Një 82-vjeçare nga Narta është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria. Për këtë 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgun. Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin Sot në Euronews Albania tha se odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje. Gruaja e moshuar rrëfen se jeton vetëm prej vitesh, djali i saj i vetëm banon në Greqi bashkë me fëmijët.
E moshuara nën akuzë për kotecin! Në Nartë, 81-vjeçarja u arrestua dhe është në gjyq “për ndërtim pa leje” pic.twitter.com/rYrjxCwhNa
— KorcaBlog.com (@korcablog1) September 15, 2022
Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.
“Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje. Plaka u nxor zvarrë me furgon policie, plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori. Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazinë pa leje në fshatin Nartë”, tha avokati.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.