Po transportonte 2 emigrantë/ 24-vjeçari kapet në hyrje të Bilishtit dhe…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 4”, si rezultat i të cilit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në fshatin Bathës, Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në dalje të qytetit të Bilishtit, Devoll, automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin S. M., pasi bazuar në inteligjencën informative, dyshohej se ky shtetas po transportonte emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 2 emigrantë, të cilët 24-vjeçari do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Regjisori shpërthen ndaj “Big Brother VIP”: “Skandal! Rrugaçëria është ulur këmbëkryq në shtëpitë tona

Regjisori Hervin Çuli ka reaguar në rrjetet sociale i revoltuar lidhur me “Big Brother Vip”, duke e quajtur “një format vulgar”. Çuli “shpërthen” në reagimin e tij kur thotë se me këto programe “injoranca dhe fatkeqësisht rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona”. Regjisori i referohet pamjeve të transmetuara nga festa e organizuar në “Big Brother VIP” ku banorët kanë kërcyer e kënduar në shoqërinë e muzikës latine.

Shënimi i plotë i Hervin Çulit:                                    Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me cuan sms ca miq artiste. Ishin te skandalizuar. E pashë!… Nuk ka mundësi!!! Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje!!! Femra te zhveshura me kostume me tendencen e Kabaretit. Meshkuj qe kercejne napolonin me tinguj braziliane. Kamera qe fokuson te pasmet e femrave nga kende te ndryshme.

Ora 21.00!!! Femijet e disa konkurenteve qe jane aty, bashke me prinderit motrat dhe vellezerit, me siguri jane duke i pare. Jane duke i pare dhe femijet,prinderit, motrat dhe vellezerit e gjithë Shqiperisë.Shume nga keta do me shajnë me liber shpie per këtë koment. I mirkuptoj, keshtu jane mesuar! “Si ta edukosh ashtu do te te pergjigjet turma”- thonte Caushesku.

Audienca e madhe, kjo ka rendesi, pastaj qameti le te behet! “Jap një mbretëri per pak klikime me teper”! Kabareti, kjo tendencë e lokaleve te vogla te artisteve antikomformiste te Parisit, si nje shprehje e formave antiskematike ku, piktore, poete, aktore, muzikante, shprehnin një revolte artistike(dadaizmi, nihilizmi artistik) kunder diktatit konservator qe dominonte frymën artistike te kohes, na perkthehet turpesisht nga nje format vulgar, ku injoranca dhe fatkeqesisht rrugaceria jane ulur këmbëkryq ne shtepite tona.

Kejvina nuk përmbahet në Big Brother/ Ftesë për seks Kristit: “Dua edhe salçiçe… do rrimë zgjuar bashkë…

Modelja Kejvina Kthella është ndër banoret më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother”. Duket se menjëherë ajo ka fituar vëmendjen e publikut, por edhe të banorëve të tjerë.Por duket se interesi i modeles është pikërisht për Kristin. Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave.

Por duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete. Modelja ka shkaktuar humor me veprimin e saj të fundit brenda shtëpisë së BBV kur i ka hyrë në shtrat gjatë natës Kristi Aliajt. Ajo ishte në përpjekje për t’i bërë një lojë, por pasi pa që nuk e kishte arrirë qëllimin e saj, tha që Kristi nuk ia vlen.

Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”. Teksa drejtohet nga dhoma dhe thotë më pas “s’ia vlen ky moj të thashë”.

Megjithatë, Kejvina duket e vendosur për të fjetur me Krist Aliajn në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë gjithë kohës, ajo ka vijuar me ngacmime ndaj Kristit. “O do fle me ty sonte, o ti nuk do flesh fare, o do flemë bashkë, ose do rrimë zgjuar”, tha modelja. Nga ana tjetër, Kristi iu përgjigj ftohtë kësaj ftese: “Po mirë, nuk po fle fare!”.

Ajo që duket si lojë brenda shtëpisë, jashtë perceptohet se në fakt modelja e pëlqen Kristin dhe ka nisur ta joshë atë. Ndërkaq, modelja nuk i ka ndalur edhe provokimet e drejtpërdrejta ndaj tij “Dua edhe salsiçe…”, tha Kejvina gjetë bisedës me banorët, batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.

Vetëm pak ditë më parë se të bëhej pjesë e “Big Brother”, modelja foli për herë të parë rreth meshkujve që pëlqen dhe duket se Kristi nuk ka asnjë tipar nga ato çfarë modelja është mësuar.

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Kejvina u shpreh se te një partner i pëlqen shumë pamja e jashtme dhe sa i përket postit të tij, modelja u shpreh se do të donte ta kishte një me pozitë.“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”, u shpreh bukuroshja.

Më tej, ajo tregoi se i pëlqejnë ‘djemtë e këqij”. Madje, ajo tregoi dhe një histori që i ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë e lidhur me dikë: “Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘badboys’”.

Sa u përket ‘çmendurirave’ që ka bërë gjatë një lidhjeje Kejvina u përgjigj: “Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsAppin tim”.

Largimi masiv nga vendi, të gjithë drejt mësimit të gjuhës gjermane…

Vetëm në kryeqytet numërohen më shumë se 150 qendra kursesh të gjuhëve të huaja. Përhapja e bizneseve të përçimit të dijes tregon për kërkesat në rritje të mësimit të veçuar nga institucionet arsimore. Vendin e parë në hierarki e mban mësimi i gjuhës gjermane, trendi i së cilës mbështetet nga kërkesat për shkollim apo punësim në Gjermani…

Nga Deada Hyka, Monitor                                              Sara, 37 vjeçe, punon ekonomiste në një kompani në Tiranë, por kjo nuk e pengon atë të synojë Gjermaninë si treg pune dhe për ketë, fillimisht regjistrohet në një kurs gjuhe. Ndërsa Jurgeni është një 21-vjeçar, i cili pasi mbaroi studimet bachelor për Teknologji Informacioni në Tiranë, dëshiron të studiojë në Gjermani në një program studimi të nivelit të dytë. Për këtë qëllim, ndjek prej një viti një kurs të gjuhës gjermane.

Të gjithë ne kemi dëgjuar se njohja e shumë gjuhëve të huaja është një element i shkëlqyeshëm i CV-ve dhe një aset i vlefshëm për të promovuar rritjen e karrierës. Të jesh në gjendje të flasësh një gjuhë që është e kërkuar, mund të rezultojë në një promovim ose një pagë më të lartë, veçanërisht në një industri konkurruese si sektori i teknologjisë.

Për të qenë të qartë, këto përfitime përkthehen në avantazhe për të gjithë nxënësit e gjuhës, pavarësisht platformës që përdorin për të mësuar gjuhën e tyre të zgjedhur. Dhe duhet thënë, edhe në Shqipëri, platformat janë shtuar. Nisin nga qendrat tradicionale të gjuhëve të huaja, faqe në rrjete sociale të dedikuara për këtë, si dhe aplikacione në telefon për ata që duan metoda autodidakte.

Çmimet

Çmimi për një orë mësimore ka arritur 3000 lekë për kurse individuale, një nivel i plotë bashkë me librat arrin 30.890 lekë për kurse individuale dhe 14.800 lekë në grup, sipas vëzhgimeve në treg që kreu “Monitor”.

Kërkesa

Dritan Mezini, drejtues i platformës Duapunë, pohon për “Monitor” se kërkesat për studim apo punë jashtë kanë qenë shumë të preferuara vitet e fundit. Sipas tij, pavarësisht problematikave që lidhen me emigracionin, të rinjtë duhet të kenë mundësi që të dalin e të provojnë njohuritë edhe në mjedise jashtë vendit. Ai përmend si një trend në rritje ofrimin e punëve në distancë, që mund të aplikohen lehtësisht tashmë në realitetin post-pandemik.

Tregu tërheqës gjerman

Duket sikur tregu gjerman i punës praktikisht i ka hapur dyert gjerësisht dhe çdo qytetar i interesuar do të mund të gjejë një punë sipas dëshirës së tij. Në datën 1 janar 2021 në Gjermani hynë në fuqi rregulla të reja në lidhje me punësimin.

Me anë të këtij ligji, Qeveria e Republikës Federale Gjermane ka bërë të mundur, edhe përtej vitit 2020, qasjen e privilegjuar në tregun gjerman të punës për shtetas nga Shqipëria (si dhe nga Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë gjermane ishte një nga arsyet e miratimit të ligjit nga Bundestagu, i cili lehtëson shumë procesin e imigrimit në Gjermani të punëtorëve të kualifikuar nga vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.

Mësimi i gjuhës për punësim

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova, sipas të dhënave të DAAD (German Academic Exchange Service). Në vitin 2019, rezulton se Gjermania ka qenë vendi i parë i dëshiruar nga studentët shqiptarë, kryesisht për programe studimi të nivelit të dytë, ndërsa për Kosovën, më së shumti për programe studimi të nivelit të parë.

Gjithashtu për grupe të ndryshme profesionesh si p.sh. mjekë, infermierë, inxhinierë, informaticienë etj., ofron mundësi joshëse punësimi. Në këtë drejtim kërkohet si kusht njohuria e gjuhës gjermane./Monitor

Ç’po ndodh në Greqi? Dhjetëra tërmete në pak orë ,tronditin ishullin e …

Prej orëve të para të mëngjesit ishulli i Lesvos nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pak para orës 4 të mëngjesit është regjistruar një tërmet i fuqishëm 4.9 ballë shkalla Rihter dhe është ndjerë në të gjithë ishullin duke shkaktuar shqetësim tek banorët. Epiqendra e tij sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës ishte katër kilometra në veriperëndim të Mandamados, në zonën e Lepetymnos, 268 kilometra në verilindje të Athinës dhe kishte një thellësi prej 17.5 kilometrash.

Por sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ndodhej 130 kilometra në veriperëndim të Izmirit ose 14 kilometra në veri të Agia Paraskevi, në Lesvo. Pasuan dhjetëra lëkundje të tjera dhe më e fuqishmja prej 4.7 ballë shkalla Rihter u regjistrua thuajse në të njëjtë zonë në orën 8,38 minuta të mëngjesit.

Sipas organeve vendore janë raportuar dëme të vogla në disa shtëpi në fshatrat e kësaj zone në veri të ishullit ,ndërsa ka pasur edhe disa rrëshqitje dheu apo shkëmbinjsh në rrugët që lidhin këto fshatra.

Sizmologu dhe drejtori kërkimor i Institutit Gjeodinamik të Athinës Gerasimos Chouliaras, ka deklaruar se prej orës 01:30 të mëngjesit janë regjistruar dhjetëra tërmete dhe se po monitorohet fenomeni me vëmendje të veçantë prej specialistëve.

Karnavalet e Polenes në Korçë, rikthejnë traditen(Video)

Karnavalet e Polenës(Arapët e Polenës) janë një ritual pagan që i ka mbijetuar kohës. Në kohen e komunizmit ky rit ishte i ndaluar ndërkohë që pas vitit 1991 vetë banorët e zonës filluan ta rikthenin këtë traditë të hershme të tyre. Tashme çdo 6 Janar fshati Polene , feston karnavalet .Nje fshat qe ndahet nga te tjeret , ruan traditen dhe ndez atmosferen e fillimvitit

Mami i shkruan live në emision/ Prezantuesja shqiptare:”Ajo po e vuan shumë divorcin tim…

Mamaja e Dajana Shabanit vendosi të bëhej publike në televizion me anë të një letre dedikuar vajzës së saj, ku i shpreh dashurinë. “Zemra e mamit ti për mua je dashuri pafund! Gjatë gjithë jetës tënde nuk më ke sjellë asnjë shqetësim, përvecse gëzime! Ti për mua ke vlera të jashtëzakonshme, ke mencurinë, ke taktin, bujarinë që rrallë njerëz i kanë këto vlera. Ke një fëmijë të mrekullueshëm që nëna e do shumë!

uroj gjithë të mirat e kësaj bote dhe Zoti të Bekoftë! Nga Verushka jote…mami”, i shkruajti ajo, ndërsa vetë Dajana Shabani reagoi, duke thënë se e ëma po e vuan shumë divorcin e së bijës:

“Mami po e vuan shumë divorcin tim dhe nuk e kuptoj pse po e vuan sepse unë jam shumë e lumtur. Mami po e vuan jashtë mase dhe më vjen keq shumë për këtë pjesë…uroj me shpirt që të jetë krenare për mua dhe jam e dashuruar marrëzisht me mamin tim!

Jam gocë mami! Unë jam shumë e lumtur, por mami është një brez që gatuan, pastron dhe do familjen, atë familjen perfekte”.

Ngjela: “Rama do i japë disa bashki ,vetë Berishës ….se i intereson të ketë në opozitë

Avokati Sprtak Ngjela është shprehur se kryeministrit Edi Rama i intereson që të ketë Sali Berishën dhe sipas tij këtij të fundit do i japë disa bashki në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se nëse PD nuk do të bashkohet, Berisha do të dështojë duke qenë se amerikanët do të mbështesin Enkelejd Alibeajn.

“Nëse këta nuk do të bashkohen deri në zgjedhje fraksioni i Saliut do të dështojë rëndë sepse amerikanët dhe oerëndimorët do të përkrahin Alibeajn dhe kjo nuk diskutohet. Kështu siç janë nuk ka garë, e fitojnë socialistët vetëm nëse ua lë Rama vet për të ndihmuar Saliun.

Rama e di se nëse nuk do të ketë Saliun përballë për tre muaj nuk është më kryetar i PS. I intereson që Berisha të jetë në politikë. Rama s’ka lënë rivalë brenda partisë. Ngjarje do të ketë në vitin 2023”- tha ai.

Martesat ‘trembin’ Korçarët ,Tiransit dhe Vlonjatët/ Ky është qyteti që shënon rekord në martesa…

Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2021 u lidhën gjithsej 19.7 mijë martesa në të gjithë vendin. Ndonëse në raport me vitin pandemik, celebrimet janë rritur me 12.7%, – teksa në 2020-n numri i tyre ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve -, martesat mbeten më të ulëta në raport me para pandeminë. Sipas INSTAT, numri i lidhjeve me kurorë në 2021 ishte 12% më i ulët se në 2019-n dhe 15% më pak se në 2018-n.

Me përjashtim të vitit të pandemisë, 2021-i është periudha me martesat më të ulëta pas viteve 90. (Shiko grafikun: Numri i martesave gjithsej, 1990-2021) Ndryshimi i stilit të jetesës, ku karakteristikë është rritja e moshës së martesës (3-5 vjet më shumë se në fillim të viteve ’90), plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni i lartë i të rinjve vlerësohen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Sipas INSTAT, mosha mediane e popullsisë (mosha që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) ishte 38.2 vjeç në fillim të vitit 2022, rritje e ndjeshme në krahasim me fillimin e viteve ’90, kur ky tregues ishte më pak se 30 vjeç.

Në vitin 2021, mosha mesatare në martesë për burrat ishte 31,2 vjet (3 vjet më shumë se në fillim të viteve 90), ndërsa mosha mesatare në martesë për gratë ishte 27,7 vjet (gati 5 vjet më shumë se në fillim të viteve 90). Shiko grafikun: Mosha mesatare e martesës sipas gjinisë .Në vitin 2021, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për burrat ishte ai i Gjirokastrës, me 33,6 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për burrat ishte Durrësi, me 30,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për gratë ishte i Lezhës, me 28,9 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për gratë ishte i Durrësit, me 27,1 vjet. Ndonëse Tirana është qyteti i vetëm së bashku me Durrësin, që ka rritje të popullsisë për shkak të migrimit të brendshëm, të rinjtë që banojnë në kryeqytet preferojnë të jetojnë vetëm.

Sipas INSTAT, në kryeqytet në 2021-n u shënuan 5.8 martesa për 1 mijë banorë, nga 7 që është koeficienti për të gjithë vitin. Pas Tiranës, për numrin më të ulët të martesave renditen Vlora (6.1) Korça (6.2), Gjirokastra (6.7), që e kanë treguesin nën mesataren kombëtare.

Rekordin e martesave e mban Lezha (10.4) e ndjekur nga Berati dhe Dibra me nga 8.1./Monitor

Dritan Hila: “Nëse nuk rrini dot këtu e ta bëni këtë vend, udha e mbarë e të shohim sa do të ecni përpara në atë botën tjetër

Nga Dritan Hila:                                                                       Më rezulton që në të gjithë Shqipërinë kanë çelur trëndafilat. Pra kemi një klimë që pakkush e ka në botë. Mbase ne, Greqia, jugu i Italisë, një pjesë e Turqisë dhe Spanjës. Si rrallë ndonjë vend nga këto që thashë, hiq disa pjesë të Greqisë, ka vetëm disa kilometra larg detin nga mali.

Tani, boll me britmat histerike të tipit gjinkallë e zalisur në mes të korrikut për korrupsionin shtetëror (se ky është në gjithë botën), administratën e paaftë (në shumicën e perëndimit administrata i thotë këmbës-dorë), tatimet që të bien në qafë (në Itali e Greqi t’i heqin brekët nga koka), krimin (këtë e kanë shpikur ustallarët ku ne ëndërrojmë të shkojmë), pandershmërinë e qeverisë (ca qeveri të tjera të çojnë të humbasësh kockat në Afganistan, Irak dhe Afrikë), gjyqësorin e korruptuar (në botë gjyqësori të heq skalpin), shtypin që qenka shitur (në perëndim kjo është e deklaruar dhe vetëm torollatët shqiptarë mendojnë që gazetari duhet të jetë steril ideologjikisht), etj, etj, se më të neveritshëm sesa fenomenët që thashë, këtë vend po e bëjnë të padurueshëm histerikët që punë tjetër nuk dinë të bëjnë veçse të pështyjnë.

Ky vend ka probleme me të gjitha sa thashë dhe ca më shumë me të pasurit e rinj shqiptarë që janë ca brekëgrisur që ju ka zënë kacidhja lesh dhe kanë filluar të privatizojnë edhe mizat. Por këta që ankohen gjithë ditës, nëse nuk rrini dot këtu e ta bëni këtë vend, udha e mbarë e të shohim sa do të ecni përpara në atë botën tjetër. Nëse nuk na jepni dot një dorë këtu, provojeni një herë andej se deri ku do të shkoni!(Dritare.net)

Plot 115 vjeç, gruaja tregon sekretin e të jetuarit kaq gjatë…

Gruaja më e vjetër e Amerikës që ka përjetuar dy luftëra botërore dhe një pandemi globale ka vdekur në moshën 115-vjeçare .Bessie Hendricks, e lindur më 7 nëntor 1907 në Carroll County, Maryland, thuhej se ishte personi më i vjetër që jetonte në SHBA kur vdiq në Qendrën e Kujdesit Shady Oaks në Salt Lake City të martën Hendricks festoi ditëlindjen e saj të 115-të në shtëpi më 7 nëntor dhe u rendit vitin e kaluar nga Grupi i Kërkimeve Gerontologjike me qendër në Los Anxhelos si personi më i vjetër i gjallë në vend deri në vdekjen e saj.

Ish mësuesja, e cila jepte mësim në kontenë Calhoun përpara se të martohej dhe të krijonte një familje, pati pesë fëmijë, nëntë nipër e mbesa, 28 stërnipër dhe 42 stërnipër. Ajo pa 21 presidentë, dy luftëra botërore, Depresionin e Madh, gripin spanjoll dhe pandeminë Covid-19 dhe fundosjen e Titanikut gjatë jetës së saj mahnitëse. Kur mbushi 110 vjeç në vitin 2017, ajo zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së saj i cili ishte “punoni shumë, qëndroni larg mjekëve dhe sigurohuni që të shijoni ëmbëlsirat, si një copë byreku ose një copë tortë ditëlindjeje”.

Pasioni i Bessie ishte thurja me grep të cilën ajo e vazhdoi deri në të 100-at e saj dhe ishte gjithashtu një fanse e madhe e Iowa Hawkeyes. Dhe gjatë ditëlindjes së saj të 112-të, ajo mahniti të pranishmit me një varg nga kënga e saj e dashur “You Are My Sunshine”, e cila u shkrua kur ajo ishte 32 vjeç.