Parashikimi i motit për datën 29 Janar 2023

Fundjava pritet të jetë nën ndikimi kushteve atmosferike të qendrueshme por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relievev malore. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s. Për temperaturat shikoni hartën e mëposhtme

Bind Skënderbeu, likujdon Lushnjën 2-0 dhe vijon ngjitjen(Video)

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka luajtur javën e 13-të. Flamurtari pretendent humbi 1-0 në Fier me Apoloninë ndërsa Burreli mori tre pikë me peshë në shtëpi, teksa fitoi 1-0 me Besën. Kryesuesit e Dinamos fituan 2-1 në “Selman Stërmasi” me Luzin.

Vijon ngjitjen Skënderbeu që pasditen e sotme në Korçë triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Lushnjës . Ishte Sumalia që në minutën e 64’ zhbllokoi sfiden ndersa në minutën e 89’ mendoi Liço per te mbyllur gjithçka duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Korçarët ngjiten në vendin e tretë, duke qendruar 1 pike larg Korabit te vendit te 2 dhe 4 pike larg Dinamos kryesuese.

SKËNDERBEU 2-0 LUSHNJA

Sumalia 64′, Liço (P) 89′

Kiara ia pranon në sy Luizit: “Jam jotja (Video)

Tenelovela “Kiara dhe Luiz” vijon. E pas zënkave, përqafimeve, debateve, përqafimeve sërish, dy banorët e Big Borther Vip kanë bërë një bisedë me njëri-tjetrit. Teksa ishin duke biseduar Luizi e pyeti moderatoren se nëse është e tij dhe përgjigjja e Kiarës na la të gjithëve “gojë hapur”.

Biseda:

Luizi: Pse je kaq e mirë?

Kiara: Më ke bërë ti të mirë.

Luizi: Je e mirë për mu?

Kiara: Jam.

Luizi: A je Kiara jeme?

Kiara: Po

Policia i “zbërthen” bagazhin 49-vjeçarit në Rinas, i gjen të fshehura mbi 40 mijë euro….

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një 49-vjeçar pasi në bagazh kishte një shumë të konsiderueshme parash të pa deklaruara. Sipas njoftimit të uniformave blu, mësohet se në bagazhet e shtetasit J.M, janë gjetur dhe sekuestruar 42.300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Oligarku” Gjergj Luca urim të veçantë shkrimtarit Ismail Kadare për ditëlindje(Video)

Sot është ditëlindja e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Mes urimesh të shumta nga bota e politikës, artit, kulturës, vjen edhe ky mesazh nga sipërmarrësi Gjergj Luca. Oligarku” Gjergj Luca urim të veçantë shkrimtarit Ismail Kadare për ditëlindje.
Ditëlindja e gjeniut Kadare, mbetet festë kombëtare e kalorësit të identitetit tonë kombëtar evropian.

Gëzuar shkrimtari më i madh mbarëshqiptar dhe qofsh përherë udhërrëfysi ynë”, shkruan Gjergj Luca krahas videos.

Hiqen 39 kamera në Korçë e Pogradec, vihen nën hetim 9 persona(Video)

Në Korçë dhe Pogradec është finalizuar faza e pestë e një plani operacional mbarëkombëtar. Policia çmontoi në këto dy qytete 39 kamera të vendosura me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë së Shtetit. Nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 9 shtetas, nga këta, 7 në Korçë dhe 2 në Pogradec.

Nën hetim janë Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.

Disa prej tyre kanë dhe precedentë të mëparshëm penal.

-Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushit, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan. Bëhet fjalë për vrasjen e një kamarieri në lokalin e Gjergj Lucës.
-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.
-Marius Dvorani, babai i tij me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ismail Kadare feston sot 87 vjetorin e lindjes

87 vite më parë, 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, kolosi i letërsisë shqiptare. Ditëlindja e Kadares është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, sakaq ka fituar dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Kadare u lind në lagjen Palorto të Gjirokastrës së gurtë. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill që në moshë të hershme, kohë kur djalosharit Kadare do t’i linte mbresë të pashlyeshme leximi i tragjedisë “Makbethi” të autorit anglez, William Shekspir. Në vendlindje do të qëndronte deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Mandej, u vendos në Tiranë, ku kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”.

Në harkun e viteve 1958-1960, Kadare thelloi studimet e tij në domenin e letërsisë në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitin 1960, i detyruar t’i braktiste studimet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.

Në vitin 1963, pas një retushimi të herëpashershëm, u botua romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve që vërehet në këtë vepër, do të ishte kryefjalë edhe e romanit “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, pena e Kadaresë nuk do t’i kursente as kritikat ndaj traditave prapanike të shoqërisë, siç rrok romani “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërpera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri më tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

Sfida e javes/ Luizi dhe Olta në ‘luftë’ me njëri-tjetrin ,dyshohet se aktorja po blen ‘like’ për të mposhtur këngëtarin

Big Brother VIP Albania ka dhënë një tjetër sfidë për banorët e shtëpisë së famshme. Ata sot (e premte) kanë realizuar spektaklin ‘Big Brother Talent Show’ ku secili ka realizuar performanca të ndryshe përfshirë këndim, vallëzim apo aktrim. Të gjitha performancat janë publikuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram dhe video që merr më së shumti ‘like’ do të shpallet fituese në spektaklin e së shtunës (28 janar).

Me t’u postuar në faqen e Instagramit, fansat kanë nisur të veprojnë me pëlqime dhe komente të shumta, në minutat e parë të publikimit të videove është vënë re një dallim i madh i ‘like’-ve të perfomancës së Luizit me Tean dhe banorëve të tjerë. Këngëtari shkodran i cili përformoi me Tean këngën hit të Ardit Gjebreas “Jetoje dhe jetën time po deshe” mori mijëra pëlqime duke lënë pas dukshëm banorët e tjerë.

Teksa të dy po interpretonin, Kiara e cila ishte në rolin e moderatores i shikonte nga larg. Por pas përfundimit të performancës prezantuesja shprehu edhe pak shenja xhelozie duke thënë se ata të dy dukeshin më të afër se që duhej.

Performanca e aktores Olta Gixhari fillimisht nuk kishte pëlqime të shumta, numri i tyre u rrit në një kohë rekord duke hedhur kështu dyshime që kishte blerje të ‘like’-ve.

Kështu janë shprehur edhe ish-banori i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Meridian Ramçaj dhe fituesi i Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj. Meridiani ka bërë disa postimet në llogarinë e tij në Instagram ku hedh dyshime për duke shkruar: Olta po blen like”.

Në anë tjetër Veseli ka krahasuar numrin e klikimeve dhe pëlqimeve mes videos së Luizit dhe asaj të Oltës. Performanca e Luizit ka mbi 900 mijë shikime dhe mbi 140 mijë pëlqime, ajo e Oltës ka shënuar mbi 192 mijë shikime por 140 mijë pëlqime. Si duket kjo i ka rënë në sy dhe “Big Brother” të cilët vetëm pak minuta më parë reaguan duke thënë se për shkak të sulmeve kibernetike ata vendosën që të pezullojnë votimin dhe të lënë vetë banorët që të zgjedhin performancën e preferuar.