Luiz Ejlli akuzon Adi Krastën: “Paratë e fitores së “Etheve” nuk i mora kurrë – me ato u blenë vetura nga produksioni këtij spektakli

Si rrallë herë ose me saktë për të parën herë, Luiz Ejlli është ulur dhe ka folur për jetën e tij. Pa debat, pa ironi, vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara. Gjatë rrëfimit nuk kishte si të mos e cekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastës ku edhe u shpall fitues i një edicioni.

Mes emocioneve se si u shpall fitues, Luizi pyetet në mori ndonjë çmim dhe ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.

Çfarë mori ai?

Asgjë!

“Blenë makina e fuoristrada Adi me shokë”, thotë ndër të tjera këngëtari.

A do të ketë një reagim nga Krasta?

Vuante nga tumori, 18-vjeçarja shqiptare në Itali nuk ia del, ndërron jetë në lule të rinisë

Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në lulen e rinisë në Itali. Gerta Allushi vuante nga sëmundja e pashërueshme e tumorit dhe nuk arriti t’ia dilte. Sipas medieve italiane, 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë. Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.

Me origjinë shqiptare ajo lindi dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj.

Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.

Aktori Albano Bogdo bën deklaratën e papritur :”Po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet…

Aktori i humorit Albano Bogdo ka marrë një vendim të papritur duke hequr dorë nga karriera e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë Bogdo përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku në InstaStory shkruan se do të tërhiqet përjetë nga televizioni. “Duke ju falenderuar të gjithëve për komplimentat por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet,”-shkruan aktori.

Nuk dihet nëse Bogdo e ka pasur seriozisht apo thjesht ka bërë shaka.

Goditi me shpullë Luizin, Kejvina përjashtohet nga Big Brother Vip

Spektaklin e kaluar, Kejvina përdori dhunë fizike ndaj Luizit. Kjo pas komenteve ofenduese sipas saj, nga ana e Luizit. Gjatë reklamës, Kjevina u ngrit nga kolltuku dhe goditi dy herë me shuplakë në fytyrë Luizin, për komentin që ky i fundit bëri.

Nga ky gjest, asnjëri prej banorëve, përveç Bjordit nuk reagoi, madje gjatë javës, thuajse të gjithë i dhanë të drejtë Kejvinës për veprimin e kryer.

Skënderbeu në rrënie të lirë ,pas kapitenit Zguro ikën edhe Belajdi Pusi…

Rrugët e Belajdi Pusit me Skënderbeut janë ndarë. Pak ditë pasi drejtuesit korçarë kishin deklaruar se kishin një akord për vijimësinë e futbollistit te kjo skuadër, por shkodrani i ka dhënë lamtumirën për të nisur një aventurë të re jashtë. Nëpërmjet një publikimi në Instagram, Pusi ka shpërndarë lajmin se tashmë është lojtari më i ri i Turan Tovuz, skuadër e cila luan në kampionatin e Azerbajxhanit.

Futbollisti raportohet se ka nënshkruar deri në fund të edicionit me këtë klub, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes nëse gjithçka shkon mirë. Një situatë që padyshim krijon probleme te Skënderbeu i cili pak ditë më parë humbi edhe shërbimet e kapitenit Vangjel Zguro dhe po sheh t’i largohen disa nga emrat më me eksperiencë në këtë skuadër.

Gjendje e mjerueshme dhe aspak njerëzore”/ Prezantuesja e TCH “shpërthen” ndaj banorëve të BBVA: “Kope, shpellarë, injorantë që ulërasin dhe godasin

Situatat e krijuara së fundmi në Big Brother Vip Albani 2, kanë ndezur debate të shumta në rrjet, duke përfshirë edhe reagime nga personazhe të njohura të ekranit. Ndër ta ka qenë edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila e ka quajtur reagimin e banorëve kundër Luiz Ejllit, një reagim i një kopeje shpellarësh që vetëm ulërasin.

“Komunikimi sikur janë në kohen e shpellave, rrahin gioksin, ulërasin, qëllojnë. Intelektin as po lodhem ta komentoj, se qe kur ja jep me sa ke në kokë në vend që të argumentosh, e ke humbur diskutimin”, shkruan mes të tjerash ajo.

Përfitoi celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune? Voda: “Nuk jam mësuar të marr dhurata të shtrenjta…

Dënimi për disa arka me peshk, por sot ish-zvministrja e Brendshme Rovena Voda, ka rrëfyer përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Voda tha se në momentin që iu komunikua akuza më 13 korrik 2021, ishte e habitur pasi ajo nuk e mbante mend bisedën e bërë me Majlinda Hasanin, në lidhje me punësimin në administratën publike të Florida Beut.

“Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 korrik 2021, kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konsulente në një projekt. Në momentin që mu komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe, një paqartësi e madhe dhe një gjendje shoku.

“Ka rezultuar se zonja për shkak të 8 marsit, biseda ka ndodhur në 6 mars, dy ditë para festës, u takuam rastësisht, pra s’ka pasur asnjë parapërgatitje apo bisedë, ka qenë dhuratë por për të cilën unë i kam falenderuar, nuk kam pranuar që ta marr, dhe nga pamjet e barit ku jemi takuar duket që ia kam kthyer mbrpasht e celulari është lënë në tavoilnë por duke qenë se jam person publik e s’mund të bëja debat në lokal e mora celularin, por për 2-3 orë e kam kthyer. Nuk jam mësuar në jetën time të marr dhurata të shtrenjta. Celulari është kthyer e për këtë kam kërkuar nga prokuroria që si ka mundësi që nuk e parashtron një fakt të tillë”.

Pse u arrestua Rovena Voda ?

Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

Gjendet i varur 50 vjeçari/ Gruaja dyshohet se kreu krimin: “Nuk e vrava, thjesht i hoqa karrigen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pire të Greqisë, ku një 50 vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij. Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje pasi burri ishte i lidhur me një litar në fyt. Por pas hetimeve, policia dyshoi se gruaja që ishte në shtëpi mund të kishte lidhje me vrasjen e tij. 

Mediat greke shkruajnë se gruaja me origjinë shqiptare ka raportuar në polici se ka tentuar që ta mbyste me një litar por pa ia arritur. Më pas, 50 vjeçari ka shkuar në dhomën e tij për t’u vetëvrarë. Gruaja ka thënë se e ka parë kur ai ka vendosur litarin në fyt dhe është varur, dhe se ajo nuk i kishte bërë asgjë përveçse sipas saj e ka ndihmuar duke i hequr karrigen.

“E kam ndihmuar, i kam shtyrë karrigen ”, ka thënë ajo, raportojnë mediat greke.

47-vjeçarja Shqiptare e dyshuar si e përfshirë në vdekjen e kontabilistit
Kontabilisti grek
Apartamenti ku ndodhi ngjarja

Bordi i Transparencës mblidhet sërish/ Rrit çmimin e naftës me 9 lekë….

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës me 9 lekë duke e çuar në 208 lekë për litër. Ndërsa benzina do të shitet me 189 lekë për litër, nga 177 që ishte më parë. Çmimi i gazit të lëngshëm nuk ka ndryshuar, duke u shitur me 71 lekë për litër. Vendimi i Bordit do të hyjë në fuqi sot në orën 18:00.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.1.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 842, +116 nga data 19.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 937, +82 nga data 19.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 99 (-0.27 nga data 19.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe merr para trafikndarësen

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Libonikut në Maliq. Një mjet ka humbur kontrollin për pasojë është goditur me trafikndarësen dhe është përmbysur. Aktualisht raportohen vetëm dëme materiale. Shpejtësia e lartë dhe kushtet atmosferike, kanë bërë që automjeti të rrëshqasi e të përfundojë në buzë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin Pogradec – Korçë ndersa ne vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfiksja.

“Kope, shpellarë, ulërima “/Moderatorja e‘TCH’ shpërthen keq ndaj BBVIP gjendja aty eshte e mjerueshme dhe…

Situatat e krijuara së fundmi në Big Brother Vip Albani 2, kanë ndezur debate të shumta në rrjet, duke përfshirë edhe reagime nga personazhe të njohura të ekranit. Ndër ta ka qenë edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila e ka quajtur reagimin e banorëve kundër Luiz Ejllit, një reagim i një kopeje shpellarësh që vetëm ulërasin.

Komunikimi sikur janë në kohen e shpellave, rrahin gioksin, ulërasin, qëllojnë. Intelektin as po lodhem ta komentoj, se qe kur ja jep me sa ke në kokë në vend që të argumentosh, e ke humbur diskutimin”, shkruan mes të tjerash ajo.

‘Ku ma gjetët këtë mashtrues’/ Kejvina shpërthen ndaj Luizit: “Po më përndjek në mendime…

Olta është një nga banorët që i ka dalë në krah Kejvinës, për sa i përket inatit të saj me Luizin. Pasi ishte revoltuar nga kjo situatë, Olta i tha Kejvinës të qetësohej sepse i ka të gjithë banorët me vete në këtë histori. Por, edhe pse banorët u përpoqën ta qetësojnë atë, Kejvina vijoi me ofendimet ndaj Luizit.

Madje ajo tha, se Luizi po e dëmton emocionalisht atë.

Robert Aliaj: “Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, s’më ka më baba. Big Brother unë e kam neveri

Robert Aliaj ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me djalin e tij, nëse ky i fundit lidhej me Kejvina Kthjellën brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Teksa komentoi afërsinë brenda shtëpisë së djalit të tij Krist Dragoti dhe modeles, Aliaj tha se ishte kundër lidhjeve në televizion. “Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentët, e shkatërruan fare.

Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vij të bëjë një gallatë, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’. Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte:

“Kjo është një femër që duhet respektuar”. E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoj që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shok, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbizi sepse vetë kam qenë i showbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta urdhëroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.
Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti për ABC.

“S’na duhet turistë fukarenj nga Britania”/ Ekspertja e turizmit revoltohet pas lajmit të “The Sun”

Sot në “Ftesë në 5” u komentua promovimi që britanikja “The Sun” i ka bërë vendit tonë.Sipas “The Sun” Shqipëria mund të konsiderohet si Maldivet e Europës, por shumë herë më lirë, me një biletë që shkon vetëm 27 paund. Flora Xhamani e quajti këtë një titull bajat dhe aspak promovues për Shqipërinë, pasi sipas saj këto shkrime sjellin në Shqipëri kategori turistësh që nuk shpenzojnë shumë.

“Ne nuk kemi nevojë të na vijnë turistë fukarenj britanikë”, tha e revoltuar ajo.