Vijon puna në aksin Korçë-Ersekë/ Rama: “Gjysma e rrugës përshkohet me rrugën e re…

Kryeministri Rama ka publikuar në facebook, foto nga puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, ku thotë se është një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor. Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore”,-shkruan Rama në një postim në facebook.

Grabitet dyqani/ Autorët marrin paratë dhe largohen, policia në kërkim të tyre…

Durrës/Informacion paraprak                                         Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

E rëndë në Vlorë/ Italiani hidhet nga kati i tretë, ndërron jetë në vend…

Një 55-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte në Vlorë e për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerkovinë në qytetin bregdetar. Policia njofton se 55-vjeçari është shtetas italian. Ky i fundit dyshohet se ka patur probleme me bashkëshorten, e cila ishte larguar drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çfarë ndodh me motin në fundjavë…

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthejnë drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

Dita e Ujit të Bekuar/ Hidhet kryqi në Korçë, kapet nga një 21-vjeçar (Video)

Është zhvilluar në qytetin e Korçës ceremonia e ujit të bekuar, rit i cili festohet çdo 6 janar nga besimtarët ortodoksë. Fillimisht mesha është zhvilluar në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” me bekimin e ujit dhe më pas imzot Johan Pelushi me kryqin ka përshkuar rrugën drejt shatërvanit në lulishten Vangjush Mio ku është bërë hedhja e kryqit.

Kryqi është kapur nga Ervis Rakipi, 21 vjeç. Në fund, qytetarët në simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.

“Plas” në Big Brother/ Kejvina ia “lyp” Kristit: “Ose do flesh me mua, ose s’do flesh fare sonte

Kejvina duket e vendosur për të fjetur me Kristin, pasi gjatë gjithë kohës në shtëpi e ngacmon.                                                                                              Ti sot do flesh me mua, ose s’do flesh fare “sonte”, i thotë ajo .

Ndërsa Kristi ia kthen: Po mirë nuk po fle fare!

Prestigjozja e orëve të luksit krijon një orë për Skënderbeun, këngëtari i njohur shqiptar një nga blerësit…

Marka e famshme e orëve të luksit, Franck Muller ka krijuar një orë të veçantë për Skënderbeun. “Vanguard Racing Skenderbeu Limited Edition” është një orë e kuqe, me heroin Gjergj Kastriotin në qendër. Ndër të parët që e ka blerë këtë orë është reperi Capital T, i cili ka postuar disa foto duke mbajtur orën dhe shprehet i privilegjuar.

“04 JANAR e mora nr•04/50 limited edition @franckmuller_geneve “SKENDERBEU” i priviligjuar ta kem i pari kete ore e cila ka shume rendesi per mua”, shkruan Capital T.

Çmimi për orët e thjeshta Franck Muller varion nga 5 mijë deri në 7500 euro, ndaj një model i kufizuar si ky me Skënderbeun mund të kalojë 10 mijë euro. Më 17 janar të këtij viti, mbushin plot 555 vite nga ndarja e jetës së heroit tonë kombëtar, dhe kjo orë mund të jetë një dhuratë e bukur përkujtimore edhe për tifozët e klubit Korçar.

https://www.instagram.com/p/Cm_lySfsCnB/?utm_source=ig_web_copy_link