Aktorja shqiptare denoncon policin: “Më ngacmoi në orar të punës, kodoshi. Ruhuni o gra e vajza

Aktorja Delinda Disha është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. Ajo është përballur me një polic që sipas saj pasi i ka vënë gjobën “e ka gjuajtur”. Ajo nuk ka nguruar as të publikojë emrin e policit në fjalë.

“Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh….

Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska.

Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe klaojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën”, shkruan Delinda e cila më pas ka marrë shumë mesazhe të vajzave që janë në të njejtën situatë.

Risi për “qeflinjtë” e makinave/ Dëshironi targë të personalizuar ? Por do të jetë shumë e shtrenjtë…

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja foli në lidhje me ndryshimet e pritshme dhe risitë që pritet të ndodhin së shpejti sa i përket “Kodit Rrugor”. Sa i përket targave të privilegjuara, Gonxhja tha se që nga momenti i aplikimit janë marrë 7 milion euro nga shitja e tyre, ndërsa bëri me dije se në shkurt priten të hynë në fuqi targat e personalizuara, për të cilat kreu i DPSHTRR paralajmëroi se do të jenë shumë të shtrenjta.

Që nga momenti i aplikimit, që mos shiteshin më targat nëpër tavolinë, kemi bërë 7 milion euro nga shitja e këtyre targave të privilegjuara. Shpresojmë në shkurt të vijmë me targat e personalizuara, sepse këtu do të ketë një komitet censure. Do ketë fjalë që nuk lejohen.

Do të jetë shumë e shtrenjtë, po i paralajmëroj qytetarët. Do jetë një kombinim mes germave dhe numrave, por do të jetë edhe mundësia që drejtuesi ta zgjedhë vetë se si do ta personalizojë targën e tij nga fillimi në fund”, tha Blendi Gonxhe.

Sa i përket rinovimit të patentës, Gonxhja u shpreh se një nga ndryshimet që pritet të marrin miratimin e nevojshëm është fakti që ajo të bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht, ndërsa ndryshime priten edhe për personat mbi 50 vjeç, të cilët deri më sot rinovimin e patentës e kanë bërë çdo pesë vite.

Zgjedhjet vendore, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

Ndërsa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Socialiste vijon punën për organizimin politik. Kryeministri Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së.

Bëhet me dije se tema kryesore e diskutimeve janë zgjedhjet e 14 Majit. Deri më tani Benet Beci dhe Emirjana Sako janë dy nga kandidatët që kanë marrë “OK” e Ramës për të kandiduar për Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Durrësit…

Puthje dhe përqafime/ Luizi dhe moderatorja kalojnë “momente intime” në dhomën e provës (Video)

Dy banorët e “Big Brother Vip”, Kiara Tito dhe Luizi Ejlli janë ndër personazhet më të komentuar dhe më të ndjekur. Sot produksioni vendosi që ata të përmbushnin së bashku provën e javës dhe të kujdeseshin për bebin, në një dhomë të veçuar nga banorët e tjerë. Kjo gjë duket se i ka ndihmuar ata të sqarojnë shumë gjëra, si edhe të kalojnë “momente intime” së bashku.

Pasi janë kujdesur siç duhet për “beben”, moderatorja dhe Luzi janë shtrirë në të njëjtin krevat për të pushuar. Është Luizi ai që e ngacmon dhe e puth pa pushim Kiarën, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të flejë.

“Era Kiarë, ka lezet”, dëgjohet të thotë këngëtari teksa e puth dhe e përqafon atë.

Balerina shqiptare: “Kam ngrirë vezët, se po arrite 30 vite je plakë për të pasur fëmijë…

Përpara pak kohësh, bënë shumë bujë pretendimet e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi si “plaka” gratë që mbeten shtatzënë në moshën 30 vjecare. Kjo temë u diskutua mes tij dhe disa të ftuarave në “Ftesë në 5”, të cilat nuk ishin dakord me këtë përcaktim. Arba Gramo tha se ishte ndjerë e ofenduar nga fakti që doktori e lidhte figurën e gruas vetëm me riprodhimin.

Mjeku vazhdoi të insistonte se riprodhimi është tregues i një shëndeti të mire, dhe në fund, sugjeroi se më e mira është që shtatzënia të nisë nga mosha 19 vjeçare deri në fillim të të 30-ave. Në këtë pikë, balerina Isida Mollaymeri u pajtua me doktorin e rrëfeu se dhe vetë i ka ngrirë vezët për të ruajtur performancën e tyre. “

Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjec plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjec, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë; profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kamë marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, u shpreh Isida.

E moshuara grabitet sa del nga banka, i marrin çantën me 14 mijë euro….

Një grua e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e së sotme në Greqi. E moshuara ndodhej jashtë një banke në Selanik, ku një person i është afruar duke e dhunuar dhe më pas duke i parë çantën me para.

Më pasi, autori është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, raportojnë mediat greke. Sipas raportimeve, në çantën e të moshuarën kishte një shumë prej 14 mijë eurosh. Autoritetet greke po kryejnë hetimet për ngjarjen ndërsa autori është ende në arrati.

400 mijë euro ende “jetime”/ Gjykata merr vendimin për pastruesen “bose” dhe të birin…

Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Havier Dobin dhe Rozeta Dobin, të cilët akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi dhe për 400 mijë euro të tjera të cilat ende janë pa autor. Rozeta Dobi e pranishme ne senacë bashkë me të birin Havierin, por nuk ka pasur kërkesë për ndryshim mase.

Mësohet se Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se është vetëm ajo përgjegjëse, duke u përpjekur për të lehtësuar pozitat e të birit.

Pavarësisht pretendimeve të Havierit se nuk ka qenë i përfshirë për ngjarjen, pozitat e tij janë të rënduara pasi akuza ka pamje filmike që vërtetojnë se ai e ka pritur më shumë se 10 minuta në makinë jashtë pallatit të ëmën Rozeta, e cila mbështolli me batanije kasafortën që mori në shtëpinë e Alda Klosit dhe e çoi në shtëpinë e vetë. Po ashtu, pozitë rënduese për Havier Dobin janë edhe 50 mijë eurot që iu gjetën në brez gjatë momentit që policia e arrestoi.

Mjekja gjinekologe: “Burrat Shqiptarë vijnë sa lënë gratë shtatzënë e ikin në emigracion….

Gjinekologia Enriketa Kroi, është shprehur se pas viteve ’90 në vendin tonë është shtuar migracioni. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se burrat e martuar takohen me gratë njëherë në muaj, i lënë shtatzënë e më pas ikin sërish.

“Ka shumë çifte që bashkëshorti është jashtë, vajza këtu, takohen njëherë në muaj, vajza ngel shtatzënë, burri rikthehet sërish atje. Këto raste janë shtuar shumë. Gjinia mashkullore ka emigruar shumë”- tha ajo.

Kiara i ‘habit’ të gjithë! Ngrihet dhe e mbyt me puthje Luizin si asnjëherë më parë (Video)

Sot më shumë se kurrë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë më të afërt brenda një muaji qëndrimi në “Big Brother VIP”. Teksa zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, ata kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët.

Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranon që e ndjen shumë, por ka diçka që e pengon.

https://www.cdnimpuls.com/video/63d12fc3caf9b.mp4?fbclid=IwAR0f1klJuMLi5LLtWhiY5xEnNsxXCSMEl6gLW5fvamzNGufu757G2bUluJA&mibextid=Zxz2cZ

Ndjekje e çmendur në kufi/ Shqiptari merr
zvarrë trarët e pagesës, kishte
fshehur “mall” në makinë

Në orën 07:30 të mëngjesit të së mërkurës përfundoi një ndjekje “e çmendur” në Egnatia Odos, e cila nisi nga Igumenica dhe përfundoi në Mecovo. Një makinë e cila ishte e ngarkuar me drogë është parë në autostradë duke ecur me shpejtësi marramendëse.

Ndonëse mjetit iu bë thirrje që të ndalonte, shoferi ka vijuar të ecë me shpejtësi në zonën e Thesprotisë, ndërsa në Igumenicë është futur në korsi të kundërt. Me shpejtësi skëterrë, mjeti ka ecur deri te stacioni ku janë kabinat e pagesës së rrugës në Drosoxor dhe më pas ka thyer trarët, duke u futur në korsinë e rregullt drejt Selanikut.

Ndjekja në fjalë ka vijuar derisa mjetit i janë çarë gomat, ndërsa është ndalur rreth ores 07:30 në kryqëzimin e Metsovos. Ndërkohë, brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 63 pako që përmbanin 67 kg marijuanë. Në pranga mësohet se ka rënë shqiptari 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar grek nga Selaniku.

U rrëzua teksa krasiste pemët në shtëpi, vdes 63 vjecari…

Një 63 vjecar ka humbur jetën mesditën e sotme në Çorovodë. Referuar burime ve zyrtare të policisë, 63 vjecari me inicialet, K.K ishte duke krasitur pemët në banesën e tij, ndërsa është rrëzuar nga lartësia, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidentohet efektivja Anisa Kostani/ Përplaset me BMW-në e më pas me trafikndarësen…

Anisa Kostani efektivja e policisë së Elbasanit është përfshirë në një aksident gjatë natës në Tiranë. Ajo po udhetonte pasagjere në një mjet Benz ku shofer ishte Kristofor Duka, i cili ishte pa patentë. Janë perplasur me një BMW si dhe nga goditja janë perplasur pastaj me trafikndaresen. Aksidenti ka ndodhur në mesnate afër kopshtit botanik.

Mesohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup. Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.

“R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Shqiptarët e kanë mendjen te Luizi, Bordi rrit çmimin e naftës…

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në vend. Me vendimin e datës së sotme nafta do të shitet me 210 lekë/litri. Edhe çmimi i benzinës është rritur me vendimin e sotëm. Nga 189 lekë/litri do të tregtohet me 192 lekë, duke u rritur me 3 lekë. Ndërsa gazi është ulur me 2 lekë. Nga 71 lekë/litër do të tregtohet me 69 lekë litri.

Vendim i Bordit të Transparencës- 25.01.2023. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023).

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.