Luizi dhe Kiara nisin provat për puthjen e parë… Shkodrani konfirmon dua katër fëmijë…

Luizi dhe Kiara janë shumë pranë puthjes që i gjithë publiku ka pritur prej kohësh. Dyshja për shkak të provës së javës janë mbyllur në një ambjent më intim larg pjesës tjetër të banorëve. Teksa kujdesen për bebi Arbanën Luizi ka tentuar jo pak here për ta puthur Kiarën. Kjo e fundit nuk e refuzon më si më parë dhe me shumë mundësi konfirmimi i lidhjes do të vijë së shpejti me një puthje.

Në një video tjetër, dyshja teksa kujdesen për kukullën foshnjë diskutojnë mbi prindërimin, ku mes të tjerash këngëtari shkodran i thotë moderatores se do t’i bëjnë katër fëmijë.

Zgjuarsia e tij kalon limitet/ Luizi shtang banorët, zbulon “sekretin” e produksionit për Xhonatan…

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është i bindur se Xhonatani është në nominim. Sipas tij, Vëllai i Madh e ka dënuar atë me nominim pasi theu një nga rregullat kryesore të “Big Brother VIP2”. Kujtojmë se gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani i lexoi Xhonatanit zarfin e zi, ku shkruhej se ishte në nominim.

E gjithë kjo erdhi pasi ai sapo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nisi duke folur me Olta Gixharin me kode, duke i dhënë informacione nga jashtë.

Luizi: E kam me vdekje që është në nomonim. Por nuk e tregon. Unë u habita pse tre persona në nominim. E ka vendosur Vëllai Madh. Ai është për përjashtim po ta shohim hollë-hollë se theu një nga rregullat kryesorë.

Amos: Kush është afeksionuar me të për tre ditë. E ka në dorë ai.

Bjordi: Nëse është në nomimin të japë maksimumin