Shqiptarë, ngrihuni! T’i japim përgjigjen përfundimtare Edi Ramës!…Çfarë po paralajmëron Sali Berisha?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur kryesinë e partisë, për të diskutuar aksionin e opozitës, pas skandalit “McGonigal”. Berisha deklaroi se opozita duhet të mobilizojë qytetarët, për “një përgjigje përfundimtare” ndaj Edi Ramës. Ai bëri thirrje për largimin e menjëhershëm të kryeministrit, ndërkohë që u bëri thirrje njerëzve “të ngrihen”.

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihemi në protesta të fuqishme! Asnjë shqiptar i vërtetë, në Shqipëri dhe në botë, nuk meriton kurrë një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, as flamur, as nder, as ideal, përveç interesit të ngushtë të karriges së tij“, tha Berisha.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, në një përgjigje përfundimtare të merituar. Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë publike, me një njeri i cili arrin në përmasa makbethiane të rekrutojë për qëllime të karriges she tij dhe pushtetit të tij, për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin, një nga njerëzit më të rëndësishme të kësaj toke në fushën e sigurisë (Charles McGonigal).

Ne jemi politikanë, ne nuk merremi se ku firmosi dhe çfarë firmosi, se kush e rekrutoi dhe kush nuk e rekrutoi. Si politikanë nuk mund të mos themi, se Edi Rama gjatë këtyre dy viteve, apo mbi një vit, konflikti dhe agresioni barbar të Rusisë kundër Ukrainës, është sjellë si agjent influent“, deklaroi Berisha.

Lajmi i mirë/ 50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh….

Shumica dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për ndryshmet në Kodin Rrugor. Mes propozimeve të demokratëve të mirëpritura nga socialistet është dhe ajo për ta zgjatur në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod.

Në ndryshimet që priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend është rënë dakord edhe për rritjen e shpejtësisë së lejuar në autostradat që plotësojnë standardet, në 130 km në orë nga 110 që është aktualisht.

Arben Pëllumbi: Dakord, kundër nuk ka. Faleminderit të gjithëve për kontributin.

Po ashtu vlefshmëria e të gjitha patentave do të zgjatet në 15 vite. Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë./ Tv Klan

Luizi ,Oltës : “Shoqen tënde e bej çdo mëngjes. ‘Big Brother’ pritet të marë vendimin e papritur….

Dy ditët e fundit kanë qenë shumë të zhumrshme në shtëpinë e BBV, ku ka pasur debate me tone shumë të larta dhe ofendime mes banorëve. Protagonistët kryesore kanë qenë Olta dhe Luizi, ka qenë aktorja që ka provokuar vazhdimisht këngëtarin dhe ky i fundit ka reaguar.

Duke qenë se gjuha e përdorur nga Olta por edhe nga Luizi lë për të dëshiruar, produksioni do i dënojë të dy në primen e sotëm.

Nga ajo që mësohet dënimi do jetë ky: Olta dhe Luizi do qëndrojnë të dy bashkë në rulotë për një kohë të pacaktuar derisa t’i njoftojë “Vëllai i Madh”. Në rast se ndonjëri prej tyre nuk do pranojë, do humbë të drejtën e nominimit për sonte dhe do kalojë automatikisht në nominim për të shtunën.

Ish deputeti i opozitës mesazh Shqiptarëve:” Olta Gixhari e meriton të fitojë BBV sepse është pro Europës dhe Amerikës…

Kujtim Gjuzi na qenka një fans i zjarrte i aktores Olta Gixhari në Big Brother Vip. Përmes një postimi në Facebook ai u bën thirrje konservatorëve të mbështesin Oltën, ndërsa rendit 4 arsye se përse duhet ta bëjnë këtë gjë.“ Urime, Big Bradher Vip Albania. Suportoj Mbretereshen ne gare Olta Gixhari! Ftoj Konservatoret; mbeshtetni artisten me arsy:

A – Olta simbol i Mbretereshes ne Familjen e saj. B – Gixhari Inteligjente & bashkepunuese ne grup. C – Olta Gixhari eshte nje Helen of Troy Albane. D – Gixhari eshte pro Europa pro Amerikane.”, shkruan Gjuzi.

Më pëlqen shumë byreku me mish edhe bakllavaja/ Amerikani dashurohet dhe i këndon Shqipërisë….

Clayvion Winn është një amerikan që ka një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë, për gjuhën tonë, për këngët, madje edhe për vallet tradicionale. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Winn shpalosi flamurin kuq e zi të cilën e mban në shtëpi.Win u shpreh se do të ishte i nderuar që të kishte pasaportën shqiptare.

“Kam dashuri për shqiponjën. Po. Do të isha i nderuar që ta kisha. Miqtë e mi më thonë, duhet ta kesh pasaportën shqiptare, duhet të jesh një shtetas shqiptar, duhet të jesh ambasador i Shqipërisë. Çdo gjë është e mundur”, theksoi ai.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Winn tregoi disa nga ushqimet tradicionale shqiptare që janë të preferuarit e tij.

“Të gjitha. Pite me mish, bakllava, fli, shumë e mirë. Bukë me djath, byrek me mish, qebapi. Më pëlqejnë të gjitha. Fasule me suxhuk, po. I blej këto ushqime, shkoj në restorant. Nuk është problem”, theksoi ai.

Kënga “Kthehuni”, është e para që ai ka mësuar në gjuhën shqipe.“Po, pak. Shkolla, të gjithë shokët flasin shqip. Të gjithë shqiptarë, në shkollë edhe në punë. Punoj në departamentin e postës, të shpërndarjes së paketimeve. Janë nga Shqipëria dhe Kosova. Ishte kënga “Kthehuni”. Shokët e mi ma treguan në internet”, theksoi ai.

Olta Gixhari ‘i zbraz’ karikatorin’ Kiarës dhe Efit: “Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha…

Në Big Brother VIP Albania gjatë ditës së djeshme (e hënë) pati debate të ashpra mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit. Dyshja, qe tashme njihen edhe si rivalë, kanë ofenduar njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme. Në një moment, aktorja shqiptare përfshiu edhe Kiarën duke i thënë Luizit se do t’i tregojë të gjitha gjërat që di për të.

Do të vijë dita që do të them se çfarë opinioni kam për Kiarën. Nuk do të kursehen. Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Do të t’i rreshtojë të gjitha. E di sa shumë di o Luiz për gruan tënde. Avash avash. Kam arsenal, di gjëra plot”, u shpreh ajo.

E në bisedën që bëri me Kristin, Gixhari theksoi se do të ruaj imazhin, por që do të debatojë sa herë që përmendet. Do marr hak në formën time, pa dalë nga korniza ime. Pa u bërë vulgare. Të më thotë mbi moralin dhe unë të rri. Unë e ruaj figurën time edhe duke iu kthyer. Do të përdor Arsenalin që kam nga jashtë”, shtoi ajo.

E rëndë / 34-vjeçarja ndërron jetë pasi kreu abortin…

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan pasi ka kryer një procedurë aborti. Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme. Eltleva Çulhaj, u paraqit në ambientet e Maternitetit të Elbasanit rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Pasi kreu procedurën e abortit ajo u largua në banesë.

Por rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ajo njoftoi ambulancën, e cila e transportoi atë në Maternitet sërish. Aty ajo humbi jetën dhe policia njofton se për këtë dyshohet që shkak të jetë komplikimi i gjendjes shëndetësore.

Në lidhje me këtë rast kanë nisur hetime dhe ka nisur procedimi penal për dy mjekë, Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç. Ata do të hetohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Policia thotë se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Skënderbeu ‘godet’ në merkato”, afron një mesfushor dhe një sulmues

Skënderbeu ka goditur sërish në merkato, duke afruar në klub dy futbollistët Savior Goduin dhe Moses Xhunior. Goduin luan si mesfushor qendre ndërsa Moses si sulmues i majtë teksa njihet për shpejtësinë e tij. Dy nigerianët kanë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me korçarët.

Kuqebardhët e mbyllin merkaton me 6 perforcime .Edhe blerjet e bëra me heret ne Janar …si Randy Dumfour, Moraes, Idrizaj e Hyseni do të jenë nën urdhërat e trajnerit Gvozdenovic për të ndihmuar ekipin në objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Hapet tuneli i Llogarasë, Rama: “Një punë e bërë në kohë rekord…

Kryeministrri Edi Rama së bashku me ministren e Energjisë e Infrastrukturës kanë inspektuar mesditën e sotme tunelin e Llogarasë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se ky tunel tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, pasi është përmbyllur procesi më vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore.

“Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”- shkruan ndër të tjera Rama.

Borë, ski ,diell/ Pamje mahnitëse nga Zvicra Shqiptare(Video)

Nën bardhësinë e dëborës, Dardha merr pamjen tjetër, e cila i tërheq edhe më tepër vizitorët drejt saj. Mundësia për të ushtruar sportin e skive, gatimet tradicionale, por mbi të gjitha peizazhi i zbardhur, po josh çdo fundjavë edhe qindra vizitorë nga Tirana dhe qytete të tjera.

E vetmja pistë për ski në qarkun Korçë e madje në gjithë Shqipërinë është kjo e Dardhës.

31 Janari sjell dimrin në Korçë, vjen dëbora e parë(Video)

Temperaturat e ulëta kanë bërë që qyteti i Korçës të zbardhet nga flokët e borës. Reshjet kanë nisur që prej orës 07:30 të mëngjesit ndersa pritet të vijojnë edhe pasdite. Bardhesia mbi rruget dhe çatite e shtepive, zgjati vetem pak orë…

ndersa qytetarët kanë ndaluar për të shijuar pamjen fantastike që të dhuron përla e juglindjes.

https://www.instagram.com/reel/CoEoy47Lmeu/?igshid=ZmMyNmFmZTc=

Dikur ishte “Beu i Jugut”, ja ç’ndodh sot me Koço Kokëdhimën…

Dikur ai ishte një ndër personazhet më të rëndësishëm të Tiranës, falë bizneseve, medias, por dhe përfshirjes në politikë, ku për pak kohë u bë dhe “beu i Jugut”. Por sot, Koço Kokëdhima është kthyer në një njeri “anonim”. Pas përpjekjeve të dështuara për të krijuar një parti të vetën, ish-deputeti 64-vjecar, duket se ka hequr përfundimisht dorë nga ambiciet politike.

Dhe tashmë duket se ka vendosur të shijojë jetën me gruan e tij, madje edhe duke u “rinuar” me sa duket edhe me ndonjë operacion.

Bordi ndryshon çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, duke vendosur të ndryshojë çmimet e karburatit në vend. Duke filluar nga ora 18:00, nafta do të shitet 200 lekë/litër, 6 lekë më pak. Benzia do të shitet 190 lekë/litër, 1 lekë më pak. Gazi do të shitet 69 lekë, i pandryshuar nga hera e fundit.

Vendim i Bordit të Transparencës- 31.01.2023

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 30.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 866, -13 nga data 25.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 891, -56 nga data 25.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107.27 (-0.24 nga data 25.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Pësoi aksident në punë/ Vdes emigranti shqiptar,le jetim 2 fëmijë…

Ngjarje e trishtë në Itali. Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë këtë të hënë në Ospedalicchio të Italisë. Mësohet se 56-vjeçari Zaim Jacaj dha frymën e fundit me 30 janar, në spitalin e “Santa Maria della Misericordia”. Viktima ishte shtruar në spital prej tre ditësh, pasi ishte rrëzuar gjatë orarit të punës, teksa po rregullonte një tup në një dyqan.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, 56-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh. Ai la pas bashkëshorten, Majlinda dhe dy fëmijët Iklid dhe Jori. Këshilltarja bashkiake e Ospedaliçhio Claudia Travicelli shprehu ngushëllimet më të përzemërta për familjen e shqiptarit.

“Pas gjithë detyrimeve rituale, ai do të varroset në Shqipëri, vendi i tij që e pa të largohej si emigrant po vajton sot për të bashkë me fshatin Palazzo, miq e të njohur janë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë“, është shprehur ajo.