e punëdhënësit, që në këtë rast është 38-vjeçari nga Tirana, Musli Rexhmati, i cili prej dy dekadash drejton biznesin e familjes.

Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”. Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.


“Ne kemi më shumë se 20 vite që ushtrojmë këtë aktivitet, puna shkon mirë po duhet rritur shërbimi dhe kjo arrihet duke pas staf të mirë. Po nuk po gjejmë staf”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

Jam detyruar të 3-fishoj rrogën për të pas stafin e mirë, kam vënë një tabelë aty 900 mijë lekë plus sigurime thjesht mos të mbes pa staf. Ka nja dy muaj që e kam vënë se kam hequr pasi nuk kam stafin që dua. Për momentin unë kam nevojë për 7 veta, por më duket si e vështire”, u shpreh ai.

“Trokasin vetëm djem të rinj, sepse ata kanë nevojë për lekë, punojnë 15 ditë dhe ikin. Nëse ka një familjar që kërkon rrogë të mirë është i mirëpritur” tha ai per Top channel.

Video :


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: