Aksident i frikshëm në Maliq/ Shoferi i dehur përplas 55-vjeçarin me biçikletë ,niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, Korçë. Mësohet se tek kryqëzimi i Libonikut një makinë ka përplasur një shtetas me biçikletë. Drejtuesi i mjetit me iniciale A.D ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka përplasur një 55-vjeçar me biçikletë. Ky i fundit është transportuar menjëherë në spitalin e Korçë për ndihmë mjekësore por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ky aks është tepër problematik si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe këmbësorët apo edhe ata me biçikleta.

Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina përplas karrocën dhe largohet!

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Petrushë. Një makinë ka përplasur një karrocë në anë të rrugës dhe është larguar nga vendngjarja. Karroca ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës, dhe shkatërruar e tëra.

Drejtuesi i mjetit pasi e përplasi karrocën, u largua nga vendngjarja, por më vonë u arrit të identifikohej e të arrestohej.

Video:

Flet burri i pastrueses hajdute: “As bukë nuk i çoj në burg, rrogën ia dorëzoja e s’më linte shkas…

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastruese Rozeta Dobi e cila në bashkëpunim me të birin vodhi mbi 120 mijë euro fajëson të shoqen për të gjithë ngjarjen, ndërsa për të birin, Havier, ai thotë se është i pafajshëm. Në një intervistë për ‘Review’ në Euronews Albania, Spartak Dobi thotë se në burg do të shkojë vetëm për t’i dërguar të birit gjëra që i duhen, ndërsa për të shoqen nuk do të interesohet aspak. Ai thotë se Rozeta është ndihmuar nga familjarët e saj, por nuk i ka lënë shkas të dyshojë asgjë.

Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic.

Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.

E rëndë në Greqi/ Burri tenton të djegë të gjallë gruan…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Evias në Hakidë, ku një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ka tentuar më pas ta djegë të gjallë. Mediat greke raportojnë se mbrëmjen e së premtes një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndonëse nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre.

Sapo burri është larguar nga banesa, gruaja ka njoftuar forcat e policisë. Por ende pa mbërritur forcat e policisë, burri është kthyer sërish në shtëpi dhe ka tentuar të djegë gruan për së gjalli. Fatmirësisht gruaja ka mundur të arratiset, ndërsa burri është ende në kërkim nga policia.

Radhët në kufi me Greqinë/ Reagon policia e shtetit :”Situata është normalizuar….

DVKM Korçë /   Kapshticë                                       Sqarim i Policisë Kufitare. Pasditen e sotme, në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë ka pasur fluks në rritje të qytetarëve dhe automjeteve që lëviznin në drejtim të shtetit grek. Për shkak të fluksit në rritje, Policia Kufitare shtoi në maksimum numrin e sporteleve, konkretisht me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht Shefi i Stacionit të Policisë Kapshticë mori kontakt me homologun në palën greke me qëllim që edhe policia kufitare greke të shtonte sportelet. Pas takimit mes dy policive, pala greke shtoi sportelet dhe menjëherë filloi lëvizja e njëtrajtshme duke eleminuar radhët e krijuara për shkak të fluksit të madh që kishte në orët e pasdites .

Aktualisht në këto momente, situata është normale në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe nuk ka qytetarë e automjete në radhë.

Dorëzohet Al Nassr/ Ronaldo skicon merkaton, përpilon listën e dëshirave…

Transferimi i C.Ronaldo-s tek ekipi i Al Nassr vijon të jetë kryefjalë e mediave botërore. Ronaldo nuk dëshiron që në këtë aventurë të re në Arabinë Saudite të jetë vetëm, por kërkon të ketë pranë disa shokë, lojtarë më të cilët ka ndarë një pjesë të mirë të karrierës. Pak ditë më parë, mediat shkruanin se CR7 kishte udhëzuar drejtuesve të klubit të afronin në skuadër Pepen, një nga miqtë e tij më të ngushtë.

Jo vetëm Pepe, sipas Tuttosport: CR7 i ka sugjeruar edhe emrin e Juan Cuadrado. Anësori kolumbian është në përfundim të kontratës me Juventusin, në fund të këtij sezoni do të largohet falas pasi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale.

Al Nassr, të shtyrë dhe nga Ronaldo, pritet të paraqesin një ofertë për Cuadradon, për t’iu bashkuar portugezit në këtë aventurë në Arabinë Saudite.

E vodhi pastruesja/ Thyen heshtjen ish-drejtoresha: “Shuma që policia ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua,vetëm 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë…

Vitin e kaluar sipas denoncimit të saj, Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ra pre e grabitjes, ku pastruesja që kishte punësuar bashkë me djalin, Rozeta dhe Havier Dobi i grabitën në banesë 120 mijë euro ,30 mijë dollarë dhe sende me vlerë. Nënë e bir u arrestuan dhe u sekestruan paratë e sendet me vlerë, ndërsa nisën hetime dhe për Klosin. Ndërkohë Alda Klosi tregoi me detaje versionin e saj të ngjarjes.

E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahtari. Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi. Por ngaqë ishin bërë disa grabitje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shije shumë të keqe. Plus edhe momenti, situata e rënduar, kam xhaxhain duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurimin e tij.

Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpi të tjera prej shumë vitesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastile nga Amerika me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polici dhe bëra denoncimin. Policia bëri një punë të palodhur. Ky njeri përbën një rrezik publik. Sa shumë familje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncimin që bëra i bëra një të mirë komunitetit.

Shuma që sot njoftoi policia se ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua. Vetëm shuma e djeshme. Madje shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin. Shuma tjetër që është zbuluar sot nga policia mund të jetë marrë në shtëpi të tjera

I jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmijë) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(pese qindëshe) dhe 200(dy qindëshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmijë) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(një qindëshe) Deklaron se ka patur një unazë floriri me medaljonin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Mëri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markës Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino”– thuhet në dosjen hetimore.

Borë dhe shi/ Ç’farë e pret vëndin në 5 ditët në vijim…

Në ditët në vijim nuk do të mungojnë kushtet e paqëndrueshme meteorologjike edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.Java nis e kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore mund të ketë dhe reshje dëbore. E marta parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Ora ka ngjyrat kuq e zi/ Rama shpërndan orën e famshme me Skëndërbeun

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama krah fotove të orës shkruan se orëbërësi më i famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë modelin e veçantë të orës lulsoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skëndërbeun. Ora ka ngjyrat kuq e zi, të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut.

“Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

“Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar, prej 25 orësh çelik dhe 50 titan i zi quhet modeli me fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”, shkruan kompania e orëve në Gjenevë të Zvicrës”, shkruan Rama.

Ende nuk dihet sa është çmimi i kësaj ore, por duke marrë parasysh që modelet e thjeshta varjojnë nga 5 mijë deri në 7,500 euro, një model i limituar si ky i Skënderbeut mund t’i kalojë 10 mijë euro. Megjthatë interesimi ka qenë i lartë, ku në rrjetet sociale lexohen edhe komente të personazheve publikë shqiptarë si ai i reperit Capital T.

E futi në kurth duke i ofruar punë/ Shqiptari ‘burgos’ si prostitutë 23-vjeçaren ,në Greqi

Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur në kryeqytetin grek të Athinës është zbuluar së fundmi, ku një 33-vjeçar shqiptar akuzohet se ka mbajtur të burgosur një 23-vjeçare gjithashtu shqiptare, të cilën e shfrytëzonte për të lënë takime me meshkujt të tjerë kundrejt pagesës. Sipas mediave greke ndaj tij rëndon akuza e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se nga maji deri në gusht 2020, 33-vjeçari, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, e ka shfrytëzuar të renë përmes një agjencie takimesh.

I akuzuari dyshohet se ka “futur në kurth” viktimën, të cilës i është afruar si pronar i një klubi nate. Ai dyshohet se i kishte thënë se do t’i ofronte një punë, konkretisht se ajo do të punonte në klubin e tij të natës duke përfituar nga gjendja e saj e vështirë financiare. Me pretekstin e mikpritjes ai e ka çuar atë në një apartament në Exarchia dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj.

Sipas burimeve policore 33-vjeçari e dërgonte të renë në 4 takime në ditë, për të cilat klienti paguante 150 euro, 50 nga të cilat i fitonte agjencia e takimeve. Sipas “marrëveshjes” origjinale 23-vjeçarja supozohej të fitonte 80 euro për takim, por 3-vjeçari ka mbajtur të gjitha paratë, duke fituar rreth 400 euro në ditë.

Takimet me klientët, të cilët i rezervonin përmes faqes së internetit të agjencisë, bëheshin në shtëpi dhe hotele. Nga hetimet e kryera në shtëpinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan shuma prej 6890 euro, makina me të cilën e kishte çuar në takime dhe një sasi e vogël kanabisi. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërkohë që vijojnë hetimet për pjesëmarrjen e tij në raste të ngjashme.

30 vjeçarja që bën punë burrash: “Më tallin e më qeshin po kam 5 fëmijë për të mbajtur, për bukën e gojës kam dalë”

Zana Lleshi është nënë e 5 fëmijëve. Nevoja për të ushqyerit të vegjlit e saj detγroi gruan nga Miloti të bëjnë një punë që në vendin tonë e bëjnë vetëm burrat. Është punësuar tek një lavazh pranë shtëpisë së saj. 30 vjeçarja tregon se paragjykohet shumë dhe nga gratë. “Edhe fëmijët më shajnë. Unë kam dalë për bukën e gojës jo për gjë të keqe. Ka shumë që më përbuzin ka dhe gra që qeshin kur më shohin.

Bëj sikur si shoh, një sy e mbyll dhe tjetrin e lë hapur. Do punoj për fëmijët e mij ti mbaj mirë se më ka sjellë Zoti 5 mrekulli. Deri të vd’es do mundohem t’i mbaj.” Nuk përjashtohen dhe rastet e njerëzve, që e respektojnë dhe ndjejnë keqardhje për të.“Ka raste që më respektojnë ju vjen dhe keq e më japin dhe lekë.” Zana tregon se ka ditë që nuk ka fare punë dhe të tjera që fiton deri në 2 mijë lekë në ditë.

Kam ditë që fitoj vetëm 2 mijë lekë, por ka ditë që nuk ka fare punë. Kur është shi nuk ka punë fare se punoj me korent. Në ditët më të mira fitoj dhe 20 mijë lekë.”

Pranon që është një punë që e lodhshme për të pasi do fuqi për ta përballuar. “Kur lodhem shumë nuk e ndjej trupin ku e kam e kam copë-copë. Shumë e vështirë është se është dhe ftohtë. Me qënë dhe dëborë do detyrohem të punoj. Çdo stinë këtu jam.”

30 vjeçarja ka nevojë për ndihmë.
“Kush ka mundësi të më ndihmojë se e kam shumë të vështirë se pe si ishte lagështia në shtëpi. Jam shumë keq. Me 5 fëmijë është shumë e vështirë për të jetuar për kohën që ka ardhur.”

Video:

Per here te pare une jam me hajdutin ordiner! Faleminderit qe zbuluat hajdutin qeveritar!

Nga Mentor Kikia:                                                                Nuk di se cfare duhet te ndodhe me ne kete vend per ta quajtur llumin e llumrave! Lajmi ketu nuk eshte se nje pastruese vodhi 500 apo 600 mije Euro dhe shume bizhuteri, ne shtepine ku punonte. Por qe e zonja e shtepise, qe kishte kaq shume para cash e bizhuteri, ishte nje zyrtare e larte e qeverise. As me pak e as me shume, por Alda Klosi, ish Drejtoreshe e Koncesioneve, kur jane dhene edhe koncesionet e inceneratoreve, dhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, ne cdo ministri ku ai ka drejtuar.

Pikerisht kjo zyrtare mbante ne shtepi kaq shume para. Dhe policia nuk guxon tia permende as emrin e as inicialet ne njoftimin e saj.
As adresen, vetem rrugen ku banon.

Ky eshte skandali, pastruesja hajdute duhet falenderuar qe e zbuloj kete skandal.
Pasi prokuroria deri tani, per inceneratoret, nuk kishte guxuar ti afrohej asnje njeriu qe kishte lidhje me Arben Ahmetajn.

Zoterinj prokurore, ja ku e keni nje hajdute.
Jo pastruesen, por drejtoreshen dhe shefen e kabinetit te ministrit.

Pastruesja i vodhi 120 mijë euro, nën hetim edhe pronarja e shtëpisë-Ish shefe e kabinetit të Ahmetajt

Kanë nisur hetimet për ish-shefen e kabinetit në Kryeministri Alda Klosi, në banesën e së cilës pastruesja dhe djali i saj grabitën një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri floriri. Rozeta dhe Havier Dobi më datë 15 dhjetor kanë grabitur nga banesa e Klosit, 120 mijë euro dhe bizhuteri.

Mësohet se në momentin kur ka ndodhur grabitja, klosi ndodhej në SHBA. Ndërkaq në kontrollin e banesës së nënë e bir, policia ka gjetur 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Rozeta së bashku me të birin, pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

2 km radhë kilometrike në Kapshticë, shkak një problem nga pala greke…

Radhë të gjata kilometrike në doganën e Kapshticës. Mësohet nga burime zyrtare se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala Greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km. Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata në dalje të Greqisë në anën shqiptare. Problematika ka filluar prej orës 11 e 50 minuta .

Aktualisht sipas autoriteteve sportelet alternohen në varësi të fluksit. 3 sportele në dalje 2 në hyrje. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve Shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.

Nënë e bir bën namin me vjedhje nga vila që pastronin në Tiranë/ Policia u gjen 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga vjedhja që nënë e bir kishin bërë në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve”, ku gruaja kishte punuar si punonjëse mirëmbajtjeje. Sipas policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400 000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.

Në bashkëpunim me djalin e saj, Rozeta vidhte banesat duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar, teksa 23-vjeçari e priste jashtë shtëpive me makinë. Më pas ata kanë inskenuar sikur shtëpia ishte grabitur nga të tjerë, duke bërë rrëmujë banesën para se të largoheshin…

Havier Dobi, ka qenë aq shumë i apasionuar pas automjeteve, saqë me lekët e grabitura në banesën ku e ëma punonte si pastruese, ka blerë dy AMG që janë sekuestruar nga policia.

Gjithashtu në një postim, ai zbulon një tatuazh dedikuar të ëmës ku shkruhet: “Hej mom, ti je dashuria më e madhe që kam”.

Siç shihet në postimet në rrjetet sociale, ai është ia apasionuar pas automjeteve, pasi pothuajse në çdo video shihet duke drejtuar makinën ose duke pozuar jashtë saj