Një ngjarje fatale është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po luante. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa punonjës shëndetësorë. Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë.
Cede trave all'oratorio: bambina di 12 anni muore mentre gioca sull'altalena https://t.co/h963clqsXb
— Leggo (@leggoit) August 31, 2022
Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur. Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën po kryejnë hetimet për shkaqet.
Një ngjarje aspak e zakontë kjo e 12-vjecares shqiptare që humb jetën aty ku nuk e imagjinon dot njeri, pikërisht në një shilarëse.
Reagimet kanë qenë të shumta për këtë ngjarje, po ashtu edhe komentet ngushëlluese kanë qenë të panumërta. Një ngjarje shumë e trishtë.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.