Ngjela: “Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut!

Nga Spartak Ngjela:

Sali ziu donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk…Një “Nuk!” të fortë dhe me zë të lartë iu dha nga Grupi. “Nuk!”, ka kudo për këtë njeri-gënjeshtër, por ai vijon. Qeshin të gjithë shqiptarët e ditur me të, por ai vijon, edhe pse takohet me mohimin që i bëhet kudo. Por ai vijon… Sepse kërkon t’u thotë amerikanëve – Shqipëria është imja.

Kurse përkrahësit e tij e presin Godonë me seriozitet, edhe pse janë zënë liksh prej Saliut dhe nuk kanë ku të shkojnë.

Megjithatë, ata të afërmit e tij dje u mërziten shumë, sepse Saliu nuk e mori dot grupin parlamentar, edhe pse dhëndri i tij u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të shkonin me Saliun, duke u thënë: hajdeni te Saliu se keq do ta kishin kur të vijë Godoja. Por ata nuk e dëgjuan.

Kurse Saliu nuk po flet. Siç duket është i bindur se do t’i vijë Godoja. Por koha po i ikën, dhe asgjë nuk ka në vijë. Godoja nuk po duket Sali.


“Ja, ja shikoheni”! Bërtet Saliu duke shtuar: “ja, te kthesa është Godoja, priteni, se do të dalë”. Dhe koha ikën, dhe amerikanët qeshin me të, kurse shqiptarët i ka bezdisur sa nuk e shohin dot më me sy.

Por Saliu s’pyet, ai vijon përditë të mbledhë një grusht njerëzish, shumica të paguar, dhe vetëm flet.

Dhe televizionet kombëtare e transmetojnë, se paguhen, sigurisht.

Po Saliu, çfarë fiton? Asgjë nuk fiton, po zbut marazin dhe frikën e tij të brendshme me gënjeshtrat që i llomotit ditë për ditë, dhe nuk thotë asgjë.

Po si do të shkojë puna e tij?

Ja kështu, me Godonë në gojë, derisa Kuvendi i Shqipërisë të miratojë projektligjin që ka depozituar në Parlament kundër tij. Çështje ditësh është…

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.