Alfred Cako jep alarmin: “Sperma dhe fuqia seksuale kanë rënë për shkak të vaksinimit me detyrim…

Alfred Cako shprehet se sperma është dobësuar dhe fuqia seksuale ka rënë, për shkak të vaksinimit. “Bëhet fjalë për një studim të bërë nga shumë shkencëtarë, që ka filluar në vendet perëndimore në vitin 1973 deri në vitin 2021. Shumë specialistë që merrem me vdekjen dhe balsamosjen e të vdekurve, kanë dalë në përfundimin se shkaqet kryesore të vdekjeve, janë për shkak të vaksinimit.

Pas vitit 2003 ka pasur një studim për spermën. Ajo ka dy komponentë: Fuqinë e përqendruar e spermës dhe spermatozoidët. Shumë mendojnë se një nga arsyet është edhe procesi i vaksinimit. Ata kanë dalë në një konkluzion në dobësimin e spermës tek meshkujt.

Ka studiues të tjerë që paraqitin edhe shkaqe të tjera, që mendojnë se arsyeja kryesore e dëmtimit të shëndetit të fëmijëve dhe fuqisë së spermës është vaksinimi me detyrim .Tani me pandeminë 2020, edhe në Davos që është megafoni i planeve të tilla. Është vendosur që vazhdimisht të rritet numri i vaksinimi i detyruar për brezat e ardhshëm.

Kur ka filluar procesi i vaksinimit? Ka filluar në fillim të shekullit 20, ku ra në dorën e familjes së fuqishme financiare, familja Rockfeller që mori në dorë shkencën e mjekësisë.

Vaksinat prodhohen nga kompani private, që duhet kontrolluar në laborator, sigurisht pa detyrim dhe imponim, ndërsa shumë studiues mendojnë se shumë sëmundje që thonë këta nuk ekzistojnë”, shprehet ai.

Lum ata që s’janë vaksinuar.

Rrëfehet Eleni Foureira: “Në Greqi më detyruan të mos tregoj që jam shqiptare” por…

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka realizuar një foto-sesion mahnitës, për revistën “Vogue Greece”, duke vënë në pah edhe barkun e rrumbullakosur, ndërsa është në kopertinë për numrin e ri të kësaj reviste. Eleni Foureira ka folur edhe për jetën e saj personale, nga fëmijëria e vështirë në Shqipëri mes varfërisë dhe luftës civile (trazirat e 97-ës), tek emigrimi në Greqi dhe fillimet e karrierës muzikore në shtetin fqinj.

Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte diçka e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Unë mendoj se nëse do të filloja sot, nuk do t’i lija njerëzit ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tani, në këtë fazë të jetës sime, jam duke menduar vazhdimisht se si mund ta rris një fëmijë me mendje të hapur, pa paragjykime dhe stereotipa.

Dua ta mësoj që të respektojë të gjithë njerëzit, të mos diskriminojë, të mos ngacmojë, të pranojë, të empatizojë, të kuptojë diversitetin dhe të luftojë për dukshmëri. Dua që të mos ketë turp të jetë vetvetja dhe t’u lërë hapësirë njerëzve të tjerë që e rrethojnë të jenë vetvetja”, rrëfeu Eleni Foureira për “Vogue Greece”.

Më tej këngëtarja ka pohuar se që në moshë të re i është dashur të kalojë një sërë peripecish, duke nisur nga varfëria e lufta civile në Shqipëri, e më tej emigrimi në Greqi, ku i është dashur të punojë.

“Nuk mund ta krahasoj mënyrën se si ai do të rritet me atë se si jam rritur unë. Kam përjetuar një situatë tjetër. Varfëria, lufta civile në Shqipëri, migrimi në Greqi, një mënyrë e madhe për të ripërcaktuar jetën time në një moshë shumë të re. Në të njëjtën kohë, megjithatë, me dashuri të pakufizuar nga prindërit e mi. E gjithë kjo më bëri shumë të ndjeshme, por edhe shumë të vështirë në të njëjtën kohë. Në moshën trembëdhjetë vjeçare shpërndaja fletushka nëpër rrugë. Ne duhej të mbijetonim.

Nuk kishte vend që të gjithë të mos punonim. Unë do të rris një fëmijë që nuk do të duhet ta bëjë këtë për të mbijetuar. Por unë dua t’i mësoj atij se është mirë të mos kesh gjithçka dhe se jeta është një lojë pohimi. Asgjë nuk ju vjen kaq shpejt. Dua që ai të dijë se për të pasur diçka, ai duhet të punojë shumë, ashtu si unë kam punuar shumë për t’i dhënë atij atë që do t’i jap”, tha Eleni Foureira për “Vogue Greece”.

Nuk janë ata që jetojnë në Greqi/ Ja kush dërgon më shumë para nga emigrantët në Shqipëri…

Vitet e fundit shqiptarët po emigrojnë veçanërisht drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. E pikërisht prej këtyre dy vendeve dërgohet sasia më e madhe e parave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke u renditur tashmë në vendin e katërt .

Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Eksperti dhe gazetari i ekonomisë, Gjergji Erebara, thotë se dërgimi i parave nga emigrantët do të zgjasë edhe për 1 dekadë tjetër.

“Është cikli i ri i emigrimit që filloi në vitin 2015-2016, ku shqiptarët po largohen drejt vendeve më të largëta dhe më të pasura dhe në mënyrë të vazhdueshme. Tashmë nuk kemi vetëm prindin që ikën me shpresën që do fitojë ca para dhe do të ndërtojë një shtëpi në Shqipëri. Por tani kemi familje të tëra, njerëz me gra dhe fëmijë që ikin të gjithë bashkë. Remitancat janë në fund të fundit një formë pensioni.

Kur skema kombëtare e pensioneve ka dështuar dhe jep pensione qesharake, fëmijët që shkojnë në emigrim detyrohen ta plotësojnë këtë pensionin shqiptar me një të ardhur shtesë për prindërit. Dërgimi i parave nga emigrantët besoj se do të zgjasë për 1 dekadë. Në momentin që prindërit ndërrojnë jetë, dhe ky është një cikël natyror, fëmijët që janë emigrant nuk kanë më lidhje me vendin dhe nuk sjellin më të ardhura.

Greqia renditet e 4 pas Italisë, Britanisë dhe Gjermanisë, pasi ky vend ka kaluar një krizë shumë të madhe dhe nuk është më vend aq i pasur sa këto të tjerat. Së dyti emigrantët që kanë shkuar në Greqi janë nga gjenerata e parë e shqiptarëve. Ata kanë tashme 30 vjet në Greqi dhe rrjedhimisht i kanë humbur kontaktet me Shqipërinë. Nuk kanë më prindër të gjallë në Shqipëri për t’u dërguar pension“- shprehet eksperti i ekonomisë, Gjergji Erebara./TopChannel

Video:

E rëndë/ Konsumoi lëng me përmbajtje acidi, përfundon në urgjencë foshnja 2-vjeç…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Një fëmijë 2 vjeç është duke luftuar me jetën në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar lëng me përmbajtje acidi. Sipas mediave vendase foshnja u dërgua me ambulancë në Chania nga Qendra Shëndetësore Kissamos, ndërsa aktualisht ndodhet e intuuar në gjendje të rëndë.

Mjekët po luftojnë për të stabilizuar gjendjen e tij, ndërkohë që mendohet se fëmija po transferohet në ICU të fëmijëve të Spitalit Universitar në Heraklion.

I dehur në timon/ Policia i vë prangat 42 vjeçarit nga Maliqi…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Burimas, Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan prokurorise se rrethit gjyqësor Korçë , për veprime të mëtejshme.

Basti i fundit /Policia operacion në Korçë, arreston 38-vjeçarin ,u kap duke….

Një 38-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për vendosjen e basteve sportive ilegale. Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale A.H., i cili në lokalin e tij, vendoste skedina përmes celularit. Gjatë kontrollit në lokalin në lagjen nr. 5 në Korçë, policia gjeti dhe sekuestroi 2 telefona celularë.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij, përmes disa celularëve, vihet në pranga 38-vjeçari dhe i sekuestrohen celularët. Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 5, në lokalin e 38-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.

Shpërthimi i bombolës në Korçë/ Flet e ëma e 40-vjeçarit të plagosur: “Shyqyr që më shpëtoi djali”, mendova se ishte tërmet!

Një bombël gazi shpërtheu ditën e sotme në katin e katërt të një pallati në Korçë. Si pasojë e shpërthimit 40-vjeçari Klodian Gjoka ka pësuar djegie të shumta dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë. Ai ishte një emigrant shqiptar, që sapo ishte kthyer nga Greqia. Fatmirësisht, ndodhej vetëm në apartament në momentin e shpërthimit, pasi 5 pjestarët e tjerë të familjes kishin dalë.

Ndërkohë qe e ema e 40 vjeçarit Shpresa Gjoka, ka treguar për mediat më shumë detaje nga ngjarja. Ajo thotë se djali u godit nga qelqurinat gjatë shpërthimit dhe sipas saj ai u dërgua në spital nga komshinjtë. Sakaq, bëhet e ditur se ballkonet e banesës janë rrëzuar përtokë nga shpërthimi i përmasave të mëdha.

Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj. Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.Në banesë ishte vetëm djali i cili u godit nga qelqurinat. Është dërguar në spital nga komshinjtë të cilët më njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë ne të shkretët që jemi të sëmurë.Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha penxheret 4 ose 5. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali”, ka rrëfyer ajo.

Mediat greke tregojnë gabimin e madh të Top Channel me Big Brother në Shqipëri

Big Brother Albania është një nga programet reality show më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja e edicionit të ditë VIP, media greke gazzetta.gr, i ka dedikuar një artikull, duke mos u foksuar te loja dhe banorët, por te ambienti në të cilin ata jetojnë. Në artikull shkruhet se ajo që bie shumë në sy dhe që nuk është parë në asnje edicion të asnjë vendi tjetër, janë sponsorët, që gjenden kudo, në dollape, mure, divane, dysheme, ekrane e tualete.

Ja çfarë shkruan konkretisht artikulli:

Big Brother është rikthyer në Shqipërinë fqinje, me skenën e përgatitur nga produksioni duke shkaktuar debat.
Big Brother është loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality show më i suksesshëm i bërë ndonjëherë në Greqi. Sidomos nëse flasim për sezonin e tij të parë, në të cilin Prodromos dhe Tsakas bënë që thuajse i gjithë vendi të shikojë në ankth shpalljen e fituesit të madh.

Që atëherë Big Brother e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peizazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.

Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim. Në Albanian Big Brother fjalën e parë e kanë sponsorët , të cilët janë fjalë për fjalë kudo . Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma. Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality show-n.

Priten “fijet” në Pogradec , çmontohen edhe 9 kamera të tjera , vihen ne hetim 5- persona të tjerë

Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara në qytetin e Korçës dhe Progradecit si dhe në 14 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara. Policia e Korçës çmontoi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës çmontoi 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale,

si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç”, njofton Policia.

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, një i plagosur

Një bombul gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në Korçë ,ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 40-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 “Radanec”. Policia bën me dije se bombula e gazit ka shpërthyer në banesën e shtetasit Klodian Gjoka , rreth 40 vjeç, i cili është dërguar për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Luizi dhe Kiara grinden keq: “Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë!

Luizi dhe Kiara janë zënë sot për një fjalë. Kiara e ka kritikuar Luizin për fjalorin duke u shprehur se është ndjerë shumë keq.“Të jetë e para dhe e fundit herë që më drejtohesh mua me atë lloj fjalori në sy të të gjithëve. Kaq po të them. Ishte shumë e shëmtuar të dilte nga goja jote.

Ti më përmend mua atë fjalën me b…? Kthyen kokën të gjithë banorët dhe jam ndjerë shumë keq”, i tha Kiara.

Luizi u mundua ta sqarojë duke i thënë se e bëri kastile meqë ishin të gjithë banorët, megjithatë Kiara nuk dëshironte ta dëgjonte.

Rama: “Kam qenë me grip! Është flamë, bëni kujdes…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se do të ndërmerren disa hapa nga qeveria sa i takon pagës minimale. Në nisje të këtij komunikimi, Rama tregon se ka qenë me grip.

“Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. S’e kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm një milion përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit. Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Së shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju”, tha Rama në komunikimin e tij.