Unë filozofja, e virgjëra, banorja e lodhshme e Big Brother, që ju nuk e deshët!

Nga Neda Balluku :                                                                Kjo vajzë në foto ishte 20 vjeç. Qëndroi në shtëpinë e Big Brother-it për 92 ditë. Pavarësisht se nuk fitoi, ishte një nga lojtaret më të forta të edicionit të saj dhe një nga ato që arritën ndër vite të rritnin figurën e vet publike. Këto janë fakte. Unë filozofja, e virgjëra, banorja e lodhshme e Big Brother, që

kjo vajzë nuk ofendoi kurrë askënd në 92 ditë. Ndonëse faturoi në kurrizin e saj ofendime që kurrë as i kishte ditur se ekzistonin. Kjo vajzë ra në dashuri me dikë në ato 92 ditë, e me zemër në dorë e sinqeritet në sy shprehej se ishte njeriu i jetës së saj. Por si këmbim përjetoi izolim. Linçim. Mosbesim e tallje. Me njeriun e atyre 92 ditëve pret fëmijën e tij të tretë.

Kjo vajzë kurrë nuk goditi askënd me shpullë. Fitoi një nga tre garat për lider shtëpie dhe kaloi një kalvar nominimesh. ( Dy të tjerat i fitoi partneri i saj) Kjo vajza fliste për librat. Për familjen. Për ëndrrat. Por ngrinte zërin për kauzat. Kishte opinionte të forta dhe nominonte gjithmonë saktë. Megjithatë, kishte pafund nga ata “opinionistë të botës mediatike moderne së sotme” që sot predikojnë moral e shoqëri të drejtë, por që “portalet” e tyre i kishin vatra linçimi të figurës së saj.

Sepse ajo ishte filozofja. E virgjëra. E lodhshmja pas Kantit. Lolo e atij “që nuk e do se e ka për lojë”.

Megjithatë shumë prej jush që sot llahtariseni nga shpulla Kejvinës, nga manipulimi Oltës, nga mbështetja që Dea i bën dhunës, apo çartjes mbi kodin penal të Tea-s, kur kishit në këtë format vajzën diametralisht të kundërt, i çatë mender jush dërrasat që me vite nuk i rekuperoi dot. Komentet e ndyra, ngacmimet në rrugë, legenosjet personale. Duke e çuar në pikën që nuk shihte më të bukurën. Nuk vlerësonte të shumtët që e donin por zhytej nga palaçot. As atë nuk donit. As këto s’i doni.

Çfarë dreqin doni?!

Shpresoj të jeni pjekur, vërtet. Kjo vajza 20 vjeçare është pjekur dhe ju ka falur. Ama nuk ka ndryshuar. Edhe pas 12 vitesh është e njëjta. Sepse është per veten e saj. Dhe kurrë për ju!

Humbja për kupë më Egnatian/ Gvozdenoviç: Objektiv kemi ngjitjen në Superligë, presim 3-4 përforcime

Skënderbeu u mposht në minutën e fundit shtesë nga Egnatia me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Skuadra korçare ishte në nivel të kënaqshëm, duke arritur të administronte si duhet takimin deri në minutën e 95-të. Pikërisht ky gol i pësuar në fund ka lënë shije negative të Ivan Gvozdenoviç. Për mikrofonin e Oversport, tekniku i Skënderbeut deklaroi:

“Ky është futbolli. Egnatia është një skuadër shumë e mirë, e fortë. Sot ishte një test i mirë për ne. Ishim me mungesa. Nuk ishim keq. Ishim mirë në të dy pjesët. Nuk jam shumë mirë me gjuhën shqipe, por i kuptoj të gjitha.

Situata? Duam të kthehemi në Superiore. Nuk jemi të gjithë bashkë. Po presim 3-4 lojtarë. Kemi një javë që po punojmë bashkë. Besoj se do të bëjmë një ekip të mirë për kampionatin tonë. Jemi gati për ta përballuar kampionatin. Kam shumë çuna të talentuar. Na duhet vetëm pak kohë dhe do të bëjmë mirë.

Ky është mentaliteti im. Unë kam lojtarë të rinj dhe duan pak mbështetje. Për momentin nuk jemi keq, jemi mirë.

Objektivi? Patjetër, Superliga”, tha ai.

Mali i shenjtë i Tomorrit, ja misteri që qarkullon në NASA

Një misteri i madh ka qarkulluar kohët e fundit në NASA, sipas një ish -punonjësi të këtij institucioni, i cili ka deklaruar në një ambient me miq të tij, që në Shqipëri dhe me ekzaktësisht në malin e Tomorit, ka ndodhur diçka e rëndësishme për NASA. Sipas tij, aty ka mundësi të madhe që në brendësi të malit të ekzistojë një piramidë e madhe që përmban objekte misterioze. Sipas tij, satelitet e fuqishëm të NASA kanë zbuluar diçka të tmerrshme nga ai mal.

Sipas këtij shkencëtari aty mund të ketë zanafillën jeta tokësore dhe fundi i njerëzimit njëkohësisht. Vrojtimi që i është bërë me rreze nga sateliti ka treguar se materiali në atë mal nuk është tokësor.

Me tej ai tregon se për shqiptaret ai është një vend i shenjtë dhe se aty kanë ndodhur shumë mrekulli, gjë që tregon se aty ka diçka jashtë normales dhe që ai material që është gjetur aty është shumë i mistershëm sepse mostrat që janë analizuar kanë nxjerrë që ky material është i pa njohur deri tani.

Aksident i pazakontë në Pogradec/ Kamioni që transportonte gas përplaset me Volkswagen

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident pa të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja është regjistruar në hyrje të qytetit të Pogradecit. Një mjet që transportonte gaz është përplasur me një makinë tip Volkswagen. Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i mjetit që transportonte gas.

Njoftimi i policise

Përplasen dy mjete në hyrje të Pogradecit. Një mjet qe transportonte gas është përplasur me një mjet tip Volkswagen.

Nga aksidenti nuk raportohen te lënduar por vetëm deme materiale. Shkak për aksidentin mga hetimet paraprake rezulton te jete hyrja e gabuar e mjetit me gas i cili i ka prerë rrugën mjetit të vogël në kryqëzim.

Kiara dhe Luizi në një krevat, befasojnë banorët me vendimin epik(Video)

Prej mbrëmjes së kaluar, Luizi, Kiara, Efi dhe Ronaldo janë kthyer në një grup. Teksa po rrinin në dhomën e gjumit, Luizi i tha Kiarës që nga sot e tutje do ta thërrasë atë “Çapaçule”, thjesht për të parë se si do të reagojnë banorët e shtëpisë, kur ai ta thërrasë Kiarën me këtë epitet. Ndonse afeksioni i Luizit është i ditur duket se Kiara qëndron më e terhequr. Luizi ka tentuar edhe ta puthë, por ka qenë Kiara ajo që është tërhequr.

Efi dhe Ronaldo nisën duke bërë ironi, dhe hamendësuan disa nga komentet e banorëve.

Efi: Do thonë nuk ka turp ajo Kiara, si e lejon?

Ronaldo: Si e lejon ti këtë gjë, njeri pa karakter.

“Më jep forcë të nxjerr Luizin”/ Banorët ‘i luten Zotit’, Tea bën kryqin…

Banorët e “Big Brother Vip” janë të vendosur që të nxjerrin jashtë shtëpisë Luiz Ejllin dhe për këtë e kanë treguar se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Por së fundmi, ata i kanë drejtuar edhe një lutje Zotit, për të nxjerrë Luizin.“ Zot më jep forcë të nxjerr forcë ta nxjerr jashtë këtë Luizin. Amen”– tha Bjordi, deklaratë e cila u pasua nga Tea, e cila bëri kryqin. Ndërkohë edhe Luizi, i cili ishte e pranishëm, tha “Amen.”

Këto janë diskutimet që u bënë në studio:

Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.

Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.

Luizi: Se kush është Tea Trifoni e morëm vesh. Se di do sillem unë me Tean, do e merrni vesh. Të gjithë ato që i janë vënë kundër Kiarës, e panë kush është Kiara Tito. Ajo që unë shoh me diçka tjetër, është pjesë e imja personale. Jam kaq i lumtur që e kam zgjedhur. Po fitova Kiarën un lë duhanin.

“Nuk e shtyj dot më këtu”, Olta gati të dalë nga shtëpia e ”Big Brother Vip”

Loja e këtij edicioni të ”Big Brother Albania Vip 2” është e fortë, dinamike dhe shumë e komentuar nga mbarë populli. Olta, Armaldo dhe Amos po flisnin për kohën e kaluar brenda në shtëpi. Amos tha se ata kanë vetëm 25 ditë që kanë hyrë në shtëpi, ndërkohë që Olta u shpreh se i duket sikur ka tre muaj që është futur aty.

Kjo e fundit shtoi se këtë izolim mezi po e përballon me 25 ditë izolim. ”Nuk e shtyj dot më këtu”, tha Olta teksa po fliste me dy banorët në oborr.

Olta komentoi edhe vendimin e Big Brother për të ulur 2 mijë euro nga çmimi për çdo sharje, ofendim, dhunë verbale apo fizike brenda shtëpisë. Sipas saj, kjo është një masë e vogël dhe se kërkon diçka më konkrete. Po ashtu aktorja është më e komentuara negativisht, dhe në sondazhe është banorja që duhet të dalë nga ky format.

Belajdi Pusi i jep lamtumirë Skënderbeu:”Uroj të rikthehet sa më shpejt ekipi i sukseseve të mëdha…

Belajdi Pusi i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Skënderbeut, për të nisur një aventurë të re në kampionatin e Azerbajxhanit, ku do të veshë fanellën e Turan Tovuz. Palët kanë gjetur akordin për këtë transferim, me sulmuesin shkodran i cili do të bëhet pjesë e këtij klubi deri në fundin e sezonit.

Vetë Pusi, në një postim në rrjetet sociale, ka dashur të falënderojë korçarët për ndihmën që i kanë dhënë, duke e aktivizuar rregullisht për ta bërë një emër të njohur në futbollin shqiptar.

“Jeni ju që më ndihmuat në një periudhë të vështirë dhe nuk ju harroj kurrë. Falënderoj presidentin Takaj, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët, tifozët dhe miqtë e mirë në Korçë. Uroj të rikthehet sa më shpejt Skënderbeu i sukseseve të mëdha. FORCA SKËNDERBEU”, shkruante futbollisti duke konfirmuar kështu lamtumirën e tij nga korçarët.

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia shtang Skënderbeun në shtesë….

Egnatia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në transfertë kundër Skënderbeut. Duhej të vinte minuta e 95-të që rrogozhinasit të triumfonin me Paulauskas. Ky i fundit i afruar në merkaton e dimrit shënoi një supergol duke lënë shije të mirë të mirë në stafin teknik. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në datën 2 shkurt.

90+5′- Egnatia befason dhe realizon në minutën e 95′.
90′- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
80′- 10 minuta nga fundi, kjo sfidë duket se i po i drejtohet barazimit.
67′- Donald Mëllugja provon nga distanca, por pret portieri Puja.
53′- Gresild Lika provon me një gjuajtje nga brenda zone, por nuk ka shënjestrën e duhur.
46′- Starton pjesa e dytë.

45′- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë. Mbyllet pjesa e parë.

37′- Egnatia pranë golit. Goditje e bukur nga distanca me Kasën, por portieri Ruçi bën mrekullinë.
35′- 10 minuta nga fundi, asnjë rast për t’u shënuar në portat respektive.
27′- Lila provon nga distanca, portieri Ruçi në gatishmëri.
20′- Ndërhyrje e gabuar nga Jurgen Goxha. Emanuela Rusta nuk e kursen kartonin e verdhë.
16′- Rast i mirë për Egnatian, por është portieri Ruçi ai që neutralizon gjithcka.
10′- Të dy skuadrat zhvendosin lojën në mesin e fushës ku duken se po studiojnë njëra-tjetrën.
1’- Starton ndeshja në stadiumin e Skenderbeu.

SKËNDERBEU-EGNATIA 0-1
90’+5′ Paulauskas

SKËNDERBEU: Ruçi, Prençi, Frashëri, Hysolli, Zenullari, Ali, Peçani, Liço, Lika, Vecaj, Sumaila. Trajner: I.Gvozdenoviç.

EGNATIA: Puja, Kacbufi, Selita, Goxha, Atanda, Lila, Kasa, Agbekpornu, Mëllugja, Meçja, Mihana. Trajner: Sh.Duro.

GJYQTARË: E.Rusta, A.Mahmuti, R.Muzhaqi

Mevlan Shanaj: “Po bëhet gjenocid kulturor, na zëvendësuan ne me Big Brother e telenovela turke

Mevlan Shanaj shprehet se njerëzit janë të fokusuar te Big Brother, sepse nuk kanë alternativë tjetër. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, artisti u shpreh se prej kohësh në Shqipëri, nuk ka më kinema, duke sjellë që publiku të orientohet tek këto prodhime. “Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një genocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in.

Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një kinostudio, tani ajo nuk ekziston më. Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë.

Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen. I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar.

Unë dhe kolegët e mi kemi përfituar nga puna jonë respektin e publikut. Kjo është pasuria më e madhe për ne, adhurimi i njerëzve. Kjo vlen më shumë se sa çfarë po shohim kohët e fundit, siç këto novelat apo përrallat me mbret si Big Brother.

Ata janë programe që prodhojnë para, por para lavdisë së nderit, para personalitetit, paratë janë të këqija. Unë dhe shokët e mi jetojmë të nderuar.Nuk është slogan për të shitur mend, por asnjëri nga ne nuk lyp, asnjëri nga ne nuk është bërë manjat i ndonjë medieje që të ketë para pafund. Unë kam 45 vjet me këtë emër, nuk bëhet dot emri për 45 ditë”, tha Shanaj

18-vjeçarja humb betejën me sëmundjen e rëndë/ Mesazh prekës nga Ardit Gjebrea: Tashmë është një engjëll!

Nga Ardit Gjebrea:                                                        Tashmë është një engjëll! 18 vjeç… deri në fund me buzëqeshjen e saj karakteristike, Gerta Allushi ndahet nga jeta në një spital në Itali ku jetonte me familjen pas një sëmundje të rëndë që e zbuloi që 14 vjeç. Edhe pse nuk i njoh, i shpreh ngushëllimet më të ndjera.familjes! Por ajo që më bëri përshtypje, është letra që e vogla la dhe dëshira e saj për të studiuar dhe vijuar jetën, njësoj si më parë. Mund ta lexoni më poshtë:

“Një gjë për të cilën shpesh jam qortuar nga familja dhe njerëzit e mi të dashur, por për të cilën në të njëjtën kohë edhe lëvdohem, është fakti që vijova të studioj dhe të bëj atë që bëja gjithmonë, në çdo moment të sëmundjes, edhe në ato më të vështirët. Kam menduar gjithmonë që ishte e vetmja zgjedhje që kisha, fundja i thoja vetes, jam adoleshente, çfarë mund të bëj tjetër?! Nuk doja në asnjë mënyrë që të ndihesha ndryshe, apo thjeshtë të më shihnin si një vajzë të sëmurë, edhe ndonëse isha.

Tani që e mendoj, mundesha fare lehtë që t’i lija të gjitha në pauzë, sepse kisha mjaft gjëra për të menduar e për të pësuar. Por çfarë kuptimi do të kishte patur? Thjesht, do isha mbyllur në vetvete dhe të lija sëmundjen që të merrte më të mirën nga unë, të më dënonte… dhe të më burgoste.

Ndaj vendosa të vijoj të bëj jetën time si gjithmonë, të studioj, të takoj miqtë e mi, të shqyrtoj çdo mundësi aktiviteti që më ofrohej, ndonëse me disa kufizime. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do e kisha privuar veten nga shumë momente, njohje dhe eksperienca që më ndryshuan mua si njeri dhe këndvështrimin tim për gjërat.

Mendoj se ka qënë një zgjedhje që më ka dhënë mundësinë të jem e lirë, që ta jetoja jetën që do kisha jetuar nëse nuk do isha sëmurë dhe të mos e lejoja sëmundjen që të më kushtëzonte. Nuk mund të them se gjithçka ka qenë e thjeshtë, madje me raste jam sforcuar më shumë sa duhet, por kur e mendoj, them që ia ka vlejtur. Vendosa të jem e lirë, të ekzistoj dhe të jetoj pavarësisht sëmundjes”

Moti i keq shkakton probleme në Korçë, disa zona mbeten pa energji elektrike

Në qarkun e Korçës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike pasi reshjet e shiut gjatë natës janë shoqëruar me erë të fortë. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Korçës disa zona si në Kolonjë, Gorë, Mokër, Leskovik e Panarit kanë probleme me energjinë elektrike. Në këto zona reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të fortë dhe për rrjedhojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipet e OSHEE po punojnë në terren për normalizimin e situatës.