404 mijë euro mbetën jetime, pastrueses i bëhen dy oferta për të folur….

Rozeta Dobi, është gruaja që tronditi opinionin publik me vjedhjen e rreth 525 mijë euro, 8500 dollarëve, 368.000 lekëve dhe 110 sendeve me vlerë, vijon të mbajë misterin e pronësisë së një shume financiare prej 404 mijë euro, të gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e saj.

Prokuroria e Tiranës i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje. Në këmbim të zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu. Të dyja ofertat tashmë janë dhënë dhe pritet vetëm dëshira e të arrestuarës Rozeta Dobi, nëse pranon të flasë ose jo, përballë prokurorëve.

Zbulohet lidhja e dashurisë së Olta Gixharit me ish-banorin e famshëm të “Big Brother…

Aktorja Olta Gixhari është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ajo la Spanjën ku jetonte me partnerin dhe vogëlushin e saj dhe erdhi në Shqipëri për t’u bërë pjesë e spektaklit. Ashtu siç pritej, Olta u kthye menjëherë një nga banoret më të diskutuara brenda shtëpisë pasi debatet, dramat dhe dinamikat e krijuara nga vetë aktorja janë të shumta.

Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave.

Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent.

Lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai citon News Bomb.

Bjordi në BBVIP : “Lidhja që kam pasur publike më ka traumatizuar dhe…

Bjordi Mezini është një ndër banorët më të rinj të “Big Brother VIP”, i cili këtë mëngjes e ka nisur me një bisedë me Luizin dhe Oltën.Teksa po flisnin për lidhjet private apo publike, regjisori tha se lidhja që ai ka pasur publike e ka traumatizuar për keq dhe i ka ndikuar në karakter.

Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak, për keq. Vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak jo vetëm në lidhjen time, por edhe në karakterin tim, gjë që më ka bërë të kuptoj që disa gjëra në jetën time nuk duhet t’i ndaj më kurrë”, u shpreh Bjordi.

Kujtojmë se së fundmi ai korri sukses me serialin “H.O.T”, i cili së shpejti do ketë dhe sezonin e dytë.

E rëndë/ 40-vjeçari qëllon me thikë babain, ai ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 40-vjeçar ka vrarë babain e tij. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, njoftohet se 40-vjeçar inga Kumanova ka sulmuar me thikë babain 65-vjeçar. I moshuari është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

“Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.(40) nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J.(65), i cili iu ka nënshtruar plagëve të marra,”- njoftojnë nga MPB.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një tjetër krimi në familje që ndodhi në Maqedoninë e Veriut një natë më parë. Një djalë vrau nënën e tij dhe gjyshen në Shkup.

Aksident i 3-fishtë në Korçë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, bëhen copë…

Një aksident i 3-fishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë në kryqëzimin e rrugës ”Niko Kovaçi” në vendin e quajtur ‘Dritat e verdha’ në Unazën e qytetit. Referuar informacioneve të para bëhet e ditur se si pasojë e shpejtësisë së lartë një mjet tip Benz ka përplasur fillimisht një tjetër mjet dhe më pas është përplasur me pemën.

Deri me tani nuk ka njoftim për viktima, apo të plagosur. Siç shihet nga pamjet, njërit prej automjeteve i është shkatërruar parakolpi thuajse totalisht ndërsa ka dalë nga rruga duke u përplasur kështu me pemën. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit

110-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit/ Mbahen takime me dyer të hapura për qytetarët në Korçë dhe Pogradec

Në ambientet e komisariateve të Policisë Korçë dhe Pogradec gjatë paradites së sotme, me rastin e përvjetorit të 110-të të themelimit të Policisë së Shtetit, u mirëpritën nga shefi i Komisariatit Korçë Kryekomisar Gentian Diko dhe Shefi i Seksionit për Rendin Komisar Mariglen Jaçellari, si edhe Shefat e Seksionit për Krimet dhe Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Pogradec N/Komisar Eduart Allushi dhe N/Komisar Bledian Liçkollari nxënës të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Korçë dhe shkollës 9-vjeçare “Koli Gusho”, në Pogradec.

Nxënësit u drejtuan pyetje komisarëve, për rolin e Policisë së Shtetit në komunitet, si dhe për çeshtje të tjera me impakt për grupmoshën e tyre, si bullizmi, siguria rrugore dhe krimet në hapësirën virtuale.

Punonjësit e komisariateve të Policisë morën gjithashtu, urime nga nxënësit, me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Policisë.

Kishte vjedhur 4 makina brënda javës, kapet skifteri Pogradecar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.01.2023, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u vodh një automjet tip “Toyota”, organizuan veprimet dhe falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stafeta”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

  • A. I., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë kësaj jave, ka vjedhur edhe 3 automjete të tjera, në Prrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kalaun Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë.

E rëndë në Devoll/ 62 vjeçari godet me sëpatë shokun, i cili përfundon në trauma

Një 62 vjeçar është arrestuar nga policia në Devoll pasi ka goditur në kokë me sëpatë një 73 vjeçar. I plagosuri u paraqit në urgjencë në spitalin e Korçës ndërsa do të transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar . Konflikti dyshohet se ka nisur në një lokal ku të moshuarit ishin duke luajtur me letra e nën efektin e alkoolit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Bilishtit, kishte shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar në kokë, menjëherë kanë shkuar në spital, me qëllim verifikimin e rastit. Shtetasi i dëmtuar V. B., 73 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Falë hetimeve të thelluara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Menkulas”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

U rrëmbye dhe u shfrytëzua për të lypur në Tiranë/ 14-vjeçari shpëton pas denoncimit në ‘Pa Gjurmë’! E ëma: “E kanë droguar (Video)

10 ditë pasi humbi gjurmët natën e ndërrimit të viteve gjendet 14-vjeçari nga Vlora E.L. I mituri u gjet nga policia e kryeqytetit, 24 orë pas publikimit të rastit në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Bashkë me grupin e xhirimit nëna e tij Shkëndije Limaj mbërriti paraditen e sotme në komisaritin nr.2 në Tiranë, aty ku nën shoqërinë e dy psikologeve, në gjëndje të rënduar psikologjike mbërriti edhe i mituri.

Ai u mor në pyetje për disa minuta, ndërsa arriti të fliste në prani të psikologeve duke zbuluar emrat e personave që pasi e rrëmbyen në Vlorë e shfrytëzuan në Tiranë. Djemtë vlonjatë të moshës 19-vjeçare mbajtën peng për 10 ditë të miturin dhe e nxorrën në rrugë për lypje. Me gjetjen e te miturit zbulohet ajo çfare kishte ndodhur. Ata kishin parë publikimin e fotos së E.L në ’Pa Gjurmë’ dhe kështu e lanë të lire djalin, i cili u gjet nga blutë e kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike 14-vjeçari u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, aty ku ndodhet i shtruar. Në një lidhje direkte nga dhoma e pavionit, nëna e tij Shkëndije Limaj foli për gjendjen shëndetësore dhe zbuloi detaje tronditëse për të birin, i cili është mbajtur ’peng’ duke u dhunuar dhe droguar.

“Ndodhem tek Spitali Psikiatrik dhe gjendja e djalit nuk është e mirë. Tani është në gjumë, mjekët ende nuk e kanë vizituar për të dalë në një diagnozë më të saktë. Policia mori dëshminë e ti dhe djali I ka nxjerrë të gjitha. Ai ka thënës se u dhunua, u drogua, dhe i ka zbuluar emrat e atyre personave. Arditi, Donaldi dhe Fabio. Janë nga Vlora, unë i njoh. Djalin e kanë mbajtur në kryeqytet, e kanë kërcënuar e kanë torturuar. Kur është transmetuar emisioni, një nga këta djemtë e kanë parë dhe e kanë lëshuar djalin. E gjetën djalin, e çuan në një qendër dhe më pas në komisariat në Tiranë. Ju falenderoj për çdo gjë.”

Gjatë transmetimit live puntatën e së martës në ’Pa Gjurmë’ të shumta ishin dëshmitë dhe informacionet që hodhin dritë mbi fatin e 14-vjeçarit. Një prej dëshmitarëve solli një video ku shihej qartë imazhi i E.L, teksa bënte xhiro tek lodrat e sheshit ’Skënderbej’. Kërkimet vijuan përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, derisa u arrit në gjurmët e të miturit. Pas vdekjes së babait 6 vite më parë 14-vjeçari kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje për këtë kishte ndërprerë edhe shkollën. Shpesh ai largohej papritur dhe kthehej sërish në banesë.

Mesa duket kjo ka qenë një nga arsyet pse ra pre e rrjetit të një grupi që e shfrytëzoi për ditë me radhë me qëllime lypje. Në një gjendje të rënduar psikologjike djali tashmë nën shoqërinë e nënës së tij po merr trajtim pranë spitalit nr. 5 në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet për tre personat e dyshuar për rrëmbim dhe shfrytëzim ndaj 14-vjeçarit.

Video:

Mjekja dermatologe: “Vajzat më kërkojnë ndërhyrje tek vetullat që mos të duken si të zemëruara…

Dermatologia Eriona Shehu zbuloi në emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews, disa nga korrigjimet që klientët e saj i kërkojnë të bëjnë në portretin e tyre. Shehu tha se shumë zonja ose zonjusha që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun, i kërkojnë ndërhyrje në pjesën midis vetullave për të pasur një portret sa më të relaksuar dhe mos të duken të zemëruara.

“Më ndodh shumë shpesh që zonja, zonjusha që punojnë në marrëdhënie me publikun më kërkojnë të bëjnë korrigjime në portretin e tyre, pikërisht në këtë pjesën midis vetullave, e cila shpreh zemërim.

Kërkojnë që të duken sa më të relaksuara në kontaktin me klientët e tyre. Edhe ajo çfarë ne paraqesim në të përditshmen tonë në marrrëdhënie pune kërkon një portret relaksues dhe sa më mikpritës.

Ka arsye nga më të ndryshme se pse ne duhet të merremi me klientët”, tha Shehu.