Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Isuf Kalo

Isuf Kalo, mjek, profesor, publicist dhe figurë e spikatur e historisë së vendit në kapërcyellin midis dy sistemeve, është ndarë nga jeta. Profesor Kalo po qëndronte prej disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore, jashtë Shqipërisë. Pritet sjellja e trupit në atdhe.

Sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat.

Tha se paratë ishin për kurimin e tij, ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit

Një ditë më parë, Prokuroria nisi verifikimet për pasurinë e xhaxhit të Alda Klosit, ish-zyrtares së kryeministrisë që ra pre e vjedhjes nga Rozeta Dobi. Por, mësohet se xhaxhi i Klosit ka ndërruar jetë në SHBA. Klosi deklaroi se 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpinë e saj nga Rozeta dhe Havier Dobi ishin për kurimin e xhaxhait, i cili vuante nga kanceri.

Prokuroria do të merrte në pyetje xhaxhanë e ish-zyrtares dhe nëse ai do të pranonte se 120 mijë eurot ishin të tijat, pasuria do të kalonte në sitë për të parë nëse justifikohej shuma e madhe e parave. Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për 400 mijë eurot e tjera që u gjetën në tubin e aspiratorit të shtëpisë së Rozeta Dobit, para të cilave ende nuk i ka dalë pronari.

Organi i akuzës ka nisur hetimet edhe për vetë zyrtaren. Sipas të dhënave të Kadastrës, Klosi rezulton pronare e disa apartamente, dy prej të cilëve në Shëngjin, në një kohë që vetë jetonte në shtëpi me qira.

Alda Klosi, rezulton se është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj.

Era e fortë shkul edhe çatitë e magazinave në Korçë (Video)

Çatia prej llamarine e një godine në Korçë është shembur për shkak të erës së fortë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.8 ditën e sotme. Nga rrëzimi i çatisë janë dëmtuar 5 mjete të cilat kanë qenë të parkuara, teksa në vendngjarje janë forca të policisë, të shërbimit zjarrfikës si dhe të OSHEE-së të cilët kanë shkëputur energjinë elektrike në të gjitha magazinat e tregut të shumicës.

Informacion paraprak i policisë Korçë:

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Bëri për spital mësuesin që i ngacmoi motrën, prokuroria liron të riun brënda 48-orëve

Lirohet nga ambjentet e Komisariatit te Policisë së Tepelenës Albi Gumeni, 29 vjeçari i njërës prej nxënësve 13 vjeçare që dyshohet se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, Kleanth Laçi.

Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarëshit pasi prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59 vjeçar.

Mësohet se lirimi i të riut nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Gumenit pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi. Rjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.

Era e fortë shkul pemët dhe ndërpret energjinë në disa zona të Juglindjes

Era e fortë ka shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona të Juglindjes, si edhe ka shkulur pemë në qytetin e Korçës. Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Grupet e punës të OSSHEE dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve. Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika. Era e fortë ka rrëzuar një pemë dekorative në lagjen 4 të qytetit të Korçës si dhe ka shkulur çatinë e magazinave mbrapa Big Market tek Pazari i Vjetër !

Ishte shpallur e humbur, gjendet i pajetë trupi i 59-vjeçares shqiptare në ujërat italiane

Trupi i pajetë i një gruaje 59-vjeçare nga Shqipëria është gjendur ditën e sotme në zonën e Marina di Massa te Italisë pasi për të ishte bërë një denoncim ku ishte shpallur e humbur.Kufoma u gjet nga një burrë i cili po ecte në plazh dhe që më pas ka njoftuar autoritetet se kishte parë një trup të pajetë në det.

Sipas mediave italiane ka qenë e nevojshme ndërhyrja e helikopterit të Marinës për të nxjerrë trupin e 59-vjeçares, ndërsa autoritetet po hetojnë ende mbi shkaqet e vdekjes dhe zbardhjen e ngjarjes.

Tronditet nëna shqiptare në Greqi, gjen të pajetë djalin e saj 3-vjeçar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Larissa, Greqi, ku një 3-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve të “larissanet”, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar fëmijën në spital, ku më pas u konfirmua vdekja. Mediat greke shkruajnë se prindërit shqiptar nuk jetonin bashkë dhe se djali jetonte me nënën, ndërsa babai prej disa kohësh ishte larguar nga banesa. Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Spitali Farsalon, ndërsa autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Niseshte në vend të qumështit/ Mashtrimi me djathin e Pogradecit, dhe Ersekës…

Ka edhe një metodë tjetër për të zbuluar nëse bulmeti që ne konsumojmë ka përbërës natyralë apo është i falsifikuar si këto 3 mostra që treguam. Një pjesë nga djathi që kemi blerë e kemi vendosur në enë me ujë të pastër. Të gjitha enët me djathin e zhytur në ujë i kemi lënë për dy javë në një ambient të freskët siç na sugjeruan ekspertët e sigurisë ushqimore. Kjo është një metodë për të zbuluar nëse djathi përmban niseshte ose vaj palme.

Nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit tregon që ka sasi të vajit të palmës. Nëse produkti përmban vaj palme, prodhuesi duhet ta demonstrojë qartë me etiketë, gjë e cila, nuk është prezente në asnjë prej produkteve. Nga prova që ne kryem na rezultoi se uji ku është vendosur djathi i deles së Gjirokastrës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i dhisë së Gjirokastrës është tretur si kos. Nëse produkti kthehet në gjendje të lëngshme si përbërësi fillestar që është qumështi, tregon se ai është cilësor.

Djathi i dhisë së Libohovës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i deles së Libohovës nuk është bërë si hirrë por ka marrë ngjyrë të bardhë. Kjo të çon drejt dyshimeve për përbërës të tjerë. Një prej tyre mund të jetë niseshteja. Në djathin miks të Pogradecit uji është bërë si i ngjitshëm. Sipas ekspertëve nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit, kjo tregon se nga djathi ka dalë vaji i palmës. Djathi i lopës së Përmetit ka qëndruar i fortë. Edhe ky është një tregus jo normal. Kujtojmë se ky djath në fillim me provën e jodit rezutoi të ishte me niseshte. Ribëjmë edhe një herë provën e jodit pasi e kemi lënë për 15 ditë në ujë. Përsëri djathi merr ngjyrë blu. Pra, ka përmbajtje niseshteje. / TCH