Aksident i frikshëm në Pogradec-Lin/ Kamioni del nga rruga dhe bllokon qarkullimin…

Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat. Drejtuesi i kamionit deklaron se e humbi kontrollin duke ecur me një shpejtësi normale. Në një çast sistemi i drejtimit të tij u devijua pa kuptuar dhe shoferi e gjeti veten të përplasur në pak sekonda, pa pasur mundësi të kontrollonte mjetin. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë prania e vajit në rrugë. Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar herë pas here se në aksin Elbasan – Librazhd, Librazhd-Pogradec, apo edhe Pogradec – Korçë, ndiqet një skemë e frikshme nga serviset e zonës.

Ata hedhin vaj në rrugë për të simuluar aksidente, me qëllim që të rrisin kërkesën e punës. Në disa raste këto tentativa kriminale kanë çuar në aksidente fatal, siç ishte ai i disa muajve më parë kur një çift nga Devolli përfundoi në lumin Shkumbin. Dyshimet edhe atëherë ishin për prani të vajit në rrugë por që deri më sot asnjë subjekt servisi nuk është dënuar si shkaktar…

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: